LIVE UPDATES
Bota

Turqia, parajsë për bandat mafioze! Mes tyre grupe kriminale nga Shqipëria e Ballkani

Para një muaji u tha se policia turke ka arritur të arrestojë gjithë drejtuesit e bandës “Comanchero”, bandë me aktivitet në gjithë botën. Mes të arrestuarve bëjnë pjesë disa kriminelë nga Australia dhe Zelanda e Re, që kërkohen me urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli. Yerlikaya postoi edhe video të xhiruara gjatë arrestimeve.

29 Dhjetor 2023, 08:47 Nga A.B

Turqia, parajsë për bandat mafioze! Mes tyre grupe kriminale nga

“Kombi im i nderuar, ne kemi arrestuar sot në Alanja dhe Stamboll tre gangsterë të rangut të lartë që ishin në kërkim,” deklaroi këtë javë për mediat sociale ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. “Sado të fuqishme të jenë këto banda, me çfarëdo fletë-arrestimi të kërkohen, ne do t’ua marrim shpirtin,” tha me frymë luftarake, ministri i Brendshëm turk.

Që kur ai ka marrë postin në muajin qershor, nuk kalon asnjë ditë pa arrestuar ndonjë kriminel të rrezikshëm. Mes të arrestuarve ka nga ata që merren me tregtinë e drogës, që japin para me fajde të mëdha, trafikantë qeniesh njerëzore, mashtrues dhe hajdutë, por edhe koka të rëndësishme të bandave ndërkombëtare që kanë hedhur rrënjë vitet e fundit në Turqi.

Kështu ndodhi edhe ditët e fundit. Ministri i Brendshëm Yerlikaya shkruajti në X, ish-twitter, se janë arrestuar Thomas Josef K., bosi i një rrjeti të madh polak droge, Daniel Alexander M., që është në kërkim në Gjermani pasi ka pasur lidhje me një ngarkesë disatonëshe kokaine të kapur dhe P. Jin-king, shefi i një rrjeti kinez mashtrimesh. Vetëm javën e fundit ministri deklaroi arrestimin e kryetarëve të tri bandave belgo-britanike, vietnameze dhe arabe.

Para një muaji u tha se policia turke ka arritur të arrestojë gjithë drejtuesit e bandës “Comanchero”, bandë me aktivitet në gjithë botën. Mes të arrestuarve bëjnë pjesë disa kriminelë nga Australia dhe Zelanda e Re, që kërkohen me urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli. Yerlikaya postoi edhe video të xhiruara gjatë arrestimeve.

Sinjalet që tregojnë se bandat ndërkombëtare janë vendosur në Turqi, janë shpeshtuar prej kohësh. Atentatet dhe goditjet me armë nuk kanë qenë të pakta, por ka pasur edhe shumë raporte gazetarësh investigativë. Por para marrjes së postit nga Yerlikaya kundër këtyre grupeve pothuajse nuk ka pasur fare hetime serioze dhe lëshime fletë-arrestesh. Sepse ministri i mëparshëm i Brendshëm, Süleyman Soylu, kishte vetë lidhje me mafien.

Në kohën kur ministër ka qenë Soylu, u liruan nga burgu drejtues mafiozë të botës turke të krimit. Kështu Turqia u kthye në vend të preferuar për kriminelët ndërkombëtarë, sidomos ata nga Serbia, Shqipëria, Azerbajxhani, Rusia dhe Mali i Zi. Ata kanë sjellë me vete edhe konfliktet e tyre, gjë që e tregon rasti i Jovan Vukotic-it, një bosi droge nga klani Skaljari i Ballkanit. Më 8 shtator 2022, Vukotic u vra në Stamboll. Siç kanë bërë të ditur hetimet, ai mendohet të jetë vrarë nga një grup mafioz vendas, për të marrë shpërblimin prej 1,5 milionë eurosh që ishte vënë për vrasjen e tij. Porosia për vrasje është dhënë nga klani rival, klani Kavaci.

Kavac dhe Skaljari, dy klane droge nga qyteti port malazez i Kotorit, kanë rreth dhjetë vjet që bëjnë luftë të vërtetë nëpër Europë. Nga konflikti i përgjakshëm i tyre, janë vrarë 50 vetë në disa vende të ndryshme. Pyetur nga Deutsche Welle në vitin 2022, Zyra Federale gjermane e Kriminalistikës, BKA pati bërë të ditur se prej disa kohësh Turqia është kthyer në vend të preferuar edhe për grupimet kriminele nga Ballkani Perëndimor.

Kontrollet e autoriteteve turke kanë treguar se si këto grupe ushtrojnë aktivitetet e tyre nga Spanja në Turqi. Fotografitë dhe dokumentet e konfiskuara tregojnë për rrëmbime, tortura dhe vrasje.

Ligje liberale dhe pasaportat e arta

Për ekspertët ka arsye të mjaftueshme pse për shumë kriminelë Turqia është kthyer vitet e fundit në atdheun e dytë. Së pari, ligjet kundër pastrimit të parave janë liberale. Së dyti, qeveria jep çdo vit amnesti për kriminelët ekonomikë. Së treti, për shumë vende ekziston mundësia e udhëtimit pa vizë. Dhe së katërti, të pasurit mund të marrin pa humbur kohë nënshtetësinë turke.

Kush investon 500 mijë dollarë në Turqi, ose i bllokon këto para për tre vjet në një llogari bankare, ose kush blen pasuri të patundshme me vlerë prej 400 mijë dollarësh, mund të kërkojë nënshtetësinë turke. Sipas Kristin Surak-ut, nga London School of Economics and Political Science, që ka shkruar një libër të ri për të ashtuquajturat “Pasaporta të arta”, në gjithë botën marrin me anë të kësaj mënyre çdo vit nënshtetësinë e një vendi tjetër rreth 50 mijë vetë. Dhe gati gjysma e këtyre “pasaportave të arta” jepen nga Turqia.

Edhe drejtues bandash ndërkombëtare mund të marrin nënshtetësinë turke, nëse plotësojnë kushte e zakonshme dhe nëse kundër tyre nuk është lëshuar ndonjë urdhër-arrest nga Interpoli, deri në momentin e marrjes së nënshtetësisë.

Furkan Sezer, ish-shef i sektorit të kriminalitetit ekonomik në policinë e Stambollit, ka vite që e vëzhgon këtë skenë. Sipas tij, shumë kriminelë marrin një herë nënshtetësinë, vendosen në vend dhe më pas sjellin edhe pasurinë me vete. Falë amnestisë së përvitshme, kjo gjë është thjeshtuar shumë. Kjo gjë i krijon mundësinë njerëzve ose personave juridikë, që të deklarojnë tek autoritetet financiare, pasurinë e paregjistruar që sjellin nga jashtë ose brenda vendit, dhe ta bëjnë këtë pjesërisht edhe duke mos paguar taksa.

Në këtë mënyrë shumë para, origjina e të cilave nuk dihet, futet në qarkullim në rrjetin legal financiar. Ozan Bingöl, ekspert për taksat, e kritikon këtë praktikë. “Zakonisht kriminelët paguajnë për të larë paratë 15 deri 20 përqind të vlerës,” thotë ai. Kurse qeveria turke, u ofron atyre legaligim pa taksa. Kjo hap dyert dhe dritaret për kriminelët, mendon ai. Bingöl ankohet se autoritetet nuk kanë kompetencë për të luftuar pastrimin e parasë. “Nëse sot vjen papritur dikush me një milionë dollarë, autoritetet nuk lejohen të pyesin nga vjen kjo para,” thotë ai. Një nga gjërat e para që bëri qeveria e tanishme e AKP, kur mori pushtetin në vitin 2002 ka qenë vënia në jetë e këtij ligji, thotë Bingöl.

Edhe për investime në kripto-monedha digjitale ka mungesë të madhe ligjesh, gjë që sipas Bingöl-it josh bandat ndërkombëtare të vendosen në Turqi. Sipas mendimit të tij, këto investime duhet të rregullohen sa më shpejt.

Që Ankaraja duhet të luftojë më ashpër pastrimin e parave, e ka konstatuar edhe Instituti Ndërkombëtar për Luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, FAFT (Financial Action Task Force). Dy vjet më parë FAFT e futi Turqinë në të ashtuquajturën Listë gri. Që prej asaj kohe Turqia ndodhet nën vëzhgim të kujdesshëm. Kur të vijë afati tjetër i kontrollit, qershorin e ardhshëm, Ankaraja shpreson të dalë nga lista gri, sepse ekonomia e saj ashtu kështu është e lodhur shumë.

Nëpërmjet politikës jo konvencionale të përqindjeve të interesit, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka futur vendin në krizë të thellë. Lira turke ka vite që humbet në vlerë dhe inflacioni është duke u rritur përditë. Së fundmi niveli inflacionit ka qenë 61 përqind. Përzierja e Erdoganit me politikën e parasë dhe me drejtësinë ka trembur edhe investitorët e huaj.

Por vendi ka nevojë për to. Ministri i ri i Financave, Mehmet Simsek, që mori drejtimin e financave pas zgjedhjeve të majit, është duke u përpjekur të joshë donatorët ndërkombëtarë të vijnë në Turqi. Ai është shpesh i pranishëm në parketet ndërkombëtare dhe përpiqet të nxisë futjen e parasë së freskët në Turqi dhe rritjen e besimit ndaj Turqisë. Por për të siguruar këtë gjë, duhet të kryejnë të gjithë detyrat e shtëpisë. Jo vetëm ministri i Financave, por edhe ministri i Brendshëm, duke luftuar kriminalitetin e organizuar./DW

shqiperia

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin