LIVE UPDATES
Bota

VOA: Konferencë mbi investimet e BE-së në Shqipëri dhe rajon

Ekspertët besojnë se këto projekte janë një përvojë e bollshme, që të përmirësohen rezultatet me investimet e BE-së me fqinjët, në kuadër të Planit të Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

24 Prill 2024, 22:47 Nga I.A
VOA: Konferencë mbi investimet e BE-së në Shqipëri dhe rajon
Takimi

TIRANË- Bashkimi Europian ka bashkëfinancuar në Ballkanin Perëndimor dekadën e fundit më shumë se 85 projekte infrastrukturore në transport, energji, teknologji dhe mjedis deri në 7.7 miliard euro gjithsej. Ekspertët besojnë se këto projekte janë një përvojë e bollshme, që të përmirësohen rezultatet me investimet e BE-së me fqinjët, në kuadër të Planit të Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Drejtues i kërkimeve në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Ardian Hackaj, thotë për Zërin e Amerikës se ecuria e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ka qenë e mirë, po ashtu edhe tërheqja e financimeve europiane për projekte të ndryshme, por duhet shkurtuar koha nga marrja e financimit deri tek nisja e punës në terren.

“Shqipëria është në një ecuri pozitive në lidhje me përafrimin dhe qasjen ndaj Bashkimit Europian. Për sa u përket projekteve të infrastrukturës, Shqipëria, sipas vëzhgimeve tona, ndodhet mjaft mirë për sa u përket marrjes së financimeve, por duhet vënë theksi në zbatimin e tyre. Shpesh herë kalon një kohë shumë e gjatë nga marrja e financimit, nga nënshkrimi i kredisë, deri në momentin kur ekskavatori fillon dhe gërmon dheun. Kjo periudhë duhet të shkurtohet. Në një kontekst global kaq dinamik, koha është bërë shumë e çmuar”, thotë zoti Hackaj.

Ai i bëri këto komente në çelje të një konference që Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim zhvilloi sot mbi ndërlidhshmërinë shumëpërmasore të Bashkimit Europian me vendet joanëtare si 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbi mundësitë e mëdha që u ofrojnë atyre për zhvillim Procesi i Berlinit dhe Nisma e BE-së Global Gateway.

Zoti Hackaj përmendi si një rast suksesi projektin e gazsjellësit TAP, ndërsa renditi disa nga shkaqet që në rastin e Shqipërisë e tejzgjatin kohën nga marrja e financimit europian deri tek nisja e punës në Kantier.

“Janë disa faktorë: është mungesa e kapaciteteve, është burokracia, janë procedurat e ndryshme, janë problemet inherente ose të brendshme në një proces kaq të ndërlikuar, por rrugët mund të zgjidhen. Kur Shqipëria ndërtoi TAP-in në 8 vjet, një projekt 1.2 miliardë euro, që funksionon në mënyrë të përkryer, i cili për mua është projekti i konektivitetit më i mirë dhe më i suksesshëm në Ballkan, nuk ka arsye të mos zbatohen projekte të tjera, që janë ndoshta më pak të komplikuara se sa ky projekt”, thotë zoti Hackaj.

Përvoja 10-vjeçare e Procesit të Berlinit me Ballkanin Perëndimor, si dhe mundësitë e reja të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor u shqyrtuan sot në konferencën ku morën pjesë politikëbërës nga Bashkimi Europian, nga vendet e anëtare të Bashkimit, nga Ballkani Perëndimor, nga institucione financiare ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit rajonal.

Komisioni Europian ka miratuar një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, mbështetur nga një fond 6 miliardë euro, në mënyrë që vendet e rajonit të përfitojnë investime edhe para se të anëtarësohen në BE. Plani synon të nxitë rritjen ekonomike dhe investimet, e njëkohësisht të përshpejtojë reformat sociale e ekonomike në vendet e rajonit në përputhje me standartet e Bashkimit Europian, ku po përpiqen të integrohen.

Marrë nga VOA

ardian hackaj voa global gateway

Sondazh

Poll

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg