LIVE UPDATES
Bota

Ushqimet kontrollohen: Mbi gjysmë milioni kg të asgjësuara këtë vit

Sipas këtij hulumtimi, produkti i dyshimtë është detektuar gjatë transitit për në destinacionin e caktuar dhe është asgjësuar.

12 Shtator 2023, 15:18 Nga I.A

Ushqimet kontrollohen: Mbi gjysmë milioni kg të asgjësuara

KOSOVË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) siguron se çdo produkt në treg, qoftë vendor apo i importuar, kontrollohet. Produktet e dyshimta, sipas zëdhënësit Lamir Thaçi, hiqen nga tregu, kontrollohen dhe eventualisht asgjësohen.

Më 9 shtator, “Betimi për Drejtësi” - një emision i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë - transmetoi një hulumtim të vetin, në bazë të të cilit, një shtet i Bashkimit Evropian ka detektuar praninë e kimikatit kancerogjen - akrilamid - në një seri të produktit kosovar, Vipa Chips.

Sipas këtij hulumtimi, produkti i dyshimtë është detektuar gjatë transitit për në destinacionin e caktuar dhe është asgjësuar. Duke folur për Radion Evropa, e Lirë, Thaçi thotë se ky rast daton nga muaji qershor. Ai shton se seria e dyshimtë e patateve të skuqura Vipa Chips, që ka qenë e pranishme edhe në tregun e Kosovës, është hequr dhe është asgjësuar.

“Këto janë incidente ushqimore që ndodhin jo vetëm këtu, por në të gjithë botën. E rëndësishme është që autoriteti të marrë veprime. Besoj se ne i kemi bërë veprimet në kohën e duhur, ashtu siç e parasheh ligji”, thotë Thaçi.

REL-i kontaktoi kompaninë Pestova, e cila prodhon produktin Vipa Chips, por udhëheqësit e saj nuk deshën të prononcohen.

Në një deklaratë dërguar mediave në fundjavë, kompania tha, mes tjerash, se produktet e saj “vazhdojnë të jenë të sigurta” dhe “të jenë prezente në treg, në të gjitha shtetet ku eksporton”.

Ekspertë të ushqimit, në anën tjetër, u rekomandojnë qytetarëve që gjithmonë t’i lexojnë vlerat ushqyese në produktet e paketuara, ashtu si edhe afatin e përdorimit.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, thotë se në periudhën janar-gusht të këtij viti, agjencia ka asgjësuar mbi 500 mijë kilogramë produkte të dyshimta në tregun e Kosovës.

Sipas tij, ato kanë përfshirë: mish, qumësht, produkte me orgjinë bimore, biskota, perime, pije e të tjera.

Asgjësimi bëhet kur produktet nuk i kalojnë testet e sigurisë - qoftë për prani të substancave të ndryshme apo ruajtjes në temperatura jo të duhura.

Inspektorët e AUV-it bëjnë kontrolle të vazhdueshme të mallrave në pika kufitare, në terminale doganore dhe në biznese, përkundër faktit se, siç thotë Thaçi, numri i tyre është i vogël në krahasim me shifrën prej dhjetëra mijëra biznesesh.

“Fusha e sigurisë ushqimore është komplekse dhe kërkon angazhim të përditshëm, sepse produktet mund ta ndryshojnë gjendjen e tyre. Për sigurinë në ushqim nuk janë as 100 inspektorë dhe ky numër është i vogël”, thotë Thaçi.

Ai shpjegon se mostrat për testim të produkteve bëhen në tre laboratorë që i ka Kosova për këtë qëllim. Në raste të caktuara, shton ai, autoritetet bashkëpunojnë edhe me laboratorë nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

“Gjithmonë vendoset për asgjësimin e produkteve të dyshimta, ndërsa ndaj operatorit ekonomik që ka vendosur produkte të dyshimta në treg, iniciohet fletëparaqitje për gjykatë”, thotë Thaçi.

Ai shton se, gjatë këtij viti, janë iniciuar disa fletëparaqitje të tilla, por nuk ofron shifër të saktë.

Sipas Ligjit për Ushqim në Kosovë, gjobat për operatorët ekonomikë për shkelje të dispozitave ligjore, përfshirë vendosjen e ushqimeve të pasigurta në treg, nisin prej 500 eurosh dhe shkojnë deri në 20 mijë euro.

AUV-i, institucion që vepron nën Qeverinë e Kosovës, ka zbuluar edhe më herët produkte të dyshimta në tregun e Kosovës, të cilat kanë shkaktuar debat në lidhje me cilësinë ushqimore.

Rasti i fundit ka ndodhur vitin e kaluar, kur AUV-i ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve të markës së importuar “Wudy”, si sallame e virshlle, pas dyshimeve se në to ka pasur një lloj bakteri.

Kosova importon shumicën e mallrave nga vendet fqinje, por edhe ato të BE-s, pasi industria e prodhimit nuk është shumë e zhvilluar.

Derisa përgjegjësinë për kontrollin e ushqimeve e mbajnë institucionet, nutricionistët thonë se disa veprime mund t’i bëjnë edhe vetë qytetarët për të rritur sigurinë për shëndetin.

Sipas tyre, duhet kontrolluar gjithmonë data e skadimit, ndërsa produktet si mishi, qumështi, vezët nuk bën të qëndrojnë për kohë të gjatë në temperatura të larta, por të ruhen në frigoriferë.

Nutricionistja Vala Pupovci thotë për Radion Evropa e Lirë se ruajtja e ushqimit në mënyrë të duhur, është e domosdoshme për të parandaluar problemet e ndryshme shëndetësore.

Sipas saj, një rëndësi të madhe për shëndetin ka edhe kontrollimi i vlerave ushqyese të një produkti.

“Vlerat ushqyese në ambalazhe, zakonisht, përfshijnë kaloritë, proteinat, yndyrat, yndyrat e ngopura, karbohidratet, sheqerin e shtuar, fibrat, natriumin dhe disa prej vitaminave e mineraleve, si vitamina D, hekuri, kalciumi dhe kaliumi”, thotë Pupovci.

“Një person me mbipeshë, për shembull, duhet pasur kujdes kaloritë e ushqimit që konsumon, ndërkaq një person që ka probleme me hipertension, duhet pasur parasysh sasinë e natriumit që ushqimi ka”, shpjegon ajo.

Siguria ushqimore është standard i Bashkimit Evropian, ku Kosova synon të anëtarësohet. Në programin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, kjo temë është e ndarë në një sektor të veçantë. Aty thuhet se Qeveria synon “avancimin e politikave të sigurisë së ushqimit dhe përafrimin e tyre me standardet e BE-së.

Në vitin 2022, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e ri për Ushqim, i cili parasheh sigurinë e përgjithshme të produkteve, sipas standardeve të BE-së.

Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e parimeve dhe kërkesave të përgjithshme për sigurinë e ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, masat dhe procedurat lidhur me ushqimin dhe ushqimin për kafshë, si dhe përcaktimin e autoritetit kompetent për sigurinë e ushqimit dhe të ushqimit për kafshë.

Sipas ligjit, ushqim i dëmshëm dhe jo i sigurt për njerëz konsiderohet ai që, mes tjerash, përmban mikroorganizma ose parazitë të rrezikshëm për shëndetin mbi kufirin e lejuar, toksinë të baktereve, mykotoksinë ose substanca tjera toksike mbi kufirin e lejuar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qasja në produkte të sigurta dhe me vlera ushqyese është kyçe për një shëndet të mirë. OBSH-ja thotë se ushqimi i pasigurt që përmban baktere, viruse, parazitë ose substanca të dëmshme kimike, mund të shkaktojë më shumë se 200 sëmundje të ndryshme - duke filluar nga diarreja deri te kanceri. Çdo vit, sipas OBSH-së, rreth 600 milionë njerëz - ose gati 1 në 10 njerëz - sëmuren, pasi hanë ushqim të kontaminuar, dhe kjo rezulton me rreth 420.000 vdekje.

Marrë nga REL

auv lamir thaçi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet