LIVE UPDATES
Bota

Trump nuk sheh “dallime të mëdha” me Iranin, Qalibaf e akuzon për “gënjeshtra”

Ai nuk specifikoi një afat kohor për bisedimet dhe se ku apo kur ekipet negociuese mund të takoheshin personalisht. Ndërmjetësi kryesor pakistanez, shefi i ushtrisë, Asim Munir, ka përfunduar tre ditë bisedime në Teheran, tha ushtria pakistaneze më 18 prill.

18 Prill 2026, 10:33 Nga E. D
Trump nuk sheh “dallime të mëdha” me Iranin, Qalibaf e
Donald Trump

SHBA- Menjëherë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nuk ka dallime të mëdha mes Uashingtonit dhe Teheranit, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, e akuzoi atë për shpërndarje të “gënjeshtrave”. Gjatë fjalimit të tij, Trump gjithashtu kishte thënë se bisedimet do të vazhdojnë gjatë fundjavës.

“Një ditë e madhe [sot]. Do të shohim si do të përfundojë e gjitha, por duhet të jetë mirë, disa diskutime shumë të mira. Bisedimet po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë gjatë fundjavës, dhe shumë gjëra të mira po ndodhin. Kjo përfshin edhe Libanin”, u tha Trump gazetarëve në Phoenix, Arizona, më 17 prill.

Ai nuk specifikoi një afat kohor për bisedimet dhe se ku apo kur ekipet negociuese mund të takoheshin personalisht. Ndërmjetësi kryesor pakistanez, shefi i ushtrisë, Asim Munir, ka përfunduar tre ditë bisedime në Teheran, tha ushtria pakistaneze më 18 prill.

CNN, duke cituar burime iraniane, raportoi se delegacionet do të mbërrinin në Islamabad gjatë fundjavës dhe se bisedimet zyrtare do të rifillonin më 20 prill. Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi atë raport.

Më 11-12 prill, nënpresidenti amerikan JD Vance udhëhoqi një delegacion në bisedime me zyrtarë të lartë iranianë në Islamabad. Ato bisedime u ndërprenë pa marrëveshje dhe me të dyja palët që fajësuan njëra-tjetrën për dështimin. Në komentet e tij të 17 prillit, Trump hodhi poshtë sugjerimin se mosmarrëveshje të mëdha mbeten në negociata.

“Nuk mendoj se ka shumë dallime të mëdha. Nëse ka, unë do ta rregulloj”, tha ai. 

Sa i përket kohës sa do të ishte i gatshëm të mbante një bllokadë të porteve iraniane të lidhura me bisedimet, Trump tha se ajo do të hiqej menjëherë sapo të arrihej një marrëveshje.

“Kur marrëveshja të nënshkruhet, bllokada përfundon”, tha ai.

Ndërkohë, një grup anijesh po lëvizte përmes Ngushticës së Hormuzit më 18 prill, sipas të dhënave nga shërbimi i gjurmimit të transportit detar Marine Traffic. Të dhënat treguan se kishte transportues gazi të lëngshëm të naftës (LPG) dhe disa cisterna për produkte nafte dhe kimikate që lëviznin nëpër ujërat iraniane në jug të ishullit Larak.

Bllokada amerikane synon anijet “që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane”. Axios citoi Trump të ketë thënë: “Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje brenda një ose dy ditësh”.

Megjithatë, Trump u tha gazetarëve vonë më 17 prill se ai mund të mos e zgjasë armëpushimin pas skadimit më 22 prill.

“Ndoshta nuk do ta zgjas, por bllokada do të mbetet”, tha ai.

Statusi i Ngushticës

Një çështje e debatueshme statusi i Ngushticës së Hormuzit duket se po afrohet drejt një zgjidhjeje të mundshme, megjithëse disa mosmarrëveshje mbeten mes shenjave për një përçarje të mundshme në udhëheqjen iraniane. Më 17 prill, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi tha se Teherani e kishte hapur ngushticën për trafikun tregtar për pjesën e mbetur të armëpushimit 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit.

“Irani është pajtuar që të mos e mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit. Ajo nuk do të përdoret më si armë kundër Botës!”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.

Megjithatë, Qalibaf më vonë tha se Irani do ta mbyllte sërish ngushticën nëse bllokada amerikane ndaj porteve të tij nuk hiqej.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara bëri shtatë pretendime brenda një ore, të shtatat ishin të rreme. Ata nuk e fituan luftën me këto gënjeshtra dhe sigurisht që nuk do të arrijnë asgjë në negociata”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Qalibaf ka udhëhequr delegacionin iranian në negociatat me Uashingtonin dhe nga shumëkush shihet si fuqia reale pas regjimit iranian. Ngushtica, e cila çon në Gjirin Persik dhe që përbënte rrugën për 20 për qind të dërgesave globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm para nisjes së luftës, kishte qenë efektivisht e mbyllur për trafikun që nga sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt.

Ky veprim çoi në rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës dhe tronditi ekonominë globale. Por çmimet e naftës ranë ndjeshëm dhe çmimet e aksioneve u rritën në tregjet botërore më 17 prill pas njoftimit për rihapjen.

Fati i uraniumit të pasuruar

Presidenti amerikan më 17 prill përsëriti sugjerimin e tij se Teherani ka rënë dakord të heqë dorë nga rezervat e tij të uraniumit të pasuruar i cili, në nivele të caktuara pasurimi, mund të përdoret në armë bërthamore.

Disa paqartësi mbetën mbi atë se për çfarë materiali saktësisht po fliste Trump. Teherani mohoi se kishte rënë dakord të hiqte dorë nga furnizimi i tij, duke thënë: “Uraniumi i pasuruar i Iranit nuk do të transferohet askund”.

“Transferimi i uraniumit të pasuruar të Iranit në SHBA nuk është ngritur kurrë në negociata”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei.

Reuters citoi Trump të ketë folur për “pluhur bërthamor” dhe tha se ai do të merrej “shumë shpejt”. Raporti shtoi se përmendja e “pluhurit bërthamor” nga Trump ishte një referencë ndaj asaj që ai beson se ka mbetur pasi SHBA-ja dhe Izraeli bombarduan instalimet bërthamore të Iranit në qershor 2025, megjithëse Trump herë pas here i është referuar uraniumit të pasuruar si “pluhur bërthamor”.

Më vonë, në Phoenix, Trump gjithashtu iu referua “pluhurit bërthamor”.

“Dikush tha, si do ta marrim pluhurin bërthamor? Do ta marrim duke hyrë në Iran, me shumë ekskavatorë. Por do të hyjmë bashkë me Iranin. Do ta marrim. Do ta sjellim në SHBA shumë shpejt”, tha Trump.

Ai shtoi se nuk do të ketë shkëmbim parash në një marrëveshje me Iranin. Disa raportime mediatike kishin sugjeruar se SHBA-ja do të lironte asetet e ngrira iraniane në këmbim të të drejtës për të marrë kontrollin e uraniumit të pasuruar të Teheranit./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje