LIVE UPDATES
Bota

UNRWA: BE rifillon ndihmat për organizatën palestineze

Komisioni Europian do të japë 82 milionë euro për organizatën e OKB-së për ndihmën palestineze, UNRWA. Pagesat u ndërprenë pas akuzave të Izraelit për përfshirje të punonjësve të kësaj organizate në terrorin e Hamasit.

2 Mars 2024, 08:24 Nga I.A
UNRWA: BE rifillon ndihmat për organizatën palestineze
Bruksel

BRUKSEL- Për një muaj Komisioni Europian i ndaloi ndihmat për organizatën palestineze të OKB-së, UNRWA pasi qeveria izraelite akuzoi 12 punonjës të kësaj organizate për bashkëpunim me organizatën radikal-islamike Hamas. Hamasi, që nga BE e SHBA kategorizohet si organizatë terroriste sulmoi më 7 tetor Izraelin, ku u vranë rreth 1200 vetë dhe u morën si pengje 250 të tjerë. Sulmi terrorist nxiti një aksion të gjerë ushtarak të Izraelit, në të cilin sipas të dhënave të palës palestineze janë vrarë më shumë se 30.000 vetë. Hamasi refuzon të dorëzohet dhe të lirojë pengjet.

50 milionë euro marrin dritën e gjelbër

Nga java që vjen do të fillojnë pagesat e BE drejt UNRWA-s. Në fillim do të transferohen 50 milionë euro, më tej 32 milionë euro të tjera gjatë vitit me dy këste. Organizata e OKB-së kishte pranuar kushtet e BE në lidhje me pagesat pas bisedimeve të gjata. Do të ketë një hetim të akuzave nga revizioni i brendshëm i OKB.së. Edhe BE me ekspertët e saj do të zhvillojë hetime.

Kreu i UNRWA-s, Philippe Lazzarini në një letërkëmbim me Komisionin Europian ka thënë, se organizata e tij nuk ka qenë pjesëmarrëse në krimet terroristre të Hamasit, dhe të gjithë 13.000 punonjësit, që kanë qenë të punësuar në Rripin e Gazës do të rishikohen edhe njëherë. Një ekip ekspertësh po punon rekomadime të caktuara për të penguar në të ardhmen bashkëpunimin me Hamasin.

Lazzarini në një takim të ministrave të Jashtëm të BE më 12 shkurt ishte ankuar, se Izraeli nuk ka dhënë prova për përfshirjen e punonjësve të organizatës së tij në akte terroriste. Ministrat e Jashtëm të BE në këtë takim pranuan, se organizata e UNRWA-s është e rëndësishme për furnizimin bazik të popullsisë në Rripin e Gazës në gjendjen e tanishme të luftës. Sipas të dhënave të një zëdhënësi të OKB, edhe Kombet e Bashkuara presin për dokumente sekrete nga Izraeli në lidhje me akuzat.

BE rrit ndihmën humanitare

BE ndërkohë bëri të ditur, se ndihma humanitare për Gazën do të rritet në 68 milionë euro. Këto fonde të reja me preferencë do t'u jepen organizateve të tjera ndërkombëtare si Kryqi i Kuq apo Gjysmëhëna e Kuqe. Shuma e përgjithshme e ndihmave humanitare të BE për palestinezët, e cila mund të përdoret nga organizatat ndërkombëtare arrin në 250 milionë euro.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, e arsyetoi rritjen e ndihmës duke theksuar se "ne mbështesim popullin palestinez dhe kudo në rajon. Palestinezë të pafajshëm nuk duhet të paguajnë për krimet e Hamasit. Ata janë të ekspozuar ndaj kushteve të tmerrshme, kërcënuese për jetën, sepse nuk ka qasje të mjaftueshme tek ushqimi dhe mjetet kryesore për jetën."

Nuk ka qëndrim të njësuar në BE për konfliktin

Vlerësimi i situatës në Rripin e Gazës nuk është i njëjtë mes 27 vendeve anëtare. Gjermania dëshiron të sigurojë ndihmën humanitare për palestinezët, por është e rezervuar me kritikën ndaj Izraelit. Operacioni ushtarak kundër organizatës terroriste të Hamasit është i drejtë dhe i nevojshëm thuhet nga Berlini zyrtar. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock bëri të ditur të enjten rritjen e ndihmës humanitare për palestinezët. Ajo kërkon si OKB një "ndalim humanitare të luftimeve" për përmirësimin e gjendjes humanitare dhe furnizimeve në Gaza.

Vende të tjera anëtare të BE, si Spanja dhe Irlanda e kritikojnë Izraelin dhe kanë kërkuar me shkrim tek Komisioni Europian që të pezullohet përkohësisht partneriteti i BE me Izraelin. Kjo kërkesë po shqyrtohet nga Komisioni, tha zëdhënësi i Komisionit Europian në Bruksel, Eric Mamer.

Në lidhje me viktimat e shumta pas mbërritjes së kamionëve me ndihma në Rripin e Gazës, Komisioni Europian nuk donte të pozicionohej qartë. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen kërkoi një hetim ndërkombëtar të pavarur të rastit tragjik. "Ne nuk mund të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur. Ne nuk i japim fajin dikujt. Në fillim duhet të gjejmë se çfarë ka ndodhur", tha zëdhënësi i saj. Hamasi fajëson Izraelin, se ka qëlluar me qëllim tek masa e njerëzve. Izraeli i lidh rastet e vdekjeve me panikun masiv që shpërtheu pas shkarkimit të mallrave apo bastisjes së mundshme të kamionëve me ndihma.

Marrë nga DW

unrwa

Sondazh

Poll
Bota 2 Mars 2024, 07:47 I.A

Rrjetet sociale po vdesin

Foto Ilustruese SHBA- “Jam pak i dehur, nuk do të gënjej. Punë e madhe se është ditë e martë dhe nuk ësht&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet