LIVE UPDATES
Bota

Udhëheqësja opozitare e Bjellorusisë: Qytetarët po përballen me agresionin rus dhe imperializmin

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, që është në pushtet që nga viti 1994, është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ka lejuar përdorimin e territorit bjellorus dhe instilacioneve ushtarake për pushtimin rus të Ukrainës.

25 Mars 2024, 20:04 Nga S.N
Udhëheqësja opozitare e Bjellorusisë: Qytetarët po
Svyatlana Tsikhanouskaya

BJELLORUSI- Udhëheqësja opozitare bjelloruse në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya, u bëri thirrje bashkëkombësve të saj që të ngrihen dhe të mbrojnë pavarësinë e shtetit të tyre në dritë të asaj që ajo tha se ishte “agresion rus dhe imperializëm”. Komentet e saj vijnë në kohën kur bjellorusët shënojnë Ditën e Lirisë në nder të përvjetorit të Republikës jetëshkurtër Popullore Bjelloruse, që zgjati për më pak se një vit më 1918.

“Ne jemi përballur me agresionin rus dhe imperializmin dhe duhet të qëndrojmë të fortë në mbështetje të pavarësisë së shtetit tonë”, tha Tsikhanouskaya gjatë një interviste dhënë në Pragë më 25 mars për Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë.

“Ne duhet ta vazhdojnë me integritet dhe dinjitet punën e nisur nga paraardhësit tanë. Është e domosdoshme që kjo luftë të mos zgjasë pafundësisht, duke lejuar brezit tonë të ruajë pavarësinë dhe sovranitetin tonë”, tha ajo.

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, që është në pushtet që nga viti 1994, është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ka lejuar përdorimin e territorit bjellorus dhe instilacioneve ushtarake për pushtimin rus të Ukrainës.

Rusia dhe Bjellorusia më 1999 po ashtu krijuan të ashtuquajturin bashkim të shtetit, një trup mbikombëtar i përbërë nga dy shtetet, me synimin e shpallur që eventualisht të dyja shtetet të bashkoheshin. Megjithatë, Lukashenka ka shtyrë zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje.

Lukashenka pretendon se ka fituar mandatin e gjashtë gjatë zgjedhjeve të gushtit të vitit 2020. Përderisa rezultatet zyrtare ia dhanë Lukashenkas fitoren, opozita dhe shumë qeveri perëndimore dhe organizata thanë se votimet u manipuluan dhe se Tsikhanouskaya, e cila garoi për presidente pasi zuri vendin e burrit të saj pas arrestimit të tij, në fakt kishte fituar zgjedhjet.

Burri i saj, Syarhey Tsikhanouski, u arrestua para zgjedhjeve për t’ia ndaluar atij regjistrimin si kandidat. Ai është dënuar më 2021 me 18 vjet burgim për nxitje të trazirave masive, nxitje të urrejtjes shoqërore, pengim të aktiviteteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organizim të aktiviteteve për pengim të rendit shoqëror. Të gjitha këto akuza ai dhe mbështetësit e tij i kanë hedhur poshtë dhe i kanë cilësuar si të motivuara politikisht.

Pas zgjedhjeve, Lukashenka shtypi ashpër disidentët dhe shoqërinë civile, duke arrestuar qindra persona dhe duke detyruar shumicën e figurave opozitare të shtetit, përfshirë Tsikhanouskayan, që të largohen nga shteti për shkak të frikës për sigurinë dhe lirinë e tyre.

Tsikhanouskaya po ashtu shprehu mbështetje të fuqishme për Yulia Navalnaya, të venë e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili vdiq më 16 shkurt në një burg rus në Arktik nën rrethana të dyshimta. Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë

“E kuptoj që ne kemi shumë ngjashmëri. Burri im është i burgosur politik dhe Yulia ka përjetuar një tragjedi”, tha Tsikhanouskaya.

“Ajo është një grua jashtëzakonisht e fortë dhe shpresoj që të mund të bashkojë popullin rreth vetes, veçmas opozitën, në mënyrë që të mos humbë kontaktin me rusët dhe të jetë në gjendje t’iu tregojë se ajo para së gjithash punon për ta”, shtoi ajo.

Tsikhanouskaya tha se do të ishte vitale për opozitën ruse të qartësojë se ata “do të hiqnin dorë nga ambiciet e tyre imperialiste, të respektojnë kufijtë tanë dhe të mbështesin aspiratat tona evropiane”, duke shtuar se ajo beson që Navalnaya “ka potencialin që të arrijë këtë, e mbështetur nga një ekip i fuqishëm, por thelbësore për të është që të krijojë lidhje me popullin”.

Marrë nga REL

bjellorusia rusia

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara