12 Shtator 2023, 08:23
Nga r.ll
venecia
ITALI- Qyteti italian Venecia pritet të miratojë një vendim për vendosje të taksës prej 5 eurosh për vizitorët, me qëllim të kontrollimit të turizmit.
Të gjithë vizitorët mbi moshën 14-vjeçare do të duhen të paguajnë këtë shumë dhe ta rezervojnë paraprakisht hyrjen në qytet.
Anëtari i Këshillit të qytetit për Turizëm, Simone Venturini, ka thënë se pagesa do të vlejë gjatë pikut të sezonit turistik, vitin e ardhshëm.
“Venecia është ndër qytetet më të vizituara evropiane, dhe vuan më së shumti nga turizmi i tepërt”, ka thënë ai.
Shkalla e lartë e turizmit konsiderohet çështje urgjente për qytetin.
Venecia shtrihet vetëm në 7.6 kilometra katrorë, mirëpo atë e kanë vizituar gati 13 milionë turistë më 2019, sipas Institutit Kombëtar italian për Statistika.
Numri i vizitorëve pritet t’i tejkalojë shifrat e para-pandemisë në vjetët në vijim.
“Synimi ynë është që të kemi turistë që zgjedhin ditët për vizitë jashtë pikut të sezonit”, ka thënë Venturini.
“Dëshirojmë ta testojmë taksën, dhe nëse ka nevojë, ta përmirësojmë. Ne nuk mund të diskutojmë edhe 40 vjet për të mësuar mënyrën më të mirë”.
Më herët gjatë vitit, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) ka thënë se qyteti duhet të shtohet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik, pasi ndryshimet klimatike dhe turizmi masiv kërcënojnë dëmtim të pariparueshëm.
Sipas shifrave të autoriteteve, në Venecia aktualisht janë 49.693 shtretër për turistë dhe 49.308 shtretër për banorë – që nënkupton se shtretërit për turistë i tejkalojnë ata për vendasit./REL
venecia itali
Bota
12 Shtator 2023, 08:24
A.B
Kufizime për veshjen e nxënësve në Gjermani? Këshilli Federal i Prindërve në Gjermanika propozuar rregulla që...
Bota
12 Shtator 2023, 08:11
r.ll
permbytjet ne libi
LIBI-Libia ka kërkuar ndihmë ndërkombëtarëe,pasi rreth 2,000 njerëz dyshohet se kanë vdekur pas nj&eu...
Bota
12 Shtator 2023, 08:13
a.l
Foto ilustruese
KORE E VERIUT- Me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un që pritet të takohet së shpejti ...
Bota
12 Shtator 2023, 08:09
a.l
Francë
FRANCË- Franca ka hedhur poshtë pretendimet se Maroku ka refuzuar ofertën e Parisit për ndihmë financiare p...
Bota
12 Shtator 2023, 08:06
a.l
Tanya Chutkan dhe Donald Trump
Ish-Presidenti Donald Trump paraqiti një mocion të hënën duke kërkuar skualifikimin e gjykatë...
Bota
12 Shtator 2023, 08:02
a.l
Avioni bën ulje urgjente në Rusi
RUSI- Avioni 'A320' me 161 pasagjerë në bord ka kryer një ulje emergjente në një f...
Bota
12 Shtator 2023, 07:54
a.l
Kim Jong Un
RUSI- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në Rusi, mes paralajmërimeve nga Uashingto...
Bota
12 Shtator 2023, 07:50
a.l
Burgu
SHBA- Administrata e Presidentit Biden ka hapur rrugën për lirimin e pesë shtetasve amerikanë të ndaluar në Iran, duke ...
Bota
11 Shtator 2023, 23:00
I.A
Volker Turk
SHBA- Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk tha të hënën se tërheqja e Rusisë nga marr&e...
Bota
11 Shtator 2023, 22:56
I.A
Presidentet
SHKUP- Në Shkup u mbajt konferenca e presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Proce...