LIVE UPDATES
Bota

Analistët: Protestat në Serbi, reagim ndaj dobësimit të demokracisë

Aktivistë serbë dhe njohës të rajonit thonë se ato janë rezultat i pakënaqësive nga politikat e ndjekura që i japin përparësi stabilitetit dhe jo demokracisë.

28 Dhjetor 2023, 23:01 Nga I.A
Analistët: Protestat në Serbi, reagim ndaj dobësimit të
Protestat

SERBI- Pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi me 17 dhjetor, përkrahësit e opozitës filluan protestat kundër parregullsive që, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, i krijuan avantazh Partisë Progresive Serbe të Presidentit Aleksandër Vuçiç. Protestat në Beograd janë përshkallëzuar dhe opozita ka bërë thirrje për një protestë gjithëpopullore këtë fundjavë. Aktivistë serbë dhe njohës të rajonit thonë se ato janë rezultat i pakënaqësive nga politikat e ndjekura që i japin përparësi stabilitetit dhe jo demokracisë.

Rrugët e Beogradit sërish janë të mbushura me protestues. Përkrahësit e opozitës “Serbia Kundër Dhunës”, po kundërshtojnë një mori parregullsish të identifikuara nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, përfshirë ato për bashkinë e Beogradit.

Protestat, që zakonisht fillojnë në orët e mbrëmjes, u përshkallëzuan fundjavën e kaluar kur një grup pjesëmarrësish u përpoqën të hyjnë me forcë në ndërtesën e bashkisë së Beogradit. Në përpjekje për t’i ndaluar, policia përdori gaz lotsjellës dhe u përplas me ta.

Partitë opozitare dhe organizata të shoqërisë civile, që po kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe fitoren me 47 për qind të Partisë Progresive Serbe të Presidentit Aleksandar Vuçiç, kanë bërë thirrje për një protestë popullore për ditën e shtunë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, drejtorja e organizatës Fondi Evropian për Ballkanin Aleksandra Tomaniç thotë se protestat në Serbi po zhvillohen nën hijen e një krize të thellë politike që u parapriu zgjedhjeve të parakohshme.

“Ajo që shohim janë qytetarë të gatshëm të mbrojnë votën e tyre, qytetarë që nuk pranojnë manipulimin e zgjedhjeve dhe që nuk duan të rrinë duarkryq. Ajo që pamë ditën e zgjedhjeve ishte një manipulim shumë i qartë, ndonëse nuk ishte hera e parë," thotë ajo. "Dimensioni i ri në këto zgjedhje ishte se e tëra u bë shumë haptas... Një tjetër risi ishte se më në fund vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve i bën të ditura ato që i panë. Tani kemi raporte nga OSBE-ja, nga anëtarë të Parlamentit Evropian. Janë të dokumentuara, të shkruara dhe tani mund të hetohen".

Sipas ish-diplomates amerikane Jennifer Brush, e cila ka shërbyer në poste të larta diplomatike në Serbi dhe Kosovë, përfshirë edhe si drejtore e Zyrës për Ballkanin në Departamentin amerikan të Shtetit në vitet 2012-2014, situata në Serbi është zhgënjyese, por jo befasuese.

“Fatkeqësisht, shoh ngecje dhe nuk shoh ndonjë ndryshim. Ka pasur shpresë se deri në këtë fazë të përpjekjes së pretenduar të Serbisë për t’u anëtarësuar në BE, do të kishim qenë dëshmitarë të një përparimi më të madh të qeverisë së Serbisë për ta bërë vendin më tërheqës për Bashkimin Evropian. Por, në vend të kësaj, po luan lojën duke u përpjekur të bëhet tërheqëse si për BE-në edhe për Rusinë dhe diçka e tillë thjesht nuk shkon… Pas asaj që po ndodh në Ukrainë dhe faktit që Rusia qëndron prapa shumë gjërave, përfshirë në Kosovë, nuk mund të jesh me dyja. Vuçiçit i duhet të zgjedhë dhe duket që ka bërë zgjedhjen e tij sepse gjithsesi nuk po e bën Serbinë më të lakmueshme për BE-në dhe është për të ardhur keq,” thotë zonja Brush.

Sipas drejtores së Fondit Evropian për Ballkanin, edhe në të kaluarën janë dokumentuar parregullsi të procesit zgjedhor, por ato janë injoruar, ndërkohë që tani ato kanë zgjuar reagime ndërkombëtare. Ndonëse sipas zonjës Tomaniç jo të gjitha mesazhet nga komuniteti ndërkombëtar kanë qenë të qarta:

“Departamenti i Shtetit gjithashtu ka kërkuar që institucionet të hetojnë ato që ndodhën. Por, në të njëjtën kohë po shohim që ambasadori amerikan në Serbi është ende shumë miqësor dhe po i konsideron të dyja palët njëlloj përgjegjëse. Pra ende po shohim mesazhe të përziera. Institucionet këtu nuk po reagojnë ndërkohë që Presidenti i Republikës po i vlerëson zgjedhjet si më të drejtat dhe më të mirat të mbajtura ndonjëherë. Pra, Serbia është në krizë të thellë, të cilës për momentin nuk i shihet fundi,” thotë Tomaniç.

Zonja Tomaniç thotë se fakti që disa deputetë serbë janë në grevë urie për të tërhequr vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare për zhvillimet në Serbi tregon se sa e rëndë është situata.

“Kjo tregon nivelin e dëshpërimit ku kemi rënë, duke i dhënë prej dekadash përparësi stabilitetit ndaj demokracisë, ngaqë nuk mund të kesh stabilitet pa demokraci,” shtoi ajo.

Në përfundim të procesit zgjedhor, vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që vëzhguan zgjedhjet e 17 dhjetorit, vlerësuan se trysnia ndaj votuesve, krahas rolit të Presidentit dhe përparësive të partisë në pushtet, minuan procesin zgjedhor dhe “krijuan një fushë të pabarabartë për garë.”

Presidenti Vuçiç i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për manipulim të rezultatit zgjedhor dhe ka akuzuar protestuesit se me ndihmën e lojtarëve të jashtëm po mundohen të rrëzojnë nga pushteti qeverinë e tij.

“Kohë pas kohe më duket se jo vetëm kundërshtarët tanë politikë, por edhe mësuesit e tyre nga jashtë, mendojnë se të gjithë në këtë vend janë idiotë dhe se askush nuk ka sy, veshë dhe se askush nuk kupton se çfarë ndodhi (të dielën). Të gjithë e panë se për gati tri orë policët dhe pronat e qytetarëve të Serbisë u sulmuan brutalisht nga ata që janë të vendosur të shkatërrojnë demokracinë në Serbi dhe vullneti zgjedhor të popullit tonë,” deklaroi zoti Vuçiç.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka falënderuar Rusinë për informacionin, siç deklaroi ajo, mbi protestat e dhunshme kundër rezultatit të zgjedhjeve. Ndërkohë, ambasadori rus në Serbi, sipas agjencive të lajmeve, pas takimit me zotin Vuçiç u tha mediave ruse se presidenti i Serbisë ka “dëshmi të pamohueshme” se Perëndimi po nxit protestat e opozitës në Beograd.

Për ish-diplomaten amerikane Brush, e cila ka shërbyer si zëvendësambasadore amerikane në Beograd por nuk flet më në emër të qeverisë amerikane, këto pretendime janë pjesë e një skenari tashmë të njohur të përhapur nga Rusia nëpër të gjithë hapësirën e ish-Bashkimit Sovjetik dhe taktikë që tani po e përdorin në Serbi.

“Të dëgjosh këto akuza të pabaza vazhdimisht nga një udhëheqës serb që këshillohet të thotë këtë gjë nga një ambasador rus flet shumë për bazën e këtyre pretendimeve dhe kjo ndodhë vazhdimisht. A janë amerikanët dhe BE-ja, ndikimi i jashtëm prapa këtyre demonstratave? Mendoj se është një justifikim shumë i dobët i qeverisë së Serbisë që nuk pranon që njerëzit e tyre, për arsyet e tyre janë shumë të zhgënjyer dhe thjesht të frikësuar për drejtimin që po merr vendi i tyre,” thotë zonja Brush.

Sipas zonjës Tomaniç, protestat do të vazhdojnë sepse në sheshet e Beogradit po luftohet për të drejta bazë dhe për demokraci.

“Dorëzimi nuk është opsion, kjo është ende një betejë, që nëse nuk fitohet, atëherë përse do na duheshin zgjedhje të tjera?,” thotë ajo.

Zonja Brush thotë se suksesi i Ballkanit varet nga një Serbi funksionale dhe se Serbisë tani i duhen udhëheqës që mbrojnë interesat e saj.

“Serbisë i duhet dikush që mbron Serbinë dhe që nuk lejon që Serbia të bëhet vegël e Rusisë. Është fare lehtë për Rusinë të krijojë kaos në Ballkan. Nuk i duhet të shpenzojë burime politike, diplomatike apo ekonomike. Nuk i duhet të shpenzojnë asgjë për të krijuar kaos në Ballkan sepse Serbia po kryen punën e tyre,” thotë ajo.

Sipas saj, ky nuk është një rol që serbët që jetojnë në Serbi duan që të luajë vendi i tyre.

Marrë nga VOA

aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet