LIVE UPDATES
Bota

Ukraina godet agresorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi

Ukraina kishte kërkuar prej kohësh furnizimin me raketat e reja që dyfishojnë rrezen e veprimit në një gjatësi deri në 300 kilometra. Tetorin e shkuar Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës raketa me rreze më të shkurtër veprimi. Një nga zyrtarët tha se Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës më shumë raketa me rreze të gjerë veprimi në bazë të një pakete ndihme të nënshkruar nga Presidenti Joe Biden të mërkurën.

25 Prill 2024, 07:16 Nga M.B
Ukraina godet agresorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi
Foto ilustruese

UKRAINA- Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi të siguruara nga Shtetet e Bashkuara në fshehtësi. Zyrtarë amerikanë thanë të mërkurën se ushtria ukrainase goditi javën e kaluar një aeroport ushtarak rus në Krime si dhe forcat ruse gjatë natës në një zonë tjetër të pushtuar. Ukraina kishte kërkuar prej kohësh furnizimin me raketat e reja që dyfishojnë rrezen e veprimit në një gjatësi deri në 300 kilometra. Tetorin e shkuar Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës raketa me rreze më të shkurtër veprimi. Një nga zyrtarët tha se Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës më shumë raketa me rreze të gjerë veprimi në bazë të një pakete ndihme të nënshkruar nga Presidenti Joe Biden të mërkurën.

Në muajin shkurt, Presidenti Biden miratoi planin për t’i dhënë Ukrainës një sistem raketash taktike, të njohura si ATACMS. Në muajin mars Uashingtoni përfshiu një numër të konsiderueshëm sistemesh të tilla në një paketë ndihme prej 300 milionë dollarësh, tha një zyrtar. Dy zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti përpara se dërgesa për Ukrainën të bëhej publike, nuk pranuan të jepnin numrin e saktë të raketave të dërguara muajin e kaluar, apo në paketën e fundit të ndihmave.

Për muaj të tërë, Uashingtoni nuk e pajisi Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi si rezultat i drojës se Kievi mund t’i përdorte ato për të goditur në brendësi të territorit rus, çka do ta zemëronte Moskën dhe do të çonte në përshkallëzim të konfliktit. Kjo ishte arsyeja kryesore pse Uashingtoni i dha Ukrainës në tetor raketa me rreze të mesme veprimi, që kapin një distancë prej rreth 160 kilometrash. Admirali Christopher Grady, nënkryetar i Shtatmadhorisë amerikane, tha të mërkurën se Shtëpia e Bardhë dhe planifikuesit ushtarakë shqyrtuan me kujdes rreziqet e ofrimit të raketave me rreze të gjatë dhe vendosën se tani ishte koha e përshtatshme.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press, ai tha se armët me rreze të gjatë veprimi do ta ndihmojnë Ukrainën që të eliminojë nyjet e logjistikës ruse dhe përqendrimet e trupave që nuk janë në vijën e frontit. Zoti Grady nuk pranoi të identifikonte se çfarë armësh specifike po i dërgoheshin Ukrainës, por tha se ato do të jenë “shumë shkatërruese nëse përdoren siç duhet, dhe unë kam besim se do të përdoren siç duhet”.

Të mërkurën, Presidenti Joe Biden miratoi projektligjin që parashikon 95 miliardë dollarë në ndihma për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Zyrtarët ukrainas nuk kanë pranuar publikisht se kanë marrë apo kanë përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS. Por duke falenderuar Kongresin amerikan për miratimin e paketës së ndihmës të martën, Presidenti Volodymyr Zelenskyy vuri në dukje se “pajisjet ushtarake ukrainase me rreze të gjatë, artileria dhe mbrojtja ajrore janë mjete jashtëzakonisht të rëndësishme për rivendosjen e paqes”.

Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara tha se administrata e Presidentit Biden e kishte paralajmëruar Rusinë se nëse Moska blinte ose përdorte raketa balistike me rreze të gjatë, Uashingtoni do ta furnizonte Kievin me raketa të të njëjtit lloj. Rusia mori raketa të tilla nga Koreja e Veriut dhe i ka përdorur ato në fushën e betejës në Ukrainë, tha zyrtari, duke e nxitur administratën e Presidentit Biden që të jepte miratimin për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi./ VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet