Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Më herët, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e diplomimit në Akademinë e Rojës Bregdetare të SHBA-së, Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të kryejnë sulme të tjera ndaj Iranit nëse negociatat dështojnë.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është i gatshëm të presë “disa ditë” për përgjigjen e Iranit ndaj propozimit më të fundit të Uashingtonit që synon përfundimin e luftës, por paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohet shpejt, nëse Teherani nuk jep “përgjigjet e duhura”.
“Më besoni, nëse nuk marrim përgjigjet e duhura, gjithçka mund të përshpejtohet. Ne të gjithë jemi gati”, u tha Trump gazetarëve në një ngjarje në Konektikat. I pyetur se sa gjatë është i gatshëm të presë, Trump tha: “Mund të jenë disa ditë, por gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”.
Më herët, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e diplomimit në Akademinë e Rojës Bregdetare të SHBA-së, Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të kryejnë sulme të tjera ndaj Iranit nëse negociatat dështojnë.
“I goditëm shumë fort. Mund të na duhet t’i godasim edhe më fort, por ndoshta jo”, tha ai, duke përsëritur qëndrimin e administratës së tij për programin bërthamor të Iranit. “Nuk do ta lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore. Është shumë e thjeshtë”, u shpreh Trump.
Këto komente erdhën menjëherë pasi Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se Teherani po shqyrton një propozim të ri amerikan, i cili thuhet se është dorëzuar përmes ndërmjetësve pakistanezë. Pakistani ka organizuar të vetmin rund zyrtar të bisedimeve të paqes Iran-SHBA, që është mbajtur deri më tani, dhe që atëherë shërben si kanal kryesor i komunikimit midis dy palëve.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit paralajmëruan më vonë se çdo sulm i ri nga SHBA-ja mund ta zgjerojë konfliktin “përtej rajonit”. Që nga 28 shkurti, SHBA-ja dhe Izraeli janë në konflikt të hapur me Iranin dhe aleatët e tij, pas një vale sulmesh ajrore që goditën objektiva ushtarake dhe shtetërore iraniane dhe eliminuan disa figura të larta, përfshirë udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Sulmet ndodhën në mes të negociatave për programin bërthamor të Iranit, duke i dhënë një goditje të fortë diplomacisë. Irani reagoi me raketa dhe dronë ndaj Izraelit, bazave amerikane dhe vendeve aleate në rajon, si dhe mbylli Ngushticën e Hormuzit, duke tronditur tregtinë globale./REL
MALI I ZI- Më 21 maj, Mali i Zi do të shënojë dy dekada që nga referendumi historik që i hapi rrug&eu...
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka sugjeruar që Ukraina të bëhet një "anëtare e asociuar" e Bashkimit ...
SHBA- Kongresisti amerikan Don Bacon, republikan në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësues...
Merkel- Putin BRUKSEL- Qeveritë e BE-së po diskutojnë nëse ish-Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, apo ish...
Mohammad Bayer Galibaaf IRAN- Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bayer Galibaaf, dhe negociatori kryesor i Republikës Islamike ka akuzuar d...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë një shtet të izoluar...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka folur sërish për luftën në Iran. Duke folur me gazetarët, presidenti...
Recep Tayyip Erdogan dhe Donald Trump SHBA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Shte...
Meta AI SHBA- Meta ka nisur një valë shkurtimesh nga puna që do të prekin 10 përqind të fuqisë punëtore global...
GJERMANI- Në një imazh prekës, të postuar nga influencuesit në platformën e mediave sociale Instagram, një foshnj...