LIVE UPDATES
Bota

Kush është Elisabeth Borne kryeministrja e re e Francës?

Pasi vrau mendjen gjatë, presidenti francez Emmanuel Macron emëroi si kryeministre ministren e Punës, Elisabeth Borne. Është hera e dytë që një grua merr këtë post, dhe Borne nevojitet sidomos për manaxhim krizash.

18 Maj 2022, 08:17 Nga DOSJA
Kush është Elisabeth Borne kryeministrja e re e Francës?
Elisabeth Borne

Emërimin e saj si kryeministre Elisabeth Borne ia dedikoi „të gjitha vajzave të vogla" të Francës, të cilave ajo u tha „ta çojnë rrugën e tyre deri në fund". Ajo çka është normale në shumë vende të Europës, vazhdon ende të tërheqë vëmendjen në Francë: Ministrja e punës në qeverinë e Macronit është gruaja e dytë, që emërohet kryeministre e vendit. 30 vjet më parë, ka qenë Edith Cresson ajo që e morri këtë post, në kohën kur president ishte Francois Mitterand, dhe duke folur tani për gazetën e së dielës, "Journal de Dimanche" ajo tha me hidhërim për përvojën e saj: „Nuk është vendi maskilist, është klasa politike".

Pse Elisabeth Borne?

Franca e viteve 1990, nuk krahasohet me Francën e Emmanuel Macronit, i cili që gjatë fushatës elektorale bëri të ditur se do patjetër që postin e kryeministrit ta marrë një grua. Elisabeth Borne-s, nuk do i duhet më të që të konfrontohet me rezistencën dhe mungesën e respektit të asaj kohe. Po pse iu desh presidentit koha rekord prej tri javësh, për të emëruar më në fund kryeministren? Gjatë kësaj kohe qarkulluan gati një duzinë emrash të tjerë, duke filluar që me shefen e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, ministren e Mjedisit, zëvendëskryetaren e Asamblesë së Përgjithshme dhe një seri politikanesh të tjera.

Në fund Macron vendosi të emërojë një grua që vlerësohet si teknokrate, që ka shumë përvojë me aparatin qeveritar dhe që është aq pak karizmatike dhe komunikuese, sa që nuk ia vjedh shown presidentit, siç tha me ironi për televizionin LCI, Ruth Elkrief Doyenne duke folur mes komentatoreve televizive franceze për marrjen e postit nga Borne.

Kush është Elisabeth Borne?

Elisabeth Borne ka studiuar inxhinieri dhe është ngjitur në postin e shefes strategjike të hekurudhës SNFC, duke qenë gruaja e parë që ka marrë këtë post. Më pas ajo ka punuar në Ministrinë e Mjedisit për kandidaten e pasuksesshme për presidente të socialistëve,

Ségolène Royal, dhe e pasoi atë si prefekte e rajonit Poitou Charentes. Në vitin 2017 ajo u bë ministre Transporti, Mjedisi dhe në fund ministre e Punës në kabinetin e Emmanuel Macronit.

Ajo vlerësohet si e zonja për të mbyllur çështjet, si serioze dhe e përqëndruar në detaje, atribute që do i hyjnë në punë në postin e ri. Sepse në Francë, për planet e mëdha dhe fjalimet e mëdha është presidenti përgjegjës, kryeministrja duhet të zbatojë politikën e tij si dhe të manaxhojë krizat që krijohen prej saj. Dhe duke pasur parasysh sasinë e konflikteve dhe planet reformuese të Francës, ajo ka përpara vite të vështira.

A është kryeministrja majtas apo djathtas, apo është vetëm makroniste?

Elisabeth Borne shihet si pjesë e të majtëve të moderuar, pra e ish-socialistëve, gjë që ka qenë vendimtare për emërimin e saj. Emërimi i saj ka të bëjë me taktikë zgjedhore, sepse në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në muajin qershor, Emmanuel Macron sheh rrezik nga një e majtë e bashkuar rreth Jean-Luc Mélenchonit, me pjesëmarrje të një pjese të Të Gjelbërve dhe ish-socialistëve dhe të drejtuar nga ideologjia e tij ekstreme e majtë.

Por Mélenchon reagon për emërimin e kryeministres së re në mënyrë të pazakontë agresive: "Fillon tani një sezon i ri keqpërdorimesh sociale dhe ekologjike. Elisabeth Borne përfaqëson vazhdimësinë politike të presidentit. Ajo është një nga figurat më të forta në keqpërdorimet sociale të Macronit".

Kanë kundërshtarët e Bornes parasysh punën e saj si ministre Transporti dhe privatizimin e hekurudhës SNFC apo aplikimin e sistemit të arsimit profesional për të rinjtë, gjatë kohës që ka qenë ministre e Punës? E çuditshme është që tone të ngjashme vijnë edhe nga e djathta ekstreme: "Duke emëruar Elisabeth Borne si kryeministre, Emmanuel Macron tregon paaftësinë e tij për bashkimin (e vendit) dhe se ai do të vazhdojë me politikën e tij mospërfillëse, të shkatërrimit të shtetit, të rrënimit social, presionit fiskal dhe neglizhencës.”

Marine Le Pen, si kandidate e pasuksesshme për presidente e së djathtës ekstreme, duket se e sheh kryeministren e re me të njëjtën urrejtje siç sheh rivalin e saj nga e majta ekstreme. Toni në politikën franceze është po ashtu i ashpër.

Detyra të vështira dhe kriza që po afrojnë

Aktiviteti i parë në detyrë për Elisabeth Borne do ketë të bëjë me kompesime për fuqinë blerëse duke pasur parasysh çmimet në rritje në Francë. Këtu bën pjesë mbulimi i faturave për gaz dhe rrymë elektrike si dhe zgjatja e uljes së taksave të benzinës. Emmanuel Macron i ka premtuar këto ndihma gjatë fushatës elektorale dhe përfitimet nga bamirësitë do të jenë të dobishme javët e ardhshme, deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Por pas tyre ngjitja politike do jetë e vështirë. Mes detyrave kryesore të Elisabeth Borne bën pjesë rindërtimi ekologjik i Francës. Ai nga njëra anë kushton shumë para, gjë që është e vështirë të financohet për shkak të rritjes masive të borxheve dhe nga ana tjetër kërkon nga francezët që të sakrifikojnë, gjë që mund të çojë në valë të reja protestash. Pikërisht shtesat ekologjike në taksimin e benzinës çuan në vitin 2018 në protestat e Jelekëverdhëve. Kryeministres do t'i hyjë në punë vendosmëria, që thonë se e ka, për të sjellë ndryshime në mbrojtjen e mjedisit.

Por detyra më e vështirë e saj do të jetë reforma e pensioneve. Edhe nëse në pjesën tjetër të Europës rritja e njoftuar e moshës së daljes në pension në 65 vjeç duket si film absurd, në Gjermani për shembull ka vite që mosha e daljes në pension është rritur në 67 vjeç, në Francë janë programuar greva dhe përleshje në rrugë nëse projektligji i pensioneve futet në axhendë.

Por në periudhën e dytë të qeverisjes së Macronit, ka më shumë tema të tjera sociale të shoqëruara nga konflikte: Zgjedhjet e fundit me fitore të thellë të së majtës ekstreme nga njëra anë dhe të së djathtës ekstreme nga ana tjetër tregojnë për përçarje të thellë të vendit.

Popullsia rurale ndihet e lënë pas dore nga kultura dhe diskutimi që bëhet në qytete dhe në shtetin më të shtrenjtë social të Europës, tek shumë francezë sundon thellë ndjenja e padrejtësisë sociale. Presidenti ka premtuar qeveri për të gjithë francezët. Por është kryeministrja e re, që duhet të kujdeset në llumin e së përditshmes që reformat e tij të zbatohen dhe që vendi të mos përçahet edhe më shumë./DW

Sondazh

Poll
Bota 17 Maj 2022, 22:34

Çfarë ka ndodhur në Mariupol?

Mariupol UKRAINË- Evakuimi i trupave ukrainase nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, pas dy muajsh brenda, është pengesa m...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës