LIVE UPDATES
Bota

Vala e të nxehtit godet Europën/ Temperaturat arrijnë deri në 44°C, mbyllen 845 shkolla

Sipas shërbimit meteorologjik Meteo-France, temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius në qytetin jugperëndimor Bordu dhe 39 gradë Celsius në Paris.

22 Qershor 2026, 13:31 Nga E.d
Vala e të nxehtit godet Europën/  Temperaturat arrijnë deri
San Sebastian, Spanjë, 21 qershor 2026.

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme. Kjo valë e të nxehtit pritet të bëhet edhe më e fortë nga sot, në shumë vende të Evropës, prandaj autoritetet kanë marrë masa të veçanta për mbrojtjen e njerëzve.

Shumë aktivitete në ambiente të hapura janë anuluar, disa shkolla janë mbyllur, ndërsa shumë punonjësve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia. Në Francë, 49 nga 96 rajonet janë vendosur nën alarmin e kuq për nxehtësinë.

Sipas shërbimit meteorologjik Meteo-France, temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius në qytetin jugperëndimor Bordu dhe 39 gradë Celsius në Paris. Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos freskohen në zona të pambikëqyrura, si liqenet dhe lumenjtë, pas mbytjeve të raportuara gjatë fundjavës - në mesin e tyre edhe një vajzë 13-vjeçare.

Rreth 845 shkolla janë mbyllur të hënën, për shkak të nxehtësisë, ndërsa 1.800 të tjera i kanë lejuar nxënësit të largohen më herët.  Në Belgjikë, temperaturat këtë javë pritet të jenë “më të nxehtat ndonjëherë”, paralajmëroi shefi i parashikimeve në institutin meteorologjik IRM, David Dehenauw.

Në Spanjë, meteorologët paralajmërojnë nxehtësi shumë të madhe si ditën ashtu edhe natën, deri të mërkurën, me temperatura deri në 44 gradë Celsius. Ata thonë se kjo është 5 deri në 10 gradë më shumë se normalja për këtë periudhë.

Në Portugali, temperaturat janë mbi mesataren, ndërsa në disa zona ato po u afrohen rekordeve të mëparshme. Në Britani është dhënë paralajmërim për nxehtësi ekstreme, me temperatura që mund të kalojnë 35 gradë Celsius.

Ekspertët thonë se rekordet e nxehtësisë në Britani për muajin qershor pritet të thyhen. Në Republikën Çeke dhe në pjesë të tjera të Evropës Qendrore, temperaturat janë gjithashtu mbi mesataren për këtë periudhë.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit, situata është e ngjashme me pjesën tjetër të Evropës: temperatura të larta dhe valë e fortë nxehtësie, me disa dallime nga vendi në vend. 

Kjo valë e të nxehtit është e dyta radhazi brenda dy muajve, pas një periudhe të pazakontë të nxehtë në maj. Shkencëtarët thonë se valët e përsëritura të të nxehtit janë një shenjë e qartë e ngrohjes globale dhe paralajmërojnë se ato do të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më të forta./REL

temperatura europe shkolla

Sondazh

Poll

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë