Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush i rruajti fondet e IPARD?. Hasani: Policia e Kosovës bën ligjin në vend
Nis seanca plenare në Kuvend, 1 minutë heshtje për Afrim Bunjakun 2 Tetor, 17:10 Braçe nga Kuvendi Shqi...
Nis seanca plenare në Kuvend, 1 minutë heshtje për Afrim Bunjakun 2 Tetor, 17:10 Braçe nga Kuvendi Shqi...
Plenkoviç: Operacioni në veri të Kosovës, i planifikuar 2 Tetor, 15:08 Rama dhe Plenkoviç: KE t&...
Pishporo-Darzezë 7 ditë në 'luftë' me flakët, mbërrijnë nga Greqia dy avionë 'Canadair' për të...
“Laert Haxhiu, porositës dhe organizator i vrasjeve”/ Flet babai: Akuzat për tim bir janë të pavërteta 2...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Berlini u ka ofruar vetëm “justifikime dhe frikë abstrakte” për mosdhënien e pajisjeve të tilla ushtarake.
UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, akuzoi Gjermaninë, më 13 shtator, se ka injoruar lutjet e Kievit për furnizim me tanke Leopard dhe automjete luftarake të këmbësorisë Marder.
Ai tha se Berlini u ka ofruar vetëm “justifikime dhe frikë abstrakte” për mosdhënien e pajisjeve të tilla ushtarake.
"Sinjale zhgënjyese nga Gjermania, ndërkohë që Ukraina ka nevojë për Leopardët dhe Marderët tani, për të çliruar njerëzit dhe për t'i shpëtuar ata nga gjenocidi", shkroi Kuleba në Twitter.
"Asnjë argument i vetëm racional se pse nuk mund të furnizohemi me këto armë, vetëm frikë abstrakte dhe justifikime. Prej çka ka frikë Berlini që Kievi nuk ka?" shkroi ai.
Rusia e ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Që atëherë, Qeveria gjermane ka furnizuar Kievin me pajisje ushtarake dhe municion e tanke, por jo edhe aeroplanë luftarakë, të cilët i ka kërkuar Ukraina.
Berlini e ka cituar historinë e saj në luftëra, si arsye për veprime të kujdesshme, kur është fjala për furnizim të Kievit me armë të rënda.
Ukraina ka nisur një kundër-ofensivë për të rimarrë territorin në lindje dhe në jug nga forcat pushtuese ruse.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha më 12 shtator se ushtria ukrainase ka rikthyer 6.000 kilometra katrorë territor të pushtuar nga forcat ruse, që prej nisjes së kundërofensivës në fillim të muajit shtator.
Ai i bëri thirrje Perëndimit të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe të përshpejtojë dërgesat e armëve për të lejuar trupat ukrainase të konsolidojnë kontrollin mbi territorin e rifituar./REL/
foto ilustruese HUNGARI- Qeveria hungareze e krahut të djathtë ka lëshuar një dekret përmes së cilit kërkohet që mj...
Joseph Borrell BRUKSEL- Kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Europian ka bërë thirrje për një “ndërp...
Charles BRITANI- Mbreti Charles nuk do të paguajë taksë për pasurinë që ka trashëguar nga mbretëresha e ndjerë...
Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe anëtarëve të një delegacioni rus janë pajisur me viza për të ...
Chikago SHBA- Shiu i dendur goditi të dielën Çikago të SHBA-së, duke përmbytur shtëpi dhe rrugë në të g...
Vucic SERBI- Presidenti serb Aleksandët Vuçiç gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare të sotme, ku n&e...
Kovacevski dhe Mitsotakis GREQI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kres...
Salih Mustafa HAGË- Disa nga dëshmitarët në gjykimin e Salih Mustafës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të...
Ilya Ponomaryov RUSI- Gazetarët rusë, Viktor Zyrjanov dhe Sergei Nosov, janë larguar nga Rusia. Ata kanë ikur nga Moska pasi shtë...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Kundërofensiva e Ukrainës në pjesën verilindore të vendit duket se e kapi Rusinë në befas...