LIVE UPDATES
Bota

Ukraina kërkon ndalimin e vizave për rusët, përveç kundërshtarëve “të vërtetë” të Putinit

Duke folur për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë në margjinat e një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë më 30 gusht, Kuleba tha se Evropa po mashtron veten nëse mendon se vetëm presidenti rus, Vladimir Putin, është fajtor për luftën.

30 Gusht 2022, 22:14 Nga I.A
Ukraina kërkon ndalimin e vizave për rusët, përveç
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë vizat për të gjithë rusët, përveç disidentëve politikë, me arsyetimin se pushtimi i paprovokuar i Rusisë gëzon mbështetje të gjerë në vend.

Duke folur për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë në margjinat e një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë më 30 gusht, Kuleba tha se Evropa po mashtron veten nëse mendon se vetëm presidenti rus, Vladimir Putin, është fajtor për luftën. Përpjekja për ndalimin e vizave ka marrë mbështetje javët e fundit, veçanërisht në mesin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, por është përballur me kundërshtime nga disa anëtarë me peshë të rëndë të BE-së.

Franca dhe Gjermania kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët më 30 gusht, duke thënë se çështja e kufizimit të vizave për rusët do të ishte kundërproduktive, teksa BE-ja po tenton të fitojë “zemrat dhe mendjet” e rusëve që nuk e mbështesin agresionin e paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës.

Për çështjen e ndalimit të vizave duhet një vendim unanim i të 27 shteteve anëtare, në mënyrë që të shndërrohet në sanksion të ri kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Kuleba tha se kundërshtarët "e vërtetë" rusë të Putinit duhet të lejohen të vizitojnë Bashkimin Evropian, por hodhi poshtë idenë se udhëtimi në BE do të ketë ndikim në pikëpamjet e rusëve të tjerë ndaj Putinit ose luftës.

Ai tha se prej kur BE-ja lehtësoi kërkesat në udhëtim për rusët në 2007, Moska ka pushtuar Gjeorgjinë dhe Ukrainën, ka vrarë kundërshtarët politikë në Evropë dhe ka përdorur gazin dhe naftën e saj si armë kundër bllokut. Kjo marrëveshje ka mundësuar lehtësimin e kritereve për marrjen e vizave të BE-së nga rusët, por kjo marrëveshje është pezulluar pjesërisht në fund të shkurtit, duke u pamundësuar udhëtimin në bllok personave të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

Por, rusët e zakonshëm nuk u prekën nga kjo ndalesë dhe ata ende gëzojnë përfitime lehtësuese nga kjo marrëveshje, e cila ul kohën e pritjes dhe të kostos, por edhe kërkon më pak dokumente për aplikim për vizë.

“Pyetja ime është: A funksionon ai ndikim transformues [i udhëtimit të lehtësuar në BE]? Ndoshta ata duhet të shohin se çfarë po ndodh në të vërtetë dhe të pranojnë se këto janë iluzione, "tha ai.

Përderisa BE-ja ka vendosur ndalesa në fluturimet nga Rusia, shumica e udhëtarëve përdorin kufijtë tokësorë për të udhëtuar në shtetet e bllokut.

Marrë nga REL

dmytro kuleba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta