12 Shtator 2023, 14:36
Nga a.l
Kufiri
KOSOVË- Policia e Kosovës tha se në dy raste të ndara më 11 shtator ka zbuluar mallra kontrabandë në afërsi të brezit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur në brezin kufitar Serbi-Kosovë, përkatësisht në zonën e Kamenicës është ndaluar një automjet me targa të Kosovës, i cili “është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Kosovë”. Gjatë kontrollit të automjetit të R.M, shtetas i Kosovës, janë zbuluar mallra që dyshohet të jenë kontrabandë.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën Stublinë-Dobërqan të Gjilanit, ku Policia ka tentuar që të ndalojë një automjet me targa serbe, të cilin po e ngiste, F.M, shtetas i Serbisë.
“Në përpjekje për t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave të Policisë, përveç që ka rrezikuar zyrtarët policorë, i njëjti gjatë vozitjes ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga”, u tha në njoftim.
Policia tha se në këtë makinë gjeti pajisje të ndryshme kontrabandë, “ku vlera e përafërt e tregut arrin shifrën rreth 20.000 euro”.
Edhe në të kaluarën, autoritetet e rendit kanë zbuluar mallra kontrabandë në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu ata kishin thënë se kanë mbyllur disa rrugë alternative në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, që besohet se janë përdorur për të kaluar mallra kontrabandë./ REL
policia e kosoves
Bota
12 Shtator 2023, 14:14
a.l
Krokodil
KINË- Stuhitë e shiut në Kinën jugore kanë vrarë të paktën shtatë persona. Banor...
Bota
12 Shtator 2023, 14:04
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Rregullatori amerikan për ilaçe e ka autorizuar intervenimin në vaksinat kundër koronavirusit – që e...
Bota
12 Shtator 2023, 13:45
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i përshkroi të martën ndjekjet penale me të cilat përballej ish-presi...
Bota
12 Shtator 2023, 13:40
a.l
Arkady Volozh
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar një biznesmen të shquar rus, i cili muajin e kaluar e përshkroi pu...
Bota
12 Shtator 2023, 13:38
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka paraqitur një projekt-propozim në Dumën e Shtetit, dhomën e ulët ...
Bota
12 Shtator 2023, 13:17
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka denoncuar Shtetet e Bashkuara për furnizimin me municione thërrmuese dhe&nbs...
Bota
12 Shtator 2023, 13:06
a.l
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti
KOSOVË- Bashkimi Europian njofton zyrtarisht se takimi i radhës mes kryeministrit ...
Bota
12 Shtator 2023, 12:33
a.l
Mahmoud Abbas
Rreth 190 akademikë palestinezë, artistë dhe aktivistë, e kanë dënuar ashpër fjalimin anti-semitik të...
Bota
12 Shtator 2023, 12:23
a.l
Maroku para dhe pas tërmetit
MAROK- Pamje apokaliptike nga Maroku. BBC ka publikuar një video të disa prej qyteteve më të prekura ...
Bota
12 Shtator 2023, 12:19
r.ll
Susanna Gibson
SHBA- Një kandidate e Partisë Demokratike në shtetin e Virxhinias në SHBA, e cila garon për t’u bërë...