LIVE UPDATES
Bota

Kush duhet ta marrë vaksinën kundër COVID-it këtë vit?

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe i ka miratuar vaksinat e reja për personat mbi moshën 12-vjeçare e më lart dhe i ka autorizuar për përdorim emergjent për fëmijët e moshave 6-11 vjeç.

12 Shtator 2023, 14:04 Nga r.ll
Kush duhet ta marrë vaksinën kundër COVID-it këtë vit?
foto ilustruese

SHBA- Rregullatori amerikan për ilaçe e ka autorizuar intervenimin në vaksinat kundër koronavirusit – që e shkakton sëmundjen COVID-19 – të krijuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna, teksa bëhen përgatitjet për fushatë vaksinimi në sezonin e vjeshtës.

Vendimi për vaksinën e tretë të krijuar nga Novavax vazhdon të jetë nën shqyrtim. Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe i ka miratuar vaksinat e reja për personat mbi moshën 12-vjeçare e më lart dhe i ka autorizuar për përdorim emergjent për fëmijët e moshave 6-11 vjeç.

Këshilluesit e Qendrave amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) do të takohen të martën për t’i diskutuar rekomandimet se kush duhet t’i marrë vaksinat këtë vit.

Shefja e CDC-së, Mandy Cohen ka thënë muajin e kaluar se pret që vaksinat të jepen çdo vit, mirëpo jo të gjithë mjekët pajtohen se ato duhet marrë aq shpesh.

Situata epidemiologjike në Kosovë
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në periudhën 9 gusht – 22 gusht janë regjistruar 46 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Mosha mesatare e të infektuarve ka qenë 43-vjeç. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Prishtinë dhe Kamenicë. Sipas këtij Instituti, situata epidemiologjike në Kosovë është e qetë. Në Kosovë jepen vaksinat e prodhuara nga Pfizer dhe Astra-Zeneca.

Si ndryshojnë vaksinat e këtij viti?
Pfizer dhe BioNTech, Moderna dhe Novavax kanë krijuar versione të reja të vaksinave të tyre kundër COVID-19.

Për dallim prej dozës përforcuese të vitit të kaluar, që e ka përfshirë një sasi të dobësuar të virusit – të marrë nga varianti Omicron, që atëherë ka qenë dominues – vaksina e këtij viti e shënjestron vetëm variantin XBB.1.5, që është identifikuar më së shpeshti më 2023.

Kompanitë kanë thënë se vaksinat e modifikuara kanë treguar në testimet fillestare se ato funksionojnë kundër nënvarianteve të reja të Omicronit që tani janë duke qarkulluar, përfshirë mutacionin BA.2.86.

A duhet ta marrin vaksinën këtë vit të moshuarit, personat me imunitet të dobësuar dhe gratë shtatzëna?
Ekziston konsensus i gjerë në mesin e mjekëve që këto grupe duhet ta marrin të paktën një vaksinë në vit për t’u mbrojtur nga virusi, për shkak të rrezikut nga sëmurja e rëndë, hospitalizimi dhe vdekja.

Për shembull, Komiteti i Britanisë së Madhe për Vaksina ka thënë se vetëm personat mbi moshën 65-vjeçare dhe disa kategori tjera, udhëzohen ta marrin vaksinën sepse ato përfitojnë më së shumti prej saj.

A duhet ta marrin këtë vaksinë të rinjtë apo personat e shëndetshëm?
Shumë mjekë besojnë se vaksina duhet rekomanduar çdo vit për të gjithë, sikurse në rastin e vaksinave për influenzë – gripin sezonal.

Mjeku William Schaffner, specialist për sëmundje infektive në Universitetin Vanderbilt, ka thënë se rekomandimi i shpejtë është më i miri.

“Secili që i ka mbi gjashtë muaj duhet ta marrë vaksinën kundër gripit. Njëjtë mendoj që duhet të jetë edhe për vaksinën kundër COVID-it”, ka thënë Schaffner.

Mjeku David Boulware, specialist në Universitetin e Minesotas, ka thënë se të rinjve dhe personave të shëndetshëm do t’ua rekomandonte marrjen e vaksinave.

Sipas një hulumtimi që e ka publikuar, personat që i kanë marrë dozat përforcuese kanë pasur simptoma më të lehta dhe më të shkurtra kur janë prekur nga sëmundja.

Mjeku Paul Offit, ekspert për sëmundje infektive në Universitetin e Pensilavanisë dhe anëtar i panelit këshillues për vaksina në Administratën amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, ka thënë se beson që vaksinat duhet t’i marrin në baza vjetore vetëm grupet e rrezikuara.

Ai ka thënë se disa studime kanë treguar që dozat përforcuese nuk kanë mbrojtur te grupet që rrezikohen më pak.A duhet të vaksinohen personat që vuajnë më gjatë nga COVID-i?
Disa të dhëna sugjerojnë se vaksinimi pas infektimit mund të kontribuojë në zbutje të simptomave që te dikush mund të zgjasin.

Megjithatë, mjekët besojnë se rikthimi i virusit mund t’i përkeqësojë simptomat e herës së parë, prandaj vaksinimi mund të ndihmojë në lehtësim të këtij procesi.

A duhet ta marrin fëmijët vaksinën kundër COVID-it këtë vit?
Mendimet janë të ndryshme.

Epidemiologu i Universitetit të Minestotas, Michael Osterholm, ka thënë se fëmijët përbëjnë përqindje të lartë të vdekjeve dhe hospitalizimeve në mesin e personave të infektuar së fundi me COVID.

Ndonëse shkalla e hospitalizimeve është kryesisht e ulët, në muajin e kaluar të rinjtë e moshave 17-vjeçare e më pak kanë përbërë 5-6 për qind të personave të hospitalizuar me COVID-19, në krahasim me rreth 4 për qind në dy vjetët e kaluar, sipas të dhënave të CDC-së.

“Nëse prindërit dëshirojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, ata duhet të lejohen”, ka thënë Osterholm.

Boulware ka thënë se beson që fëmijët nuk kanë nevojë për doza përforcuese, përveç nëse jetojnë me dikë që ka probleme serioze shëndetësore.

Akademia amerikane e Pediatërve ka thënë se do t’i bëjë rekomandimet e veta për fëmijët dhe COVID-in në takimin e radhës së komitetit të CDC-së./REL

covid19

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet