23 Prill 2025, 09:54
Nga N.F
Trump
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi të martën planet e saj për të hequr gradualisht ngjyrosjen artificiale të ushqimit, një masë që përgjithësisht mbështetet nga shkencëtarët. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se po eliminon të gjitha ngjyrat ushqimore me origjinë nga nafta në SHBA.
"Gjatë 50 viteve të fundit, fëmijët në Shtetet e Bashkuara kanë jetuar gjithnjë e më shumë në një supë toksike me kimikate artificiale," tha Macari duke cituar kërkime që lidhin ngjyruesit artificial me diabetin, hiperaktivitetin dhe madje edhe kancerin.
Siç shpjegoi sekretari amerikan i shëndetësisë Robert Kennedy Jr. gjatë së njëjtës konferencë për shtyp, përpjekjet për të hequr ngjyruesit artificialë nga ushqimi janë të nevojshme për të trajtuar sëmundjet kronike te fëmijët. Macari shpjegoi se FDA do të fillojë me heqjen e licencës për dy ngjyra artificiale në muajt e ardhshëm dhe do të punojë me industrinë ushqimore për të eliminuar gjashtë të tjera deri në fund të vitit të ardhshëm.
Administrata e mëparshme e demokratit Joe Biden kishte ndaluar tashmë ngjyrën artificiale të quajtur "Red 3" në Amerikën e Veriut dhe E127 në Evropë. Kjo substancë është e njohur për më shumë se 30 vjet se shkakton kancer te kafshët.
Ndër ngjyrat artificiale që administrata Trump dëshiron të eliminojë, "Red 40" (i njohur si E129 në Evropë), "Yellow 5" (E102) dhe "Yellow 6" ( E110) janë ato më të përdorura nga industria ushqimore, shpjegoi Peter Larry, president i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit në Qendrën për Shkencën në Interes Publik (CSPIAF).
Këto substanca gjenden në drithëra, salca, pije dhe madje edhe karamele, por "asnjë prej tyre nuk ka ndonjë vlerë ushqyese". Makari theksoi se kalimi nga bojërat artificiale në ato natyrale nuk do të rrisë çmimet e produkteve. Ai sugjeroi gjithashtu që industritë ushqimore të përdorin përbërës të tillë si lëng shalqiri, karrota ose panxhari për t'i dhënë ngjyrë ushqimeve të tyre.
trump ngjyrues artificial ne ushqim
Bota
23 Prill 2025, 09:20
N.F
Xi Jinping
KINA- Presidenti kinez Xi Jinping ditën e sotme është shprehur se tarifat doganore dhe luftërat tregtare minojnë t...
Bota
23 Prill 2025, 09:27
r.ll
pamje nga vatikani
VATIKAN- Arkëmorti i Papa Françeskut ka kaluar nën kullën e madhe të kambanave, me procesionin që tani ...
Bota
23 Prill 2025, 09:00
N.F
Foto
HAITI- Një spital në Haitin qendror është detyruar të mbyllet për shkak të përkeqësimit të...
Bota
23 Prill 2025, 08:50
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
BANGKOK- Pamje shokuese janë publikuar në rrjet ku duket një grua që sjell në jetë një fë...
Bota
23 Prill 2025, 08:44
N.F
Foto ilustustruese
RUSI- Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një baz...
Bota
23 Prill 2025, 08:33
r.ll
musk dhe trump
SHBA- Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka deklaruar se do të zvogëlojë rolin e tij në administratën e Donald Trump pasi ...
Bota
23 Prill 2025, 08:30
N.F
Binjaket
AUSTRALI- Dy motra binjake identike nga Australia po pushtojnë internetin, jo vetëm për historinë e tyre të një...
Bota
23 Prill 2025, 08:19
N.F
Foto
ANGLI- Imazhet e inteligjencës artificiale të abuzimit seksual të fëmijëve po bëhen dukshëm më realiste. Rapo...
Bota
23 Prill 2025, 08:24
r.ll
foto ilustruese
SERBI- Ka disa ditë që flitet se policia mund të thyejë bllokadën studentore të Radio Televizionit të&nb...
Bota
23 Prill 2025, 08:22
r.ll
foto ilustruese
PODGORICA- Kuvendi i Malit të Zi i ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjet që ratifikojnë Marrëv...