LIVE UPDATES
Bota

Konfliktet në lindjen e Mesme, BE zgjidhje për dy shtete të konfliktit

Prioritet është situata humanitare në Rripin e Gazës, por për të arritur paqen duhet të mënjanohen shkaqet e konfliktit, deklaroi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

23 Janar 2024, 09:21 Nga N.F
Konfliktet në lindjen e Mesme, BE zgjidhje për dy shtete të
Foto ilustruese

BRUKSEL- Në Bruksel vendet anëtare të BE-së janë konsultuar për një strategji të re në Lindjen e Mesme. Në qendër të diskutimeve është opsioni i zgjidhjes me dy shtete. Prioritet është situata humanitare në Rripin e Gazës, por për të arritur paqen duhet të mënjanohen shkaqet e konfliktit, deklaroi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Për këtë kryediplomati i BE-së ka paraqitur një “strategji të detajuar”, që parashikon një konferencë paqeje. Qysh në fillim të takimit (22.01.2024) Josep Borrell bëri të qartë, se çfarë do të bisedojë me ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së. “Ne duhet të mos flasim për procesin e paqes, por duhet të fillojmë të flasim për zgjidhjen konkrete me dy shtete.” Edhe pse ndër shtetet anëtare do të jetë e vështirë për t’u dakordësuar në një pozicion, tha Borrell.

Ministrat e jashtëm të BE-së në unanimitet për një çështje

Gjatë javëve dhe muajve të fundit vendet anëtare të BE-së shpesh e kanë pasur të vështirë të unifikojnë një qëndrim të përbashkët në luftën Izrael – Hamas. Kjo është vërejtur kryesisht në faktin, se shtetet si Belgjika dhe Irlanda kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm, ndërsa të tjera vende si Gjermania dhe Austria, duke iu referuar së drejtës së Izraelit për vetëmbrojtje bëjnë fjalë për pauza humanitare.

Duket se shtetet e BE-së do mund të bashkohen në qendrimin lidhur me zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. Sipas ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock kjo është “e vetmja zgjidhje” e po ashtu edhe ministri i Jashtëm letonez Krisjanis Karins mendon, se BE-ja duhet të insistojë për zgjidhjen me dy shtete. Kjo është e vetmja rrugë për paqen. Ka kohë që BE e mbështet zgjidhjen me dy shtete, edhe pse vitet e fundit nuk ka pasur lëvizje në këtë drejtim. Me këtë koncept nënkuptohet një bashkë-ekzistencë paqësore e një shteti të pavarur palestinez krahas një shteti izraelit në Lindjen e Mesme.

Kritikë ndaj deklaratave të Benjamin Netanjahut

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, pas sulmit më 7 tetor nga organizata militante-palestineze Hamas, që klasifikohet prej SHBA-së, BE-së dhe shteteve të tjera si organizatë terroriste, deklaroi, se Izraeli për një kohë të gjatë do të marrë përgjegjësinë për sigurinë në Rripin e Gazës. Së fundi sërish Netanjahu bëri të qartë, se e refuzon një zgjidhje me dy shtete pas fundit të luftës Izrael-Hamas. “Unë nuk do të bëj kompromise, nëse bëhet fjalë për kontrollin e plotë izraelit të sigurisë ndaj të gjithë territorit në perëndim të Jordanit – dhe kjo bie ndesh me një shtet palestinez”, shkroi ai në platformën X (dikur Twitter).

Disa ministra të Jashtëm i kritikuan deklaratat e fundit të Netanjahut. Ministri i Jashtëm francez, që sapo ka marrë detyrën Stéphane Séjourné i quajti ato “shqetësuese”. Homologu i tij irlandez Micheal Martin i konsideron këto deklarata si të “papranueshme”. Ndërsa ministrja e Jashtme gjermane kritikoi në mënyrë indirekte dhe tërhoqi vëmendjen, se të gjithë ata që nuk duan t’ia dinë për një zgjidhje me dy shtete, “deri tani nuk kanë ofruar një tjetër alternativë”.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Xavier Bettel paralajmëroi, se “nëse izraelitët besojnë, që zgjidhja me dy shtete nuk është zgjidhje, atëherë ata janë krejt të izoluar.” Jo vetëm BE, por edhe SHBA i përmbahet zgjidhjes me dy shtete në konfliktin e Lindjes së Mesme. Nëse fjalët e ministrit të Jashtëm të Izraelit Katz kanë pasur efekt në Bruksel, kjo nuk dihet, sepse ai nuk u shpreh në publik lidhur me këtë temë. Në një takim të veçantë u prit edhe ministri i Jashtëm i Autoritetit palestinez të Autonomisë, Riad Malki. Të pranishëm ishin edhe ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe.

Si mund të zbatohet zgjidhja me dy shtete?

Gjatë një fjalimi në Valladolid të Spanjës javën e kaluar kryediplomati i BE-së Borrell u shpreh, që zgjidhja me dy shtete të “imponohet nga jashtë.” Në takimin e së hënës (22.01.2024) Borrell u tregua më i rezervuar dhe tha, se ende nuk kemi arritur në këtë pikë dhe fillimisht duhet punuar në një propozim konkret. Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg e përshëndet parimisht këtë nismë, por tërhoqi vëmendjen, se paqja nuk mund të imponohet dhe se është i nevojshëm një minimum vullneti në rajon. Edhe ministri i Jashtëm i Çekisë shprehu rezervë, nëse do të funksionojë propozimi i Borrelit. “Lipset një vullnet bazë politik i të gjithë aktorëve”, deklaroi Jan Lipavsky në kuadër të këtij takimi.

Pas takimit nga qarqet diplomatike mësohet, se propozimi i Borrellit është përshëndetur nga vendet anëtare të BE-së dhe tani do të diskutohet më tej. Në takimin tjetër pas dy javësh ministrat e jashtëm sërish do të shqyrtojnë këtë propozim. Do të punohet që të tërhiqet në bord edhe SHBA për një konferencë paqeje, i tha DW-së një diplomat i BE-së.

Marrë nga DW

be lufta izrael-pakestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet