LIVE UPDATES
Bota

Trump: Nuk e kam parë propozimin alternativ egjiptian për Gazën

Presidenti Trump tha në fillim të këtij muaji se dëshiron të zhvendosë me forcë pothuajse 2 milionë palestinezë nga Gaza duke i dërguar në Jordani dhe Egjipt. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të "merrnin kontrollin" e territorit dhe do ta kthenin atë në "qendër turizmi të Lindjes së Mesme". Vendet arabe janë shprehur kundër këtij propozimi.

20 Shkurt 2025, 16:54 Nga E. D
Trump: Nuk e kam parë propozimin alternativ egjiptian për Gazën
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se nuk e ka parë propozimin që po diskutohet nga udhëheqësit e arabë si një alternativë ndaj planit të tij për të marrë kontrollin e Gazës pasi të përfundojë lufta midis Hamasit dhe Izraelit.

"Nuk e kam parë", tha Presidenti Trump në përgjigje të pyetjes së një gazetari në avionin presidencial “Air Force One”. "Sapo ta shoh, do t'ju njoftoj", shtoi ai.

Presidenti Trump tha në fillim të këtij muaji se dëshiron të zhvendosë me forcë pothuajse 2 milionë palestinezë nga Gaza duke i dërguar në Jordani dhe Egjipt. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të "merrnin kontrollin" e territorit dhe do ta kthenin atë në "qendër turizmi të Lindjes së Mesme". Vendet arabe janë shprehur kundër këtij propozimi.

Nuk është e qartë nëse Presidenti Trump është serioz, apo thjesht po përpiqet të sigurojë lëshime nga vendet arabe. Gjatë një takimi me Princin saudit Mohammed bin Salman në Riad këtë javë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio sugjeroi se kjo mund të jetë një përpjekje për të nxjerrë lëshime nga vendet arabe, duke u kërkuar udhëheqësve të vendeve të rajonit që të dilnin me një propozim të tyre.

Të dërguarit e Egjiptit, Jordanisë, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të takohen të premten në Riad për të diskutuar opsionet, duke përfshirë një plan egjiptian për të mbledhur deri në 20 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme nga vendet arabe dhe të Gjirit për rindërtimin e Gazës. Sipas këtij plani, banorët nuk do të dëboheshin me forcë dhe Rripi i Gazës do të qeverisej nga palestinezët.

Presidenti Trump i bëri komentet duke u kthyer në Uashington pas një fjalimi që mbajti në një konferencë në Majami, të organizuar nga Instituti i Iniciativës për Investimet e Ardhshme, krahu jofitimprurës i Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, i udhëhequr nga Princi i Kurorës.

Kjo ishte hera e parë që një President i Shteteve të Bashkuara mban fjalim në këtë konferencë vjetore të financuesve globalë dhe udhëheqësve të teknologjisë. Kjo është një dëshmi se si Princi Saudit, ka përdorur lidhjen e tij me Presidentin Trump, thotë Laura Blumenfeld, studiuese në Universitetin Johns Hopkins.

Princi Saudit krijoi lidhje të ngushta gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump dhe i vazhdoi lidhjet e biznesit me organizatën Trump pas mbarimit të mandatit të tij të parë, duke përfshirë investimin e 2 miliardë dollarëve në një firmë që i përkiste dhëndrit dhe ish ndihmësit të zotit Trump, Jared Kushner.

“Presidenti Trump beson në Rregullin e Artë, por jo në Rregullin e Artë që mësohet shkollat kishtare”, tha studiuesja Blumenfeld për Zërin e Amerikës. Ai beson në rregullin “Nëse je i pasur, ke të drejtë”, shtoi ajo.

Ndërsa Riadi udhëheq përpjekjet për të bashkuar vendet arabe për të mbështetur rindërtimin e Gazës, mund të ketë shenja të zbutjes së kërkesave nga Presidenti Trump. Në fjalimin e tij në Majami, Presidenti Trump nuk e përmendi Gazën, përveç në kontekstin e rolit të tij në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit më 19 janar, në ditën e funtit të Presidentit të Biden në detyrë.

“Ne kemi siguruar një armëpushim në Gaza, pengjet po lirohen dhe po bashkohen me familjet e tyre”, tha Presidenti Trump, duke shtuar se disa nga pengjet “janë në gjendje shumë të keqe”.

Ai përshëndeti angazhimin e Yasir Al-Rumayyan-it, guvernatorit të fondit saudit të investimeve dhe atë të ministrit saudit të financave Mohammed bin Abdullah al-Jadaan. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj pyetjes së Zërit të Amerikës nëse Presidenti Trump ishte takuar me delegacionin saudit gjatë konferencës për investimet.

Gjatë fjalimit të tij të mërkurën, Presidenti Trump falënderoi Princin Saudit për organizimin e bisedimeve midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë të mërkurën për të gjetur një mënyrë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe aleatët evropianë e kanë dënuar takimin, duke e quajtur atë një përpjekje për të mënjanuar Kievin.

Propozimi egjiptian për Gazën

Gazeta shtetërore egjiptiane Al-Ahram tha se propozimi parashikon krijimin e "zonave të sigurta" të pajisura me shtëpi portative dhe qendra strehimi në Gazë, ndërsa firmat egjiptiane dhe ndërkombëtare merren me rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar.

Propozimi kërkon gjithashtu formimin e një komiteti kombëtar palestinez të përbërë nga teknokratë dhe udhëheqës komuniteti, që nuk kanë lidhje me Hamasin, për të qeverisur Gazën e pasluftës.

Nuk është e qartë nëse plani ka mbështetjen e Autoritetit Palestinez, organi i njohur ndërkombëtarisht, që aktualisht qeveris pjesë të Bregut Perëndimor dhe ka qeverisur Rripin e Gazës deri në vitin 2006, kur humbi zgjedhjet ndaj Hamasit.

"Ajo që nevojitet tani është një zgjidhje politike për t’i hapur rrugën një rindërtimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të Gazës", tha Tariq Kenney-Shawa, studiues i politikave amerikane në Rrjetin e Politikave Palestineze Al-Shabaka.

Qëllimi është që "të mos kthehemi në një situatë ku Gaza të mbetet nën pushtim", tha ai për Zërin e Amerikës.

Të hënën Hamasi tregoi një gatishmëri për të hequr dorë nga çdo rol qeverisës pas përfundimit të luftës.

“Nuk është e nevojshme që Hamasi të jetë pjesë e marrëveshjeve politike dhe administrative në fazën e ardhshme për Gazën, veçanërisht nëse kjo u shërben interesave të popullit tonë”, tha zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qasim për kanalin “Al Arabiya”.

Deklarata e Hamasit vjen në një kohë kur palët po përgatiten për fillimin e negociatave për fazën e dytë të armëpushimit, të cilat u shtynë për disa javë. Megjithatë, ajo përmbush vetëm një pjesë të kërkesës kryesore të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, eliminimin e qeverisjes dhe rolit ushtarak të Hamasit në Gazën e pasluftës. Deri më tani Hamasi nuk ka dhënë shenja se do të jetë i gatshëm të çarmatoset. Ndërkohë Izraeli nuk ka përcaktuar se kush mund të jetë një entitet i pranueshëm qeverisës alternativ ndaj Hamasit dhe ka hedhur poshtë çdo përfshirje të Autoritetit Palestinez.

Propozimi egjiptian gjithashtu nuk zgjidh një çështje të debatueshme mes palëve ndërluftuese. Udhëheqësit izraelitë kundërshtojnë çdo plan të pasluftës që do t’i hapte rrugën zgjidhjes me dy shtete, ndërsa një Palestinë sovrane mbetet kërkesa kryesore e palestinezëve dhe vendeve arabe.

Lirimi i përshpejtuar i pengjeve

Hamasi të enjten ktheu trupat e katër pengjeve të vdekur izraelitë, duke thënë se në mesin e tyre janë një nënë dhe dy fëmijët e saj, që u rrëmbyen gjatë sulmit të militantëve palestineze në Izrealin jugor më 7 tetor 2023.

Hamasi tha se do të lironte gjashtë pengje të gjallë në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë, duke përfshirë 47 anëtarë të lartë të Hamasit. Izraeli do të lejojë gjithashtu dërgimin e shtëpive portative dhe pajisjeve të ndërtimit në Gazë.

Gjashtë pengjet e gjalla janë grupi i fundit që do të lirohen sipas fazës së parë të armëpushimit, që parashikon lirimin gradual të 33 pengjeve, tetë prej të cilëve besohet të jenë të vdekur.

Analistët thanë se shkëmbimi i përshpejtuar i pengjeve dhe të burgosurve mund të jetë një shenjë se të dyja palët po përpiqen të përfitojnë sa më shumë që është e mundur tani, sepse druhen se armëpushimi mund të përfundojë përpara skadimit të fazës së tij të parë javën e ardhshme.

“Ajo që po shohim tani është ndoshta një mundësi për një zgjidhje më të shpejtë në fazën e dytë”, thotë Mirette Mabrouk, eksperte në Institutin e Lindjes së Mesme.

"Por nëse kjo ndodh, atëherë ky mund jetë një lloj sinjali se jemi afër fundit të konfliktit", tha ajo për Zërin e Amerikës. “Dhe kjo është diçka që kryeministri Netanyahu ka thënë se nuk do të dëshironte pa çarmatimin e plotë të Hamasit.”

Hamasi besohet se mban rreth 70 pengje të tjera, gjysma e tyre të gjallë. Udhëheqësit e Hamasit këmbëngulin se do t'i lirojnë ata vetëm në këmbim të një përfundimi të përhershëm të luftimeve dhe një tërheqje të plotë të trupave izraelite nga Gaza.

Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, vrau rreth 1,200 persona në sulmin e tetorit të vitit 2023 dhe rrëmbeu rreth 250 të tjerë. Mbi gjysma e pengjeve janë liruar si pjesë e marrëveshjeve paraprake të armëpushimit, ndërsa tetë u shpëtuan përmes operacioneve ushtarake.

Lufta ajrore dhe tokësore e Izraelit ka shkaktuar vdekjen e mbi 48,200 palestinezëve, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk tregon numrin e militantëve të vrarë. Ushtria izraelite thotë se kjo shifër përfshin 17 mijë militantë. Pjesë të tëra të Gazës janë shkatërruar dhe ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2.3 milionë banorëve të Gazës./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit