LIVE UPDATES
Bota

"Turet e udhëtimit të tij po zemërojnë aleancën", DW: A mund t'i hiqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të BE-së?

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vendit që mban presidentin e radhës po zemëron BE me turet e udhëtimit nëpër botë. Por a mund t'i merret Hungarisë presidenca e BE?

15 Korrik 2024, 08:28 Nga r.ll
"Turet e udhëtimit të tij po zemërojnë
viktor orban, donald trump

HUNGARI- Që prej marrjes së Presidencës së Këshillit të BE-së, më 1 korrik kryeministri hungarez ka shkaktuar zemërim në BE. Fillimisht ai vizitoi presidentin rus, Vladimir Putin, më pas udhëtoi në Pekin për t'u takuar me Presidentin Xi Jinping. Dhe së fundi, Orban u largua herët nga samiti i NATO-s në Uashington për t'u takuar me ish-presidentin amerikan Donald Trump. BE nxiton të thotë, se Orban nuk flet në emër të BE. Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz e theksoi këtë.

Shumë qeveri të BE-së po e humbasin ngadalë durimin. Orban po e bën veten një mjet të bindur të diktatorit në Kremlin, shkroi kryeministri polak Donald Tusk me qartësi të pazakontë në platformën e mesazheve të shkurtra X. Kryeministri hungarez duket se ndihet i sigurt nga pasojat - por ai mund të gabojë.

Paralajmërime të hershme

Parlamenti Evropian paralajmëroi nga dhënia e presidencës Orbanit në një rezolutë më shumë se një vit më parë. Hungaria nuk është në gjendje ta përmbushë këtë detyrë "në një mënyrë të besueshme", thuhej në rezolutë. "Kjo do të ishte sikur ta bëje një nxënës të dhunshëm drejtor shkolle", paralajmëroi në atë kohë eurodeputeti i FDP-së, Moritz Körner. Rezoluta u miratua me 442 vota, 144 deputetë ishin kundër dhe 33 abstenuan. Vendeve anëtare të BE-së iu kërkua të gjenin një "zgjidhje të përshtatshme" sa më shpejt të ishte e mundur - por asgjë nuk ndodhi sepse rezoluta nuk ishte detyruese.

BE nuk ka parë kurrë më parë një presidencë si kjo

Tanimë europarlamentarët ndihen të konfirmuar në pikëpamjen e tyre. "Presidenca e Këshillit duhet t'i hiqet Viktor Orbanit. Në fakt, ai nuk duhet ta kishte marrë atë që në fillim," deputeti i Parlamentit Evropian, Daniel Freund nga të Gjelbrit, një nga kritikët më të ashpër të Orbanit. Një presidencë si kjo, BE nuk e ka parë më parë, thotë Freund. Një vend që BE i ka ngrirë një pjesë të madhe të fondeve për shkak të "shkeljeve të shumta të shtetit ligjor dhe korrupsionit" nuk duhet të flasë për të gjithë BE-në dhe "sigurisht nuk duhet të shfaqet në këtë mënyrë në Moska dhe Pekini”, thekson ai.

Dy modele kundër Orban

Do të kishte dy mënyra për të korrigjuar këtë gabim: BE-ja mund të prezantojë kritere që një vend duhet të përmbushë për të marrë presidencën e Këshillit. Një pjesë e këtyre kritereve mund të jetë që një vend kundër të cilit janë në vazhdim procedurat për shkeljen e vlerës themelore dhe të cilit Komisioni i BE-së i mban fondet për shkak të shkeljeve të sundimit të ligjit, mund të mos e marrë presidencën. Kjo është një ide që qarkullon këto ditë në Bruksel.

Një alternativë tjetër që dëgjohet edhe në grupet parlamentare: të afrohet data e fillimit të presidencës së ardhshme. Kjo do të bënte që Polonia, pasardhësja e radhës do ta merrte këtë rol që në dhjetor. "Dëmi që shkaktoi Orban në javët e para të presidencës së tij të Këshillit nuk duhet të vazhdojë pa u ndëshkuar," kërkojnë Freund dhe deputetë të tjerë evropianë.

Shkelje e parimit të besnikërisë

Por pyetja thelbësore mbetet: A mund të shkarkohet Orban nga posti i tij në BE apo BE ka mënyra të tjera si t'ia tregojë vendin? Daniel Hegedüs, ekspert i Evropës Qendrore dhe Lindore në qendrën studimore, Marshall Fund në Berlin, beson se kjo është e mundur. Orbani është i detyruar të veprojë me besnikëri dhe solidaritet për BE, por ai e ka shkatërruar këtë parim si kryetar i presidencës. Po ashtu ai nuk ka kompetenca të politikës së jashtme.

Vërtet Orban siguroi në një letër drejtuar krerëve të qeverive të BE-së se ai nuk po udhëtonte në Moskë dhe Pekin në emër të BE-së. Por, sipas Hegedüs, ai perceptohet gjithmonë si një përfaqësues zyrtar i BE-së dhe duhej të ishte i vetëdijshëm për këtë: "Jo vetëm një tërheqje e presidencës, por edhe një tërheqje e të drejtës së votës është e vonuar dhe gjithashtu e mundur", thotë studiuesi.

Masat e para kundër Orban

Megjithatë, shumë diplomatë të BE-së janë skeptikë dhe qeveritë e BE-së duket se po i shmangen tërheqjes së presidencës. Në takimin e tyre të fundit, ambasadorët e BE-së e shprehën hapur zemërimin e tyre ndaj Orbanit. Por një "tërheqje" e presidencës së BE nuk ishte në rendin e ditës dhe nuk do të jetë çështje në të ardhmen", shpjegoi më pas ministri hungarez për Evropën, Janos Boka. Megjithatë disa shtete kanë marrë masa demonstrativisht. Lituania njoftoi se nuk dërgojë "përkohësisht" ministrat e saj në takime që mbahen në Hungari në kuadrin e presidencës, por kjo vlen për takime jozyrtare. Në vend të ministrave do të dërgohen përfaqësues të lartë. Suedia gjithashtu njoftoi se nuk do të dërgonte ministra në Budapest. Estonia, Letonia dhe qeveri të tjera të BE-së duan të ndjekin këtë shembull, por nuk kanë dhënë ende detaje./DW

viktor orban hungari keshilli i be

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje