6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Shefja e kanalit televiziv rus RT, të mbështetur prej shtetit, Margarita Simonyan, e ka publikuar të premten një audio-incizim prej 38 minutave, duke thënë se në të dëgjohen zyrtarët gjermanë duke diskutuar për sulme kundër Krimesë, gadishullit ukrainas të aneksuar prej Rusisë më 2014.
GJERMANIA- Ministria e Mbrojtjes në Gjermani ka thënë të shtunën se është duke analizuar nëse një videokonferencë konfidenciale për Ukrainën, është incizuar prej jashtë, pasi një material është publikuar në rrjetet sociale ruse. Shefja e kanalit televiziv rus RT, të mbështetur prej shtetit, Margarita Simonyan, e ka publikuar të premten një audio-incizim prej 38 minutave, duke thënë se në të dëgjohen zyrtarët gjermanë duke diskutuar për sulme kundër Krimesë, gadishullit ukrainas të aneksuar prej Rusisë më 2014.
“Jemi duke hulumtuar nëse komunikimet e sektorit të forcës ajrore janë përgjuar”, ka thënë një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes për agjencinë e lajmeve AFP.
Në incizim dëgjohen diskutime për mundësinë që forcat ukrainase t’i përdorin raketat gjermane Taurus dhe për ndikimin e tyre potencial. Diskutime ka edhe për shënjestrim me raketa të disa objektivave sikurse një urë që lidh Krimenë me tokën ruse, përmes Ngushticës së Kërçit. Ekspertët e konsultuar prej revistës Der Spiegel kanë thënë se besojnë që incizimi është autentik. Kievi kërkon që një kohë prej Gjermanisë që t’i dërgojë raketa Taurus, të cilat mund të godasin një shënjestër deri në 500 kilometra larg. Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar që të dorëzojë raketat e tilla, me frikën e përshkallëzimit të konfliktit.
“Nëse kjo gjë është e vërtetë, është shumë problematike”, ka thënë politikani i Partisë së Gjelbër Konstantin von Notz për transmetuesin RND.
Sipas gazetës Der Spiegel, videkonferenca nuk është mbajtur në një rrjet sekret të brendshëm ushtarak, por në platformën WebEx./ REL
Një grua duke shfrytëzuar të drejtën e saj në zgjedhjet e 1 marsit në Iran. IRAN- Dalja në zgjedhjet e 1 marsit në ...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të nisin dërgimin e ndihmave në Ga...
Një pamje tregon një ndërtesë banimi shumëkatëshe të dëmtuar pas një sulmi të supozuar me dron në Sh&eu...
RUSI- Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marrë pjesë në ceremonitë për t'i dhënë...
ushtare SIRI- Irani është i etur që të ndërtojë mbi aleancën e kamotshme me Sirinë, por arritjet e Teheranit pë...
Foto Ilustruese Për shkak të gjendjes së ulët në votime në Iran orari i hapjes së qendrave të votim...
Bruksel BRUKSEL- Për një muaj Komisioni Europian i ndaloi ndihmat për organizatën palestineze të OKB-së, ...
Kosove KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk mund ta shqyrtojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shu...
te plagosurit GAZA- Shumë nga njerëzit e trajtuar për lëndime pas një nxitimi në një autokolon ndihme në Gaza t&eum...
Foto Ilustruese SHBA- “Jam pak i dehur, nuk do të gënjej. Punë e madhe se është ditë e martë dhe nuk ësht&eum...