LIVE UPDATES
Bota

Vjedhje spektakolare në Gjermani/ Hajdutët grabisin një argjendari, kaluan në katër mure

Sipas policisë, hajdutët fillimisht hapën derën hyrëse të një parukerie në Roland Center. Prej aty ata depërtuan në murin ndarës drejt ambjentit të një agjensie udhëtimi fqinje dhe më pas kaluan në një dyqan ushqimesh ngjitur me argjendarinë.

28 Mars 2023, 09:27 Nga f.i
Vjedhje spektakolare në Gjermani/ Hajdutët grabisin një
Pamje nga vendngjarja

GJERMANI- Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në një qendër tregëtare në Bremen-Huchting, ku autorët kanë kaluar nëpër katër dyqane për të arritur në argjendarinë që synonin të grabisnin. Mediat e huaja raportojnë se hajdutët fillimisht kanë thyer muret e katër dyqaneve të tjerave, duke shkaktuar dëme materiale pesëshifrore.

Sipas policisë, hajdutët fillimisht hapën derën hyrëse të një parukerie në Roland Center. Prej aty ata depërtuan në murin ndarës drejt ambjentit të një agjensie udhëtimi fqinje dhe më pas kaluan në një dyqan ushqimesh ngjitur me argjendarinë.

Hajdutët kanë vjedhur bizhuteritë dhe më pas janë larguar nga qendra tregëtare. Policia është duke punuar për kapjen e autorëve.

 

grabitet argjendaria ne gjermani gjermani


Sondazh

Poll

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK