LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Misioni i studentëve ukrainas për luftën: Zemra na rrjedh gjak

Nina është një studente nga Ukraina dhe ndodhej në vendin e saj kur nisi lufta. Ajo është mirënjohëse për ndihmën e dhënë nga banorët e Polonisë.

10 Korrik 2022, 23:00 Nga I.A

Ndërsa lufta hyn në muajin e pestë, ukrainasit anembanë botës po vazhdojnë përpjekjet për të siguruar mbështetje morale dhe financiare për vendin e tyre. Një nga komunitetet më të mëdha është në Krakov, të Polonisë, ku siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flakus, ukrainasit mblidhen së bashku me banorët polakë që njerëzit të mos harrojnë atë që po ndodh në Ukrainë.

Nina është një studente nga Ukraina dhe ndodhej në vendin e saj kur nisi lufta. Ajo është mirënjohëse për ndihmën e dhënë nga banorët e Polonisë.

“Ne vazhdojmë të themi 'faleminderit'”, thotë ajo.

E sigurt në Krakov, Nina shqetësohet për miqtë dhe familjen e saj që ndodhen në Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Por familja e saj këmbënguli që ajo të largohej.

“Ishte vërtet e vështirë të lija prindërit e mi, ata janë ende në Ukrainë. Ata do të jenë atje deri në fund. Ata vazhdojnë të luftojnë si vullnetarë, por unë isha vërtet e lumtur që i gjeta këta djem këtu për të dalë në protesta me ta. Ata janë vërtet të përkushtuar dhe e di që ne po bëjmë një gjë të rëndësishme këtu”, thotë Nina.

Qëllimi i këtyre të rinjve është të kundërshtojnë propagandën ruse, e cila ka ndikim edhe në Polonii.

“Edhe në Poloni ka njerëz që nuk besonin se ne jemi në luftë. Ka shumë gënjeshtra, gënjeshtra kudo”, thotë Alexander, student ukrainas.

Adrian Harasym është një ukrainas i cili jetonte në Kanada, por shkoi në Poloni për të ndihmuar refugjatët.

“Zemra ime pothuajse po rrjedh gjak për të gjitha ato histori që kam dëgjuar”, thotë ai.

Ai thotë se disa turistë të huaj kanë premtuar se do t’i bëjnë presion qeverive të tyre që të bëjnë më shumë për Ukrainën. Mesazhi i tij për çdo polak, që mund të jetë skeptik, është se kjo është edhe lufta e tyre.

“Ukraina po lufton jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Poloninë. Sepse nëse Ukraina do të binte brenda tre ditësh, do t’i vinte radha Polonisë ”, thotë ai.

Studenti tjetër, Aleksandri thotë se kjo është gjithashtu një luftë për demokraci.

“Ne duhet të kërkojmë nga të gjitha qeveritë, të gjithë presidentët, të gjithë njerëzit në mbarë botën që të ndihmojnë Ukrainën, të flasin për këtë luftë, të mos harrojnë”, thotë ai.

Me flamuj, fjalime dhe këngë, Aleksandri dhe miqtë e tij përpiqen të sigurohen që njerëzit të mos harrojnë Ukrainën.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit