"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
VIDEO/ Zjarr në një qendër tregtare në Pakistan/ Humbin jetën gjashtë persona, një prej tyre zjarrëfikësi
Disa pjesë të Gul Plaza, e cila strehon 1,200 dyqane dhe mbulon një sipërfaqe prej 8,000 metrash katrorë, janë shembur, thanë zyrtarët, duke penguar përpjekjet e shpëtimit.
18 Janar 2026, 16:50Nga D.S
foto nga vendngjarja
PAKISTAN- Një zjarr në një qendër tregtare në Karaçi të Pakistanit ka vrarë gjashtë persona, përfshirë një zjarrfikës. Disa pjesë të Gul Plaza, e cila strehon 1,200 dyqane dhe mbulon një sipërfaqe prej 8,000 metrash katrorë, janë shembur, thanë zyrtarët, duke penguar përpjekjet e shpëtimit.
Sipas mediave të huaja, më shumë se 20 persona janë plagosur dhe disa dyshohet se kanë mbetur të bllokuar brenda qendrës tregtare shumëkatëshe që po digjet. Shërbimet lokale të emergjencës thanë se kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje të shtunën, zjarri nga kati përdhes ishte përhapur në katet e sipërme dhe pothuajse e gjithë ndërtesa ishte përfshirë tashmë nga flakët.
Tymi ende dilte nga rrënojat e Gul Plaza të dielën në mëngjes. Qendra tregtare, ishte e mbushur me materiale të ndezshme si shkumë plastike, pëlhura, qilima dhe parfume. Të paktën 20 zjarrfikëse po përpiqen të kontrollojnë zjarrin, por ka shqetësime se qendra tregtare mund të shembet plotësisht./Dosja.al
A massive fire erupted at Gul Plaza shopping mall in Karachi, Pakistan, on January 18, 2026, engulfing dozens of shops. Reports indicate 3-5 deaths and several injuries, possibly due to a short circuit. Firefighters contained it after hours. pic.twitter.com/a4c5ppZU8g