Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në Kiev, të paktën një grua është vrarë dhe nëntë persona tjerë janë plagosur, ka thënë kryetari i kryeqytetit Vitali Klitschko në platformën Telegram
UKRAINA- Disa persona janë vrarë dhe plagosur më 23 janar, si pasojë e valës së re të sulmeve ruse me raketa në qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kievin. Sistemet e alarmeve janë aktivizuar në gjithë territorin e Ukrainës. Në Kiev, të paktën një grua është vrarë dhe nëntë persona tjerë janë plagosur, ka thënë kryetari i kryeqytetit Vitali Klitschko në platformën Telegram. Tri distrikte, Peçerks, Sviatoshinsk dhe Solomjansk, janë shënjestruar në sulm, ka thënë Klitschko. Sipas tij, tetë persona janë shtruar në spital. Në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, raketat ruse Kh-22 kanë goditur shënjestra civile, ka thënë guvernatori rajonal Oleh Synyehubov, po ashtu, në Telegram.
“Si rezultat, 28 persona janë plagosur. Dy gra, 56 dhe 40 vjeçe, fatkeqësisht, janë vrarë”, ka thënë ai, duke publikuar pamje të ndërtesave krejtësisht të shkatërruara. Raketat ruse kanë goditur edhe qytetin Pavlohrad, në rajonin jugor të Dnjipropetrovskut, duke e vrarë të paktën një person. Në javët e fundit, Rusia i ka intensifikuar sulmet me raketa në shënjestrat civile në Ukrainë, duke shkaktuar një mori vdekjesh, plagosjesh dhe dëmesh materiale. Qyteti i Harkivit është goditur në veçanti.
Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm në periudhën 29 dhjetor 2023 – 2 janar 2024, Rusia ka nisur më shumë se 500 dronë të prodhuar prej Iranit në qytetet ukrainase. Kjo valë sulmesh ka rritur presionin në kapacitetet ajrore për mbrojtje të Ukrainës, dhe rezervat e municioneve, për çka presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shtuar thirrjet ndaj aleatëve që t’i ndihmojnë Kievit. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Foto ilustruese BRUKSEL- Në Bruksel vendet anëtare të BE-së janë konsultuar për një strategji të re në Lindjen...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Izraeli mendohet se po ndjek negociatat për një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve t&eu...
Foto ilustruese SHBA- Arratia e 23-vjeçarit Romeo Nance, një i armatosur, i cili akuzohej për vrasjen e 8 personave që...
Rigoberto Danilo Morales GUATEMALË- Bosi i droges, Rigoberto Danilo Morales është sënuar me 808 vite burg në lidhje me masakr...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka njoftuar se 21 ushtarë janë vrarë në qendër të Gazës. Sipas ty...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin mësohet se ka urdhëruar zyrtarë të gjejnë asete ruse që dikur ishin n&eum...
Donald Tusk dhe Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Udhëheqësi polak dhe ai ukrainas u zotuan të hënën të forconin aleancë...
Foto Ilustruese RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, devijoi nga tema gjatë një takimi me zyrtarët komunalë nga i gjithë shteti m...
Nikki Haley dhe Donald Trump SHBA- Votuesit në Nju Hempshir do të votojnë të martën për rrethin e parë të zgjedhjev...
Sulmet JEMEN- Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer sulme të reja ajrore kundër shënjestrave të rebelë...