Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Fillimisht do të zhvillojë një takim me partitë opozitare, dy prej të cilëve nuk po e përkrahin propozimin evropian, të cilin e ka pranuar Kurti.
KOSOVË- Krerët opozitarë sonte darkojnë në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë. Ata i pret emisari special Gabriel Escobar. Para takimit të 18 marsit në Ohër mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, emisari amerikan Gabriel Escobar ka vizituar Beogradin dhe mbrëmjen e sotme arrin në Prishtinë. Mediat kosovare raportojnë se fillimisht do të zhvillojë një takim me partitë opozitare, dy prej të cilëve nuk po e përkrahin propozimin evropian, të cilin e ka pranuar Kurti.
Nga PDK-ja kanë thënë se sonte do të ketë darkë në rezidencën e ambasadorit Jeff Hovenier dhe se kryetari i saj, Memli Krasniqi e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Burimet në LDK kanë thënë se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku do ta takojë sot Escobarin. Ndërkaq, nesër paradite, Escobar takohet me Kryeministrin Kurti, për herë të fundit para takimit të Ohrit, që mbahet pasnesër.
Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe PDK nuk e përkrahin propozimin evropian, pasi në të nuk përfshihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. PDK-ja i ka treguar rezervat e saj përfaqësuesve ndërkombëtarë, ndërkaq edhe sipas LDK-së, asnjë marrëveshje nuk garanton normalizim të raporteve me Serbisë, pos ajo që përqëndrohet në njohjen reciproke.
Gjatë kësaj jave, në zyrat e PDK-së dhe LDK-së ka shkuar ambasadori Hovenier, të cilit, siç kanë njoftuar krerët e këtyre partive, ia kanë shprehur qëndrimin e pandryshuar për propozimin evropian. Pas takimit të 27 shkurtit, ku Kurti dhe Vuçiç pranuar zyrtarisht propozimin evropian, PDK dhe LDK dolën kundër këtij vendimi, ndërsa AAK-ja e Ramush Haradinajt ishte pro.
Në fillim të marsit, në mediumin online “Reporteri” është publikuar një deklaratë nga ambasada amerikane, ku shprehej shqetësimi dhe pakënaqësia ndaj partive opozitare që s’po e përkrahnin planin evropian.
“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së. Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e ShBA-së për propozimin”, thuhej në një deklaratë të Ambasadës, të lëshuar për Reporterin.
Aty i kujtohej opozitës së propozimin evropian e përkrahin fuqishëm edhe Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari Antony Blinken.
Orso 'El Cholo Iván' Gastélum dhe "El Chapo" MEKSIKË- Ish-krahu i djathtë i Joaquín 'El Chapo' Guzmán pritet t'u dor&...
Milo Gjukanoviç Mali i Zi voton të dielën për presidentin e vendit me shpresën se zgjedhjet do të hapin rrugën pë...
Lufta në Ukrainë UKRAINË- Një ndërtesë e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) në...
Flamuri i iranit IRAN- Grupi i të drejtave 'Amnesty International' ka ngritur alarmin për protestat e dhunshme në Iran. Mediat e huaja rapor...
droni SHBA- Rusia deklaron se po përpiqet të tërheqë mbetjet e një droni të mbikqyrjes ushtarake amerikane që ra n&...
Raketa balistike KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale në ujërat e saj lindo...
dron UKRAINË- Ushtarët ukrainas pretendojnë se kanë rrëzuar një dron të armatosur të prodhimit kinez në territ...
Dmitry Peskov RUSI- Kremlini deklaron se Rusia nuk është një kërcënim për Finlandën, përpara vizitë...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia po përballet me një "luftë sanksionesh" në fjalimin e tij t&e...
Protestë në Francë FRANCË- Zhvillime të reja nga protestat masive në Francë. Qindra mijëra qytetarë francez&e...