LIVE UPDATES
Bota

VENDIMET/ Mblidhet qeveria e Kosovës, nga mbështetja për gazetarët afganë e ukrainas deri te projektligjet për kredi

Po ashtu, u miratua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A.) dhe KfW, Frankfurt Am Main (“kfW”) për Projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë VII-Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit.

22 Mars 2023, 16:32 Nga I.A
VENDIMET/ Mblidhet qeveria e Kosovës, nga mbështetja për
Qeveria e Kosoves

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës, në të cilën janë marrë disa vendime. Sipas njoftimit në këtë mbledhje u miratua Projektligji për Agjencinë e Mbrojtjes për Inteligjencë dhe Siguri. Ky ligj përcakton misionin, organizimin, autorizimet dhe detyrat e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes e cila ushtron aktivitetet e saj brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Forcës  së Sigurisë së Kosovës (FSK) kundër kërcënimeve apo rreziqeve të mundshme për kryerjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor.

Po ashtu, u miratua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A.) dhe KfW, Frankfurt Am Main (“kfW”) për Projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë VII-Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit. Kjo marrëveshje parasheh huazimin e 25.5 milionë euro nga KfW, që më pas do të nën-huazohet tek KOSTT-I, për realizimin e projektit i cili ka për qëllim përmirësimin e sistemit të transmetimit në Kosovë.

U miratua edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës, në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo marrëveshje do të shërbejë për të siguruar kapacitete shtesë të energjisë termike dhe për zgjerimin e rrjetit të ngrohtores së qytetit të Prishtinës. Vlera e huazimit është 23.2 milionë euro.

U emërua Komisioni ad-hoc, Përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës pas dorëheqjeve të dy anëtarëve të këtij Komisioni. U emërua Komisioni ad-hoc, Përzgjedhës për rekomandimin e një (1) anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit

E emërua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike N. P. H. Infra Kos, Sh. A. me këtë përbërje: Edona Nahi, kryesuese, Genc Hundozi, anëtar, Besart Zuka, anëtare; dhe Fitim Rraci, anëtar. U përditësua Lista e Mallrave me Përdorim të Dyfishtë, duke iu referuar Listës së Bashkimit Evropian, për mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikes së jashtme, sigurisë publike ose për arsye të të drejtave të njeriut.

U ndryshua dhe plotësua Vendimin e Qeverisë Nr. 03/78, të datës 16 maj 2022, për vendosjen e masave kufizuese kundër Grupit Wagner. Sipas ndryshimit dhe plotësimit, Qeveria e Republikës së Kosovës zbaton sanksionet kundër Grupit Wagner, të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Janë ndarë mjetet buxhetore për këtë vit në shumën prej 305,710 euro për mbështetje financiare për Gazetarët Ukrainas dhe Afgan, të strehuar në Kosovë. Është aprovuar raporti i Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2022. Ky raport paraqet rezultatet e vlerësimit dhe sfidat kryesore të identifikuara nga Komisioni i Granteve mbi përshtatshmërinë e Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2022. Gjithashtu ofron rekomandime për përmirësimin e mëtutjeshëm në sistemin e tanishëm të financimit komunal.

Është aprovuar edhe Raporti Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022. Sipas raportit gjithsej të hyra gjatë vitit 2022 janë regjistruar në shumën prej 2 miliardë e 628 milion e 973 mijë euro, që janë për 6% më shumë se në vitin paraprak, ndërsa shpenzimet gjatë këtij viti kapin shumën prej 2 miliard e 625 milion e 8 mijë euro që janë për 10% më të larta se vitin paraprak.  Ky raport prezanton ekzekutimin e buxhetit nga institucionet e Republikës së Kosovës për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2022, sipas ndarjeve vjetore të Ligjit të Buxhetit.

U ndanë mjetet buxhetore për zbatimin e pikës 1.1 të Vendimit Nr.31/99 të datës 30.09.2022, i plotësuar dhe ndryshuar, në kuadër të Masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Me këtë vendim për këtë qëllim janë ndarë 6 milion euro. Është mirtuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore të cilat preken nga realizimi i Projektit: “Ndërtimi i Ndërtesës Administrative” për nevoja të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganave të Kosovës, Zona Kadastrale Prishtinë, Komuna e Prishtinë.

Është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i dhe plotësimit nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Kompleksit Sportiv “Qendra Nacionale e Xhudos” Zona Kadastrale Pejë, Komuna e Pejës. Sportistët xhudistë të Kosovës meritojnë një ambient shumë më të mirë për aktivitetin e tyre, që të vazhdojnë me përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Andaj, për këtë qëllim Qeveria, me miratimin e këtij vendimi për shpronësim, i hap rrugë realizimit të projektit për Qendrën Nacionale të Xhudos në Kosovë.

U miratua vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, Prishtinë-Podujevë, Zonat Kadastrale: Bërnicë e Epërme, Bardhosh, Lebanë, Trudë, Prugovc, Besi, Vranidoll dhe Teneshdoll, Komuna e Prishtinës dhe Zonat Kadastrale: Lupq i Poshtëm, Shakovicë, Llugë, Lluzhan, Penuhë, Sibovc i Epërm, Konushevc, Gllamnik, Llapashticë e Poshtme dhe Podujevë të Komunës së Podujevës. Rruga nacionale Prishtinë-Podujevë është prioritetet i Qeverisë, dhe e njëjta është në ndërtim e sipër. Me qëllim të realizimit të drejtave të pronarëve të pronave, pas përfundimit të elaboratit të shpronësimit, Qeveria me miratimin e këtij vendimi fillon procedurën e shpronësimit të pronave që preken nga ndërtimi i kësaj rruge për 18 zona kadastrale të Komunës së Prishtinës dhe Podujevës.

U miratua vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK-Sh. A), Zonat Kadastrale: Shipitullë, Leshkoshiq dhe Sibovc, Komuna Obiliq. Me miratimin e këtij vendimi, i mundësohet Korporatës Energjetike të Kosovës, të përfundoj  Projektin  për Zgjerimin e Mihjes Sipërfaqësore  për eksploatim të thëngjillit me qëllim të prodhimit të energjisë elektrike.

U miratua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e vendit dhënien e autorizimit të ministres së MINT për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Tregut Unik. Kjo Marrëveshje është e një rëndësie të veçantë, pasi që Kosova merr pjesë në Programin e Tregut Unik në përputhje me kushtet e përcaktuara në Marrëveshjen Kornizë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.  Objektivat e Programit të Tregut Unik janë përmirësimi i funksionimit të tregut të brendshëm, dhe veçanërisht për të mbrojtur e fuqizuar qytetarët, konsumatorët dhe bizneset.

U miratua vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr01/64 të datës 25 shkurt 2022, për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Truse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë. Vendimi ka për synim harmonizimin e veprimeve dhe masave  nga Republika e Kosovës në përputhje edhe me aktet e miratuara nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të për sanksionet ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. U miratua Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e Bursave të Arsimit të Lartë në nivel të studimeve Master, ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me Ambasadën e Francës në Prishtinë.

Si dhe në fund, u miratua vendimi për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit me seli në Mitrovicë, i cili është duke funksionuar dy dekada me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Ky propozim vendim vjen bazuar në një analizë të Grupit Punues, i përbërë nga përfaqësues të Qeverisë, Zyra e BE-së në Kosovë dhe përfaqësues të IBCM, e i kryesuar nga MAShTI. Grupi punues ka shqyrtuar me kujdes të gjitha aspektet e një zgjidhjeje të ardhshme të qëndrueshme për IBCM, dhe ka ardhur me propozimin për themelimin e kolegjit të parë publik. 

qeveria e kosoves

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale