18 Maj 2022, 08:34
Nga DOSJA
Mikhail Khodarenok
RUSI- Analist ushtarak dhe ish-kolonel, Mikhail Khodarenok bëri një panoramë krejtësisht të ndryshme të luftës në Ukrainë nga çfarë është prezantuar gjithë këtë kohë në mediat ruse të cilat luftën vazhdojnë ta quajnë një "operacion ushtarak".
Sipas BBC, në programin e quajtur “60 minuta”, emisioni kryesor i debateve që jepet 2 herë në ditë në televizionin shtetëror rus orienton diskutimin në studio për të promovuar Kremlinin për gjithçka ndërkohë që këtë herë analisti i ftuar nuk bëri të njëjtën gjë por u tregua real për situatën në të cilën ndohdej vendi i tij.
Ai paralajmëroi se "situata për Rusinë do të përkeqësohet" pasi Ukraina po merr ndihmë shtesë ushtarake nga Perëndimi dhe sipas tij ushtria ukrainase mund të armatosë një milion njerëz.
Duke iu referuar ushtarëve ukrainas, ai vuri në dukje dëshira për të mbrojtur atdheun e tyre dhe nuk la pa përmendur se tashmë Rusia ka 42 shtete kundër.
"Problemi më i madh me situatën ushtarake dhe politike të Rusisë, është se ne jemi në izolim total politik dhe e gjithë bota është kundër nesh, edhe nëse nuk duam ta pranojmë. Ne duhet ta zgjidhim këtë situatë. Situata nuk mund të konsiderohet normale kur kundër nesh ka një koalicion prej 42 shtetesh dhe kur burimet tona ushtarako-politike dhe ushtarako-teknike janë të kufizuara,"-tha ai.
Të ftuarit e tjerë në studio heshtën. Edhe prezantuesja, Olga Skabeyeva që normalisht është e ashpër dhe e zëshme në mbrojtjen e saj ndaj Kremlinit, u shfaq çuditërisht e nënshtruar.
(j.c)/dosja.al
Bota
18 Maj 2022, 08:22
Zyrtaret
SUEDI- Finlanda dhe Suedia paraqitën zyrtarisht mëngjesin e sotëm kërkesën për anëtarësim në NATO. Ky...
Bota
18 Maj 2022, 08:17
Knut Abraham
GJERMANI- Deputeti gjerman, Knut Abraham bën thirrje për mbështetje të aplikimit të Kosovës në Këshill...
Bota
18 Maj 2022, 08:17
Elisabeth Borne
Emërimin e saj si kryeministre Elisabeth Borne ia dedikoi „të gjitha vajzave të vogla" të Francës, të c...
Bota
18 Maj 2022, 08:15
Ura e Kroacisë
KROACI-Ura Peleshac e Kroacisë, së shpejti, do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika...
Bota
18 Maj 2022, 08:13
Hans Kluge
EUROPË- Shefi për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ngriti alarmin lidhur me ofrimin ...
Bota
18 Maj 2022, 08:07
José Carlos Acevedo
PARAGUAY- Persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri mbi kryebashkiakun e Pedro Juan Caballero, Jos&eac...
Bota
18 Maj 2022, 08:06
Shtepia e Bardhe
Presidenti Joe Biden do të presë kryeministren Magdalena Andersson të Suedisë dhe Presidentin Sauli Niinistö t&eu...
Bota
18 Maj 2022, 08:04
Hage
Pas gati 600 ditësh qëndrimi në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, dy drejtuesit e Organizatës s...
Bota
18 Maj 2022, 07:50
MBRETËRI E MADHE- Një deputet konservator është arrestuar nën dyshimin për përdhunim dhe sulm seksual, raporton BBC.
Polic...
Bota
17 Maj 2022, 22:58
Femijet
SIRI- Në kampin al-Hol, në Sirinë veriore, gjenden mijëra familjarë të luftëtarëve të Shtetit Islamik....