LIVE UPDATES
Bota

Ukraina rrit trysninë ndaj forcave ruse që kanë filluar tërheqjen

Megjithatë nuk është ende e qartë nëse sulmi i befasishëm ukrainas, i filluar pas disa muajsh, mund të sinjalizojë pikën e kthesës në luftën shtatë mujore. Zyrtarët ukrainas folën me entuziazëm dhe shfaqën pamje të forcave të tyre që digjnin flamuj rusë dhe inspektonin tanke të shkatërruar. Në një video, njësitë kufitare ukrainase shfaqen duke hequr një banderolë ku shkruhej “Jemi një popull me Rusinë”.

13 Shtator 2022, 15:30 Nga d.a.
Ukraina rrit trysninë ndaj forcave ruse që kanë filluar
lufta ne ukraine

UKRAINË- Forcat ukrainase rritën trysninë të martën ndaj forcave ruse që po tërhiqen, duke e vazhduar kështu kundërofensivën që ka arritur një avantazh domethënës për Ukrainën dhe i ka dhënë një goditje tronditëse prestigjit të ushtrisë ruse.

Megjithatë nuk është ende e qartë nëse sulmi i befasishëm ukrainas, i filluar pas disa muajsh, mund të sinjalizojë pikën e kthesës në luftën shtatë mujore. Zyrtarët ukrainas folën me entuziazëm dhe shfaqën pamje të forcave të tyre që digjnin flamuj rusë dhe inspektonin tanke të shkatërruar. Në një video, njësitë kufitare ukrainase shfaqen duke hequr një banderolë ku shkruhej “Jemi një popull me Rusinë”.

Kahu i luftës është luhatur herë pas here, dhe aleatët e Ukrainës, si p.sh. zyrtarët amerikanë, kanë qenë të kujdesshëm të mos deklarojnë fitore të parakohshme, pasi Presidenti rus Vladimir Putin ka ende rezerva në ushtarë dhe pajisje që mund t’i vërë në përdorim.

Ishte megjithatë e dukshme se Kremlini hasi në vështirësi për të reaguar ndaj kësaj humbjeje, e cila është më e madhja që kur forcat ruse braktisën planet për të marrë Kievin, në fillimet e luftës.

Në orën e vona të së hënës, Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se forcat ukrainase kanë rimarrë në vetëm pak javë mbi 6 mijë kilometra katrorë, një sipërfaqe sa dyfishi i sipërfaqes së Luksemburgut.

“Lëvizja e trupave tona vazhdon”, tha ai.

Së fundmi, shërbimi i rojes kufitare të Ukrainës tha se ushtria mori nën kontroll Vovchanskun, një qytet vetëm 3 kilometra larg territorit të Rusisë, i cili ishte pushtuar nga forcat ruse që në ditën e parë të luftës.

Megjithëse nuk mund të vërtetohen të gjitha pretendimet për sukseset ushtarake ukrainase, Rusia pranoi se kishte tërhequr forcat nga zonat e rajonit verilindor Kharhiv gjatë ditëve të fundit.

Pati njoftime të shumta për krijimin e një situate kaosi ndërsa tërhiqeshin forcat ruse, si dhe pretendime se pati dorëzime në masë. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se kanë kapur rob aq shumë ushtarë rusë, sa që po vështirësohen për t’i strehuar. Ky pretendim nuk u vërtetua dot menjëherë.

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanan Maliar, tha se Kievi po mundohet të bindë sa më shumë ushtarë rusë që të dorëzohen, duke u hedhur fletushka informative përpara se të mbërrijnë forcat ukrainase.

“Rusët ju përdorin si mish për top. Jeta juaj nuk ka ndonjë domethënie për ta. Juve nuk ju duhet kjo luftë. Dorëzojuni Forcave të Armatosura të Ukrainës”, shkruhet në fletushka.Si një tregues i dëmeve që ka pësuar Moska, shërbimet britanike të zbulimit thanë se një prej njësive primare ruse, Ushtria e Parë e Tankeve Roje, ishte “degraduar rëndë” gjatë luftës dhe se “forcat konvencionale të Rusisë që janë projektuar për t’iu kundërvënë NATO-s janë dobësuar shumë. Do t’i duhen ndoshta vite Rusisë për të ringritur këto kapacitete”.

Sidoqoftë, tërheqja nuk ndali bombardimin rus drejt pozicioneve ukrainase. Në orët e para të së martës, u godit me artileri qyteti Lozova në rajonin Kharkiv, duke vrarë tre persona dhe plagosur nëntë të tjerë, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.

Dhe zyrtarët ukrainas thanë se Rusia vazhdoi bombardimin përreth centralit më të madh bërthamor të Evropës, ku luftimet kanë shtuar frikën për një katastrofë bërthamore. Zona e Nikopolit, që gjendet përball Lumit Dnieper nga centrali bërthamor në Zaporizhia, u bombardua gjashtë herë gjatë natës, por nuk u njoftua menjëherë nëse pati të plagosur, tha guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko.

Sulmet kanë vazhduar pa u ndalur në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, i cili është goditur vazhdimisht me artileri prej disa muajsh.

Presidenti Zelenskyy kritikoi në veçanti Rusinë për sulmet ndaj infrastrukturës energjitike të ndërmarra së fundmi. “Qindra dhe mijëra ukrainas u gjendën në errësirë, pa elektricitet. Shtëpitë, spitalet, shkollat, infrastruktura komunale... objekte që nuk kanë absolutisht të bëjnë me infrastrukturën e forcave të armatosura të vendit tonë”.

Ai tha se kjo tregon vetëm një gjë. “Kjo është një shenjë dëshpërimi e atyre që e sajuan këtë luftë. Kështu reagojnë ndaj mundjes së forcave ruse në rajonin Kharkiv. Nuk kanë çfarë t’u bëjnë heronjve tanë në fushëbetejë”.

Kundërofensiva ka provokuar kritika publike të pazakonta ndaj luftës së Presidentit rus Putin. Ndërkohë, disa prej atyre që dalin në mbrojtje të tij në Rusi e shmangën idenë se suksesi i takon Ukrainës, dhe fajësuan për humbjet armët dhe luftëtarët e ardhur nga Perëndimi.

“Nuk është Ukraina që sulmoi Iziumin, por NATO”, shkruhet në titullin e gazetës së mbështetur nga shteti, Komsomolskaya Pravda, duke iu referuar njërës prej zonave nga ku Rusia tha se ka tërhequr forcat.

Në zona të tjera, banorët e një fshati rus pranë kufirit me Ukrainën u evakuuan pasi artileria ukrainase vrau një person, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Tass. Në këtë artikull citohet drejtuesi lokal në Logachevka, i cili thotë se forcat ukrainase hapën zjarr ndaj një pike kufitare ruse./VOA/

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë