LIVE UPDATES
Bota

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes, fortifikon lindjen

Pengesat kundër tankeve, të ashtuquajturat “dhëmbët e dragoit” dhe telat me gjemba mbulojnë fushat në verilindje të Kupianskut. Kur ka mjegull dhe gjatë orëve të natës, ushtarët ukrainas punojnë për të hapur llogoret ku edhe banojnë vetë. Gjatë gjithë kohës në sfond dëgjohet artileria.

20 Shkurt 2024, 23:02 Nga h.k
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes, fortifikon lindjen
Foto ilustruese

UKRAINË-Ukraina po përshpejton ngritjen e fortifikimeve, ndërsa ndryshon strategjinë e saj ushtarake ndaj Rusisë, për t’u përqëndruar më shumë tek mbrojtja. Forcat ruse kanë shtuar sulmet ndaj qyteteve lindore si Kupiansku dhe Ukraina po reagon duke fortifikuar zonat përreth, ndërsa fiton kohë për të ripërtërirë njësitë ushtarake që do të përballojnë ofensivën e re të Rusisë.

Pengesat kundër tankeve, të ashtuquajturat “dhëmbët e dragoit” dhe telat me gjemba mbulojnë fushat në verilindje të Kupianskut. Kur ka mjegull dhe gjatë orëve të natës, ushtarët ukrainas punojnë për të hapur llogoret ku edhe banojnë vetë. Gjatë gjithë kohës në sfond dëgjohet artileria.

Për arsye sigurie, vendndodhjet e sakta të llogoreve nuk bëhen publike.

“Këtu pas meje mund të shikoni fortifikimet me ‘dhëmbë dragoi’ dhe tela me gjemba. E gjitha kjo alternohet me fusha të minuara. Është një strukturë shumë e thjeshtë, por efikase, për të ndalur këmbësorinë dhe mjetet e rënda të armikut”, thotë Maksimi, oficer në batalionin 123 të brigadës mbrojtëse të Kharkivit.

Ai thotë se fortifikimet ndihmojnë edhe artilerinë ukrainase që të godasë forcat ruse me saktësi.“Është sistem shumë efikas dhe shumë i kuptueshëm. Njësitë tona të artilerisë dinë saktësisht se ku gjenden fortifikimet. Sapo të afrohen personeli dhe mjetet e armikut, ata do të jenë në gjendje të reagojnë me shumë shpejtësi dhe efektshmëri”, thotë Maksimi.

Ushtarët thonë se furnizohen rregullisht me lëndën e drurit dhe trarët që iu nevojiten për llogoret.“Vazhdojmë të hapim llogoret sa më shumë të mundemi. Gërmojmë sa kemi ende kohë. Nëse jo, armiku do të vijë dhe do ta ketë kollaj. Siç është shprehja, sa më thellë të kesh gërmuar, aq më shumë mund të qëndrosh gjallë”, thotë ushtari me pseudonimin “Kandahar”.

Ndërsa bisedojnë me njëri-tjetrin brenda llogoreve, ushtarët ukrainas flasin për mungesat në predha artilerie dhe rekrutë të rinj. Ata i bëjnë thirrje perëndimit për më shumë furnizime dhe të rinjve ukrainas që të vazhdojnë t’i bashkohen ushtrisë për të ndihmuar në këto përpjekje kundër forcave ruse, ndërsa zotohen se do ta mbajnë qytetin e tyre deri në fund.

“Kupiansku po mbahet dhe do të mbahet. I kemi gjërat nën kontroll. Jemi këtu dhe asnjëri nuk do të largohet”, thotë ushtari Andrii.

Ndërsa ushtarët e batalionit 123 vazhdojnë punimet për të fortifikuar qytetin e tyre, pjesë të pashpërthyera të raketave ruse dallohen në shumë rrugë përreth Kupianskut.

lufta ukraine rusi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit