LIVE UPDATES
Bota

Trump përshkallëzon gjithnjë e më shumë masat/ Venezuela në fokus të gjeopolitikës! Cilat janë qëllimet e Kinës, SHBA-së dhe Rusisë

Trump nuk dha detaje të mëtejshme, siç është vendndodhja e saktë apo viktimat e mundshme. CNN njoftoi, se CIA ka kryer një sulm me dron dy javë më parë. Trump e përmendi për herë të parë sulmin disa ditë më parë në një podcast, pa dhënë ndonjë detaj.

30 Dhjetor 2025, 08:34 Nga E. D
Trump përshkallëzon gjithnjë e më shumë masat/
foto ilustruese

VENEZUELA- SHBA-të kanë sulmuar një objektiv në territorin e Venezuelës për herë të parë. Presidenti Trump u tha gazetarëve se kishte pasur një shpërthim në një zonë portuale ku trajtohej droga. Trump nuk dha detaje të mëtejshme, siç është vendndodhja e saktë apo viktimat e mundshme. CNN njoftoi, se CIA ka kryer një sulm me dron dy javë më parë. Trump e përmendi për herë të parë sulmin disa ditë më parë në një podcast, pa dhënë ndonjë detaj.

Prej javësh prania e armatës detare amerikane në Karaibe është kërcënuese për Venezuelën. Anijet luftarake nuk kanë në shënjestër vetëm anijet e dyshuara të drogës, por edhe cisternat e naftës që nga dhjetori i vitit 2025. Ndërsa ekspertët kanë qëndrime të ndryshme mbi rolin e Venezuelës në tregtinë e drogës, ekziston konsensus për rëndësinë e eksporteve të naftës për këtë vend të Amerikës së Jugut: Venezuela, e cila po përballet me vështirësi ekonomike, është vendi me rezervat më të mëdha të njohura të naftës në botë. Në total, më shumë se 300 miliardë fuçi nafte gjenden aty.

Këto burime natyrore ka të ngjarë të luajnë një rol në të gjitha strategjitë e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili mbështet naftën si burim energjie. Por ato janë gjithashtu si lubrifikant për politikën e jashtme të Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Megjithatë, konflikti në rritje mbi Venezuelën nuk mund të shpjegohet vetëm me naftën; në lojë janë edhe shumë interesa të tjera, në lojë janë edhe interesat e dy fuqive të tjera të mëdha, Kinës dhe Rusisë,  të cilat ndjekin qëllimet e tyre ashtu si SHBA. 

Cilat janë qëllimet gjeopolitike të Kinës në Venezuelë?

Nafta nga Venezuela përbën vetëm katër përqind të importeve të naftës në Kinë, por tendenca është në rritje: Reuters citon dy analistë të tregut që parashikonin vëllime të reja rekord ditore në dhjetor. Sipas këtyre analistëve, Kina pritet të importojë më shumë se 600.000 fuçi në ditë nga Venezuela, duke përfaqësuar shumicën e prodhimit të përditshëm të Venezuelës. Venezuela është veçanërisht e rëndësishme për Kinën si burim nafte, kryesisht për të forcuar pavarësinë e saj energjetike në luftën globale për lëndë të para. E kjo funksionon veçanërisht mirë me naftën Merey të Venezuelës, pasi ajo është subjekt i sanksioneve perëndimore.

Në këmbim paraja kineze rrjedh në Venezuelë, edhe në formën e kredive. Vlerësime të ndryshme e çojnë borxhin e Karakasit ndaj Pekinit tek rreth 60 dhe 70 miliardë dollarë amerikanë. Venezuela është gjithashtu treg për teknologjinë kineze: shumë mallra ushtarake vijnë nga Kina, dhe infrastruktura e telekomunikacionit bazohet kryesisht në komponentë kinezë. Në shtator, Maduro prezantoi një telefon të ri celular Huawei në një konferencë për shtyp në Karakas, ku shtoi, se Presidenti kinez Xi Jinping i kishte dhënë personalisht "telefonin më të mirë në botë" dhe se ishte e pamundur që agjencitë amerikane të inteligjencës ta hakonin atë.

Socializmi autoritarist-nacionalist i Venezuelës pajtohet mirë me ideologjinë shtetërore kineze. Duke dënuar verbalisht veprime si konfiskimi i fundit i cisternave të naftës, Pekini mund ta paraqesë veten si një aleat dhe ta mbajë SHBA të angazhuar në "oborrin" e vet.

Prej më shumë se një dekade, presidentë të ndryshëm amerikanë e kanë përqendruar më shumë vëmendjen në Indo-Paqësor - ku Pekini gjithashtu përpiqet për dominim dhe po shfaq gjithnjë e më shumë pretendime agresive ndaj Tajvanit. Kur SHBA përqendrohen më shumë në Venezuelë ose Kubë kjo i shërben Kinës.

Interesat ruse në Venezuelë

Edhe Moska ka të ngjarë të ketë interes të ushtrojë ndikim nëpërmjet aleatëve në Amerikën Latine dhe në këtë mënyrë të sfidojë hegjemoninë e SHBA-së. Në vitin 2001, Putin priti për herë të parë Presidentin e atëhershëm të Venezuelës, Hugo Chávez. Më pas, Rusia u bë furnizuesi më i madh i armëve i Venezuelës. Venezuela në vitin 2009 gjatë luftës së Putinit në Gjeorgji, njohu rajonet separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë si shtete të pavarura (së bashku me Nikaraguan dhe Naurunë). Pas vdekjes së Chávez në vitin 2013, Maduro kërkoi të mbante lidhje të ngushta me Rusinë.

Kur pushteti i tij ishte nën kërcënim të menjëhershëm në vitin 2019 dhe Presidenti i atëhershëm i Asamblesë Kombëtare, Juan Guaidó, e paraqiti veten si fitues i zgjedhjeve dhe kryetar i përkohshëm legjitim i shtetit, ai mori mbështetje nga SHBA-të vetëm pak minuta më vonë: Trump, që në mandatin e tij të parë, e pa këtë si një mundësi për të hequr qafe Maduron. Por më pas Rusia dërgoi dy aeroplanë ushtarakë me ushtarë dhe pajisje ushtarake në bord.

"Moska në thelb e shpëtoi Maduron”, tha së fundmi në një intervistë për DW Vladimir Rouvinski, studiues i shkencve politike në Universitetin Icesi në Kolumbi. "Për herë të parë që nga Kriza e Kubës, SHBA-të u ndjenë të detyruara të negocionin një situatë në Amerikën Latine drejtpërdrejt me Rusinë.” Megjithatë, Rouvinski nuk pret një mbështetje po aq vendimtare ruse për Maduron në përballjen aktuale. Deri më tani, Moska ka ofruar vetëm mbështetje verbale.

Po SHBA?

Në një postim në mesin e dhjetorit në Truth Social, Trump kërkoi që Venezuela të kthejë të gjithë "naftën, tokën dhe asetet e tjera që na i vodhën më parë" - duke iu referuar shpronësimeve të kryera gjatë shtetëzimit të industrisë së naftës së Venezuelës në vitin 2007, për të cilat jo të gjitha kompanitë amerikane u kompensuan. Vetëm Chevron mbeti aktive në vend sipas një marrëveshjeje të veçantë.

Dukshëm më fitimprurës për korporatat amerikane është prodhimi i naftës në Guajanën fqinje. Por rajoni kufitar i saj, Essequibo, pretendohet nga Venezuela. Pra, ekzistojnë dy argumente në favor të largimit me forcë të Maduros, duke pasur parasysh interesat amerikane të naftës.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump i zgjeroi ndjeshëm sanksionet e vendosura nga paraardhësi i tij, Barack Obama, sprova e parë e përballjes me Maduron. Këshilltari i tij i atëhershëm për sigurinë kombëtare, John Bolton, e përshkroi Venezuelën, së bashku me Kubën dhe Nikaraguanë, si "Trekëndëshi i Terrorit". Bolton u shkarkua nga Trump kur mbështetja për Juan Guaidon doli e pafrytshme. Tani Trump po e ndjek qëllimin e tij për një ndryshim pushteti në Venezuelë më me vendosmëri se kurrë më parë./DW

venezuela shba

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez