LIVE UPDATES
Bota

Abraham: Vendimi për Kosovën në KE nuk duhet të lihet në dorë të Beogradit

Kërkesa e Kosovës për antarsimin në KE është bërë një javë përpara takimit ministror, më 20 maj në Torino.

18 Maj 2022, 08:17 Nga DOSJA
Abraham: Vendimi për Kosovën në KE nuk duhet të lihet
Knut Abraham

GJERMANI- Deputeti gjerman, Knut Abraham bën thirrje për mbështetje të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kërkon një nismë politike franko-gjermane për liberalizimin e vizave.

Deutsche Welle. Zoti Abraham, Kosova dëshiron të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Të premten (20.05.2022) do të mblidhet Komiteti i Ministrave të Jashtëm të KE-së. A do të hyjë Kosova në axhendë? 

Knut Abraham: Kërkesa është bërë një javë përpara takimit ministror, më 20 maj në Torino. Dhe pyetja që ka rëndësi tani është nëse qeveria italiane, që ka kryesinë e radhës, do të arrijë ta fusë këtë pikë në rendin e ditës për mbledhjen e së premtes. Ky do të ishte rasti ideal. Sigurisht koha është shumë e shkurtër. Por kandidatura ishte diçka pozitive. Nëse aplikimi nuk hyn në rend të ditës, aplikimi do të mbetet. Kosova më pas duhet të promovojë intensivisht te partnerët në muajt e ardhshëm në mënyrë që pas një viti, kjo kandidaturë të trajtohet me sukses. 

Në një mesazh të mëparshëm në media sociale ju keni kërkuar nga Gjermania që ta mbështesë kërkesën e Kosovës në mënyrë pro-aktive. Çfarë mund të bëjë më shumë Gjermania?

Abraham: Për fat të mirë, qeveria gjermane është shprehur qartë se mbështet kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Dhe ky është vërtet një lajm i mirë. Ky është një vazhdim logjik i politikës që ka udhëhequr edhe Angela Merkel. Dhe kjo politikë tani duhet të përkthehet në hapa konkretë. Për momentin, kjo do të thotë, për shembull, që qeveria federale të punojë me partnerët italianë për ta futur këtë temë në axhendë. Dhe përtej kësaj, dhe jam gjithashtu i sigurt se do të ndodhë, qeveria federale do dhe duhet ta mbështesë aplikimin dhe të promovojë në vazhdimësi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjermania ka qenë në mëdyshje deri më tani, thuhet në një analizë të shoqatës European Stability Initiative, botuar në fillim të javës. A është e vërtetë?

Abraham:Gjermania e ka shprehur qartë qëndrimin e saj pro kandidaturës. Por dëgjoj se është e rëndësishme për qeverinë federale që të vazhdojë dialogu i normalizimit. Por, njëra nuk mund të jetë kusht për tjetrën. Pra, nuk mendoj se theksi për normalizimin e dialogut do të thotë se Gjermania mund të jetë skeptike për kandidaturën. Mendoj se qeveria federale dëshiron ta bëjë të qartë se pret që të dyja palët të bëjnë përparim në dialogun e normalizimit. Unë besoj se ishte një ide e mirë që të silleshin të dyja palët këtu në Berlin, në Tegel, në një tryezë. Kam dëgjuar se takimi nuk i përmbushi pritshmëritë. Megjithatë, ishte mirë që u zhvillua. Unë besoj se dialogu duhet të vazhdojë, por nuk duhet të jetë kusht për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ky vendim nuk mund t'i lihet Beogradit. .

E ngjashme është edhe qasja për liberalizimin e vizave. Ka zëra që thonë se edhe ky proces po bëhet peng i dialogut.

Abraham: Liberalizimi vizave duhet të ndodhë. Kjo është shpresa dhe pritshmëria ime absolute. Kosova ka kohë që i përmbush kriteret. Tashmë nevojitet një iniciativë politike për të arritur përfundimisht këtë qëllim të rëndësishëm. Besoj se ka një shans, veçanërisht pas zgjedhjeve në Francë. Këtu po i bëj thirrje qeverisë gjermane dhe franceze për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje. Kosova i ka bërë detyrat e shtëpisë.

Marrë nga DW. 

Sondazh

Poll
Bota 17 Maj 2022, 22:34

Çfarë ka ndodhur në Mariupol?

Mariupol UKRAINË- Evakuimi i trupave ukrainase nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, pas dy muajsh brenda, është pengesa m...

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare