LIVE UPDATES
Bota

Ushtria izraelite vazhdon sulmet në jug të Gazës

Sulmi ndodhi një ditë pas Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar vdekjet, shkatërrimin apo çfarëdo akti të gjenocidit në Gazë.

27 Janar 2024, 15:50 Nga M.B
Ushtria izraelite vazhdon sulmet në jug të Gazës
Sulme në Han Junis të Rripit të Gazës. 24 janar 2024.

GAZA- Dy gra dhe një burrë janë vrarë mëngjesin e 27 janarit nga, siç thanë dëshmitarët, një sulm ajror izraelit në pjesën jugore të Gazës, përderisa Izraeli po vazhdon ofensivën e tij ushtarake në enklavën palestineze. Sulmi ndodhi një ditë pas Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar vdekjet, shkatërrimin apo çfarëdo akti të gjenocidit në Gazë. Si pjesë e vendimit të saj obligues, gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara i kërkoi Izraelit që brenda një muaji të dorëzojë një raport në pajtueshmëri me vendimin, që nënkupton se sjellja e ushtrisë do të jetë nën vëzhgim. Megjithatë, gjykata nuk urdhëroi armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit.

Lufta ka lënë të vrarë mbi 26.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, ka shkaktuar shkatërrim të madh në Gazë dhe ka detyruar pothuajse 85 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës të shpërngulen. Sulmet e Hamasit, që nxitën luftën, lanë të vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe luftëtarët e Hamasit rrëmbyen afër 250 të tjerë. Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë gjatë luftës u rrit në 26.257 të shtunën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e cila tha se ditën e kaluar u regjistruan 174 të vrarë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë, ndërkaq mbi 64.000 persona janë plagosur. Izraeli mban përgjegjës Hamasin për numrin e civilëve të vrarë, duke thënë se grupi radikal vepron në zonat e populluara me civilë.

Sipas Izraelit, nga ofensiva e tij ajrore dhe tokësore në Gazë janë vrarë mbi 9.000 militantë. Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se do të vazhdojë luftën në Gazë. Ushtria izraelite tha të shtunën se ka kryer disa “operacione të shënjestruara ndaj caqeve terroriste” në qytetin e Han Junisit, në jug të Gazës, duke vrarë “disa terroristë”. Shtetet e Bashkuara, aleatja më e ngushtë e Izraelit, fuqishëm ka mbështetur ofensivën izraelite, por së fundmi gjithnjë e më shumë po i bën thirrje për frenim dhe që të lejojë që më shumë ndihmë humanitare të hyjë në Gazë./ REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll
Bota 27 Janar 2024, 15:43 M.B

Scholz: Të luftohet antisemitizmi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz. GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbrojn&eu...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim