18 Maj 2022, 08:06
Nga DOSJA
Shtepia e Bardhe
Presidenti Joe Biden do të presë kryeministren Magdalena Andersson të Suedisë dhe Presidentin Sauli Niinistö të Finlandës në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ndërsa vendet nordike ndërmarrin hapa për t’u anëtarësuar në NATO në përgjigje të agresionit rus ndaj Ukrainës.
Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit do të diskutojnë për kërkesat e dy vendeve për të hyrë në aleancë, si edhe për sigurinë evropiane në përgjithësi. Kërkesat për anëtarësim të këtyre vendeve që kanë ruajtur një status neutral për dekada, janë vlerësuar gjerësisht brenda aleancës si reagim ndaj Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës.
Suedia nënshkroi të martën kërkesën zyrtare për t'u bashkuar me NATO-n, një ditë pasi njoftoi se do të kërkonte anëtarësimin në aleancën ushtarake prej 30 anëtarësh. Në Finlandën fqinje, ligjvënësit miratuan me shumicë dërrmuese vendimin e qeverisë për të kërkuar anëtarësim.
Miratimi i ligjvënësve nuk ishte i detyrueshëm, por presidenti Niniisto dhe kryeministrja Sanna Marin theksuan se ishte e rëndësishme që Parlamenti të shprehej për kërkesën për anëtarësim, që kreu i shtetit finlandez e quajti "historike".
Të dyja venedet pritet të dorëzojnë kërkesën zyrtare në selinë e NATO-s brenda disa ditësh.
Një pengesë në këtë proces po paraqet Turqia, e cila befasoi aleatët e saj të NATO-s javën e kaluar, kur tha se nuk do t'i shihte kërkesat për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në dritë pozitive, duke përmendur si argument kryesor faktin, që sipas saj, ato u japin strehim anëtarëve të grupeve, që Ankaraja i konsideron si terroriste.
Në një konferencë shtypi të hënën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se tha se Turqia nuk do të miratojë aplikimet e tyre për t'u anëtarësuar në NATO, duke e quajtur Suedinë një "inkubator" për organizatat terroriste dhe duke shtuar se ata kanë terroristë në parlamentin e tyre.
Ai tha se delegacionet suedeze dhe finlandeze nuk duhet ta marrin mundimin të shkojnë në Ankara për ta bindur atë që të miratojë kërkesën e tyre për anëtarësim.
Ministria e jashtme suedeze kishte thënë më herët të hënën se përfaqësues të lartë të Suedisë dhe Finlandës planifikojnë të udhëtojnë në Turqi për bisedime për të diskutuar mbi kundërshtimet e Ankarasë
Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se mesa kupton ai, Turqia do që t’i diskutojë shqetësimet e saj lidhur me Finlandën dhe Suedinë, por nuk ka ndërmend të bllokojë anëtarësimin e tyre.
Gjithsesi qëndrimi i Turqisë ka çuar në shqetësime në Uashington dhe Bruksel, se anëtarë të tjerë të NATO-s, mund të përdorin gjithashtu procesin e pranimit si një mënyrë për të marrë lëshime nga aleatët, duke e ndërlikuar dhe vonuar ndoshta pranimin.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha të martën se administrata është "shumë e sigurt" se do të arrihet një marrëveshje që të dyja vendet t'i bashkohen aleancës./VOA
Bota
18 Maj 2022, 08:04
Hage
Pas gati 600 ditësh qëndrimi në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, dy drejtuesit e Organizatës s...
Bota
18 Maj 2022, 07:50
MBRETËRI E MADHE- Një deputet konservator është arrestuar nën dyshimin për përdhunim dhe sulm seksual, raporton BBC.
Polic...
Bota
17 Maj 2022, 22:58
Femijet
SIRI- Në kampin al-Hol, në Sirinë veriore, gjenden mijëra familjarë të luftëtarëve të Shtetit Islamik....
Bota
17 Maj 2022, 22:51
Policia
GREQI- Ish-kryebashkiaku i Bukureshtit është arrestuar pasditen e sotme në Glyfada, nga efektivë të policisë...
Bota
17 Maj 2022, 22:34
Mariupol
UKRAINË- Evakuimi i trupave ukrainase nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, pas dy muajsh brenda, është pengesa m...
Bota
17 Maj 2022, 22:07
Foto nga stervitja
GJERMANI- Urdhri është "goditje zjarri në grup". Disa kilometra larg, toka e Lüneburger Heide copëtohet nga shp...
Bota
17 Maj 2022, 21:54
Donetsk
UKRAINË- Të paktën shtatë civilë u vranë dhe gjashtë u plagosën në rajonin Donetsk të Ukrainë...
Bota
17 Maj 2022, 21:36
Andrzej Duda
POLONI- Europa po neglizhon Poloninë dhe Hungarinë kur bëhet fjalë për mbështetjen për numrin e refugjat&eu...
Bota
17 Maj 2022, 21:12
DASH
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të martën nisjen e një programi të ri për të kapur, analizuar dhe vën...
Bota
17 Maj 2022, 21:10
Turqi
ANKARA - Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po pengon përpjekjet e Suedisë dhe Finlandës, të cilat morën vendimin historik...