Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, stuhia e fuqishme po godet shtetin e Floridës disa ditë pasi uragani ‘Helene’ shkaktoi viktima dhe dëme të shumta në juglindje të Shteteve të Bashkuara.
SHBA- Presidenti Joe Biden anuloi dje një udhëtim të planifikuar në Gjermani dhe Angola, për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara dhe mbikëqyrur reagimin ndaj uraganit ‘Milton’. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, stuhia e fuqishme po godet shtetin e Floridës disa ditë pasi uragani ‘Helene’ shkaktoi viktima dhe dëme të shumta në juglindje të Shteteve të Bashkuara. Banorët e Floridës po marrin masa për uraganin ‘Milton’, më pak se dy javë pasi shteti juglindor amerikan u godit nga uragani ‘Helene’.
"Jam e frikësuar. Është keq. Po evakuohemi në një hotel shumë larg”, thotë Angela Rivera, banore e Floridës.
"Është shumë e frikshme. Në gjithë jetën time, ky është uragani më i frikshëm që kemi pasur ndonjëherë”, thotë Matthew Betta, banor i Floridës.
Uragani ‘Milton’ parashikohet të arrijë në tokë të mërkurën në mbrëmje me erëra më të fuqishme se të uraganit ‘Helene’.
Presidenti Joe Biden shtyu udhëtimin e tij në Gjermani dhe Angola, që ishte planifikuar për të entjen, për të mbikëqyrur reagimin ndaj uraganit.
“Guvernatori i Floridës ka qenë bashkëpunues. Ai tha se ka marrë gjithë masat. Bisedova përsëri me të dhe i thashë se po bëni një punë të shkëlqyer. E falenderova dhe i dhashë numrin tim personal të telefonit”, tha Presidenti Biden.
Me më pak se një muaj para zgjedhjeve, ish-Presidenti Donald Trump ka deklaruar se qeveria federale po bën pak për të ndihmuar viktimat e uraganit.
Kandidati republikan u përpoq të fitonte pikë politike duke i lidhur pretendimet e tij me rivalen demokrate, Nënpresidenten Kamala Harris.
“Ai dhe ajo po dërgojnë qindra miliarda dollarë në vende të huaja. A e dini se çfarë po u japin njerëzve tanë? 750 dollarë”, tha Trump.
Zonja Harris e ka akuzuar rivalin Trump për përhapje të dezinformatave.
“Është jashtëzakonisht e papërgjegjshme. Ai e ka për vete, jo për ju. Realiteti është se Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave ka shumë burime në dispozicion për njerëzit në nevojë”, tha zonja Harris.
Ndërsa politikanët shkëmbenin sulme, banorët e Floridës po zbatojnë urdhrat e evakuimit të lëshuara nga guvernatori i tyre, Ron DeSantis.
“Kemi aktivizuar 8 mijë trupa të Gardës Kombëtare për të ndihmuar. Kemi në dispozicion 34 avionë kërkim-shpëtimi. Kurrë nuk kemi pasur kaq shumë burime para një stuhie”, tha ai.
Pavarësisht tensioneve të raportuara më herët, republikani DeSantis tha se ka marrë mbështetjen e nevojshme nga administra e Presidentit Biden Uragani Milton po i afrohet me shpejtësi brigjeve perëndimore të Floridës./ VOA
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen AUSTRIA- Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë të mërkur&...
Foto ilustruese LIBAN- Që nga fillimi i luftës të shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit para një viti, përplasjet ndërm...
Seanca KOSOVË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt të mërkurën seanca përgatitore për rastin e sul...
Foto ilustruese LIBAN- Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “korridor ajror humanitar” për të d&...
volodymyr zelenskyy DUBROVNIK- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti të mërkurën në Kroaci për një sa...
Fituesit e çmimit "Nobel" SUEDI- David Baker, Demis Hassabis dhe John Jumper janë fituesit e çmimin "Nobel" në Kimi për pun&eu...
Foto ilustruese SHBA- Një takim i nivelit të lartë i grupit Ramstein të donatorëve të armëve për Ukrainën &eum...
bob woodward SHBA- Donald Trump, në kohën kur ishte President, i dërgoi fshehurazi Vladimir Putinit pajisje testimi për koronavirusin, ...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet që më 9 tetor të zhvillojë një bisedë me kryeministrin izr...
Orban HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vendi i të cilit e ka përsipër kryesimin gjashtëmujor të BE-së, k...