LIVE UPDATES
Bota

Qeveria e Kosovës hesht ndaj kërkesës së Hovenierit për Asociacionin

Rreth katër muaj më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi në parim një draft-statut për formimin e këtij asociacioni, të cilin e hartoi Bashkimi Evropian. Ngjashëm e pranoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

2 Mars 2024, 08:18 Nga I.A
Qeveria e Kosovës hesht ndaj kërkesës së Hovenierit për
Kosove

KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk mund ta shqyrtojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe derisa ta dekretojë Qeveria e Kosovës, thotë për Radion e Lirë profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, njëherësh ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Rreth katër muaj më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi në parim një draft-statut për formimin e këtij asociacioni, të cilin e hartoi Bashkimi Evropian. Ngjashëm e pranoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Atë duhet ta shqyrtojë edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për të vërtetuar kushtetutshmërinë e tij, por Qeveria e Kosovës nuk ia ka përcjellë ende. Vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë hapi i parë drejt harmonizimit të mundshëm të këtij statuti, pranimit përfundimtar të tij dhe themelimit të Asociacionit.

Asociacioni do t’iu sigurojë, pastaj, serbëve në Kosovë të drejta më të mëdha në vendimmarrje dhe menaxhim. Më 29 shkurt, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i bëri edhe një herë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta përcjellë draft-statutin te Gjykata Kushtetuese.

Radio Evropa e Lirë e pyeti Qeverinë e Kosovës se pse nuk e ka përcjellë ende dhe kur do ta bëjë këtë, por nuk mori përgjigje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha të premten se BE-ja nuk është kompetente t’i propozojë Kosovës draft- statut për formimin e Asociacionit, por se e kupton kërkesën e ambasadorit amerikan për t’ia përcjellë atë Gjykatës Kushtetuese.

“Ndoshta, zoti Hovenier e ka pasur fjalën që Kosova të propozojë një draft për Asociacionin. Kjo është një temë tjetër. Unë nuk e kam kuptuar ashtu siç e keni kuptuar ju”, tha Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Profesori Kryeziu thotë se dinamika e këtij procesi, në fakt, varet nga Qeveria dhe kryeministri Kurti.

Politologu serb, Ognjen Gogiq, thotë se teksti i draft-statutit, fillimisht, është dashur të dakordohet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Rreth dhjetë ditë pasi të dërguarit ndërkombëtarë u dorëzuan palëve draft-statutin, në tetor të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dokumenti është shkruar me kujdes, në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Po ashtu theksoi se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta shqyrtojë atë.

Por, në fund të dhjetorit të vitit 2023, Kurti tha se Kosova duhet të jetë autore e statutit dhe sugjeroi që atë ta shkruante vetë, në bashkëpunim me ministrin e tij për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kjo deklaratë ishte reagim ndaj një mesazhi të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se çështja e statutit është çështje e brendshme e Kosovës.

Përndryshe, draft-statuti që iu dorëzua Kosovës dhe Serbisë, u hartua nga BE-ja, pasi palët e pranuan paraprakisht Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, po ashtu, u propozua nga BE-ja si ndërmjetësuese e dialogut.

Më pas, në janar të këtij viti, Kurti tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është prioriteti kryesor” për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe se çështja e statutit nuk duhet të ndahet nga marrëveshja.

Në një bashkëbisedim me gazetarët e disa mediave në Kosovë, përfshirë ekipin e REL-it, më 29 shkurt, ambasadori amerikan, Hovenier, tha se pret që Qeveria e Kosovës ta iniciojë procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Hapi i parë është që ta përcjellim statutin, që tashmë e kemi, në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim dhe konfirmim”, tha ai dhe shfaqi shpresën që diçka e tillë të ndodhë sa më shpejt.

“Do të merrej përgjigjja nëse [statuti] është kushtetues ose jo, a ka kompetenca ekzekutive apo jo... Ne mendojmë se këtë vlerësim mund ta japë vetëm Gjykata [Kushtetuese]. Kjo do të krijonte një dinamikë tjetër, si dhe përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur obligimet e saj”, tha Hovenier.

Ai ia dërgoi këtë mesazh Qeverisë së Kosovës në kohën kur marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Uashingtonit nuk janë më të mirat, sepse Kurti refuzon ta pezullojë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

SHBA-ja dhe vende të tjera perëndimore shprehën shqetësimet e tyre se kjo rregullore mund të ndikojë negativisht te komuniteti serb në Kosovë, i cili pranon në dinarë të ardhura të ndryshme nga buxhet i Serbisë.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se dinamika rreth vlerësimit të statutit për Asociacionin varet vetëm nga Qeveria e Kosovës.

Ai shton se formimi i këtij asociacioni është “obligim kombëtar dhe ndërkombëtar i saj”.

“Kur them obligim kombëtar, e them për faktin se ajo marrëveshje [për Asociacionin] ka kaluar në Kuvend dhe është ligj. Të gjitha ligjet që miratohen në Kuvend, Qeveria duhet t’i zbatojë, në mënyrë që ky të jetë një shtet ligjor”, thotë Kryeziu.

Ai thekson se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk mund ta shqyrtojë një dokument që nuk është akt apo vendim.

“Draft-statuti duhet të kalojë në Qeveri, të bëhet vendim dhe pastaj të dekretohet nga kryeministri. Më pas, si dokument i vlefshëm, i paraqitet Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk ka autoritet dhe të drejtë të vendosë, nëse nuk i drejtohen me kërkesë”, shpjegon Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ai thotë se e ka parë draft-statutin dhe se ka vënë re disa dispozita “problematike”, siç është përmendja e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por shton se Gjykata Kushtetuese duhet ta vlerësojë atë dhe të japë rekomandime të mundshme për harmonizim.

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e dha opinionin e saj për Marrëveshjen mbi parimet në bazë të të cilave do të formohej Asociacioni. Asokohe, kjo marrëveshje nuk u refuzua, por u tha se mospërputhjet me Kushtetutën mund të harmonizohen.

Politologu Ognjen Gogiq thotë se teksti i statutit është dashur të dakordohet nga të dyja palët, para se të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Gogiq thotë se nëse kjo gjykatë nxjerr rekomandime të reja, Serbia mund t’i refuzojë ato.

“Të gjitha palët po e anashkalojnë procedurën e paraparë. Kështu, të gjithëve u mundësohet relativizimi dhe gjetja e mangësive ligjore. Është një procedurë e pakuptimtë t’ia lejosh [relativizimin] kujtdo”, thotë Gogiq.

Ai shton se Qeveria e Kosovës nuk ka vullnet për të filluar procesin e formimit të Asociacionit dhe se “statuti do të mbahet në sirtar sa më gjatë që është e mundur”.

Gogiq, gjithashtu, thekson se Asociacioni nuk mund të formohet pa pëlqimin e Qeverisë së Kosovës, sepse ka disa përgjegjësi që duhet t’i barten asaj.

Draft-statuti për formimin e Asociacionit u hartua nga zyrtarët evropianë dhe parasheh që serbët në Kosovë të kenë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit, ashtu edhe siç u ra dakord me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

Në atë dokument thuhet se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se nuk do të kërcënojë pavarësinë dhe integritetin e Kosovës.

Megjithatë, dokumenti i referohet, mes tjerash, Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ky draft-statut, gjithashtu, parasheh mundësinë e mbështetjes financiare të Asociacionit nga ana e Serbisë, si dhe “një kanal efektiv të drejtpërdrejtë të komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”.

Pjesa e draft-statutit që u referohet kompetencave të Asociacionit, saktëson se ky organ ka të drejtë të marrë vendime, rregullore, udhëzime dhe deklarata. Po ashtu do të ketë autoritet të plotë, në nivel lokal, në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hapësinor, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së identitetit kulturor dhe fetar.

Kur bëhet fjalë për financimin, parashihet që Asociacioni ta ketë buxhetin e tij, të cilin do ta menaxhonte “me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente”. Gjithashtu, specifikohet se Asociacioni duhet të ketë llogari në një bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Marrë nga REL

qeveria e kosovës

Sondazh

Poll
Bota 2 Mars 2024, 07:47 I.A

Rrjetet sociale po vdesin

Foto Ilustruese SHBA- “Jam pak i dehur, nuk do të gënjej. Punë e madhe se është ditë e martë dhe nuk ësht&eum...

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!