LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: "Paqartësia” brenda aleancës perëndimore rrezikon t’i trimërojë Rusinë, Iranin dhe Kinën

Ish-gjenerali i Forcave Ajrore foli për Radion Evropa e Lirë teksa Pentagoni zbuloi planet për ta zvogëluar numrin e Brigadave Luftarake amerikane të vendosura në Evropë nga katër në tri, duke shtyrë një dislokim të planifikuar në Poloni.

21 Maj 2026, 07:58 Nga D.S

Analiza e REL: "Paqartësia” brenda aleancës

SHBA- Kongresisti amerikan Don Bacon, republikan në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, ka paralajmëruar se pasiguria që vjen nga Uashingtoni rrezikon t’i inkurajojë kundërshtarët, përfshirë Rusinë, Iranin dhe Kinën, në mes të tensioneve në rritje brenda aleancës së NATO-s.

Ish-gjenerali i Forcave Ajrore foli për Radion Evropa e Lirë teksa Pentagoni zbuloi planet për ta zvogëluar numrin e Brigadave Luftarake amerikane të vendosura në Evropë nga katër në tri, duke shtyrë një dislokim të planifikuar në Poloni.

Bacon tha se rishikimi i trupave pasqyronte një debat më të gjerë për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara po përballen me sfidat aktuale nga Rusia, Kina, Irani dhe grupet ekstremiste.

Duke argumentuar se “paqartësia është e rrezikshme”, ai tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij nuk mund të përballojnë mungesë të qartësisë strategjike, ndërsa kërcënimet po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura.

Bacon i përshkroi luftën e Rusisë në Ukrainë, presionin e Kinës ndaj Tajvanit dhe aktivitetet rajonale të Iranit si sfidat kryesore strategjike të Uashingtonit.

“Qartazi kemi tri zona problematike”, tha ai. “Kemi çështjen me Kinën dhe Tajvanin... Është e qartë se kemi problem me Rusinë që pushtoi Ukrainën... Ndërkaq, gjithmonë e kemi pasur këtë problem me Iranin. Irani ka qenë eksportuesi kryesor i terrorit”.

Ai shtoi se terrorizmi i lidhur me grupe ekstremiste si Al-Kaida dhe Shteti Islamik përbën një “zonë të katërt” shqetësimi.

I pyetur për bashkëpunimin mes Rusisë, Iranit dhe Kinës, Bacon tha se “këta njerëz po punojnë së bashku”.

“Por”, shtoi ai, “ato nuk kanë askënd tjetër.... të tria janë shtete të izoluara”.

Megjithatë, ai argumentoi se sistemi i aleancave demokratike i jep Perëndimit një avantazh strukturor.

“Është shumë më mirë të jemi ne në anën e lirisë, sepse kemi një gamë shumë më të gjerë aleatësh”, tha Bacon. “Por, duhet të investojmë në këtë dhe ta mbrojmë”.

Bacon foli ndërsa po rriten shqetësimet në disa pjesë të Evropës për presionin ushtarak rus rreth territorit të NATO-s dhe frikën për dobësimin e angazhimit amerikan ndaj sigurisë evropiane.

“[Presidenti rus, Vladimir Putin] po teston vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara, të vendeve individuale të NATO-s dhe të vetë NATO-s”, tha Bacon.

Kongresisti paralajmëroi se sinjalet që sugjerojnë zvogëlim të pranisë ushtarake amerikane në Evropë mund ta inkurajojnë Moskën të ndërmarrë më shumë rreziqe.

“Ajo që po dëgjoj është: ‘Ju nuk po bëni mjaftueshëm, prandaj ne do të bëjmë më pak’. Ky nuk është një mesazh i mirë për Rusinë”, tha ai.

Në vend të kësaj, Bacon argumentoi për një formulë ku Evropa rrit shpenzimet për mbrojtje, ndërsa Uashingtoni ruan qëndrimin aktual.

“Përgjigjja e duhur është që Evropa të bëjë më shumë dhe Amerika të mbetet e njëjtë, stabile”, tha ai. “Ajo që kemi tani është një strukturë e mirë forcash”.

Ai theksoi parandalimin si mënyrën më të mirë për të shmangur një konflikt më të gjerë.

“A e dini çfarë kushton më shumë sesa një parandalim i fortë? Lufta”, tha Bacon. “Të kesh një parandalim të fortë të kursen para”.

Bacon kritikoi ashpër mënyrën se si Pentagoni i menaxhoi risistemimet e fundit të trupave në Evropën Lindore, përfshirë tërheqjen e një brigade amerikane nga Rumania.

“Ata e nxorën brigadën nga Rumania pa e njoftuar Kongresin ose Rumaninë deri pasi kjo ndodhi”, tha ai. “Nuk duhet t'i trajtosh kështu aleatët”.

Duke iu referuar raportimeve se një dislokim i planifikuar prej rreth 4.000 trupash amerikane në Poloni ishte ndalur, Bacon paralajmëroi se lëvizje të tilla dërgojnë “një mesazh të tmerrshëm” si për Rusinë, ashtu edhe për aleatët e Evropës Lindore.

Ai veçoi Poloninë dhe shtetet baltike — Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë — si vende, përvoja historike nën dominimin sovjetik e të cilave vazhdon t’i formësojë frikërat e tyre për sigurinë.

“Këto katër vende kanë qenë nën dominimin sovjetik”, tha ai. “Pothuajse çdo familje njeh dikë që është pushkatuar në pyll ose është dërguar në Siberi”.

“Ata e dinë si është të jetosh nën një qeveri totalitare të drejtuar nga Rusia”, shtoi ai.

Bacon, po ashtu, i lavdëroi këto vende për rritjen e madhe të shpenzimeve për mbrojtje.

“Polonia është në 4.8 për qind të GDP-së. Ata po na lënë prapa në këtë aspekt”, tha Bacon. “Edhe tri vendet baltike po ashtu”.

Komentet e Baconit erdhën para udhëtimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Suedi për një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Helsingborg më 22 maj, ku pritet të diskutohet për shpenzimet e mbrojtjes dhe ndarjen e barrës.

Gjatë gjithë intervistës, Bacon e mbrojti vazhdimisht NATO-n si kyç për sigurinë perëndimore.

“NATO ka qenë një aleancë e shkëlqyer, më e mira në historinë e njerëzimit”, tha ai. “Duhet ta mbrojmë, ta ruajmë dhe ta bëjmë më të mirë”.

I pyetur nëse aleatët duhet të përgatiten për një të ardhme ku Shtetet e Bashkuara nuk e udhëheqin më NATO-n, Bacon e quajti një skenar të tillë “gabim të tmerrshëm”.

“Ka disa njerëz këtu që kanë mentalitetin e veprimit të vetëm”, tha ai. “Por kjo na bën më të dobët, të paktën më të cenueshëm kur veprojmë vetëm”.

Duke cituar Winston Churchillin, Bacon shtoi: “Ka vetëm një gjë më të keqe sesa të kesh aleatë: të mos kesh fare aleatë”.

Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se vendet evropiane nuk po kontribuojnë ushtarakisht.

“Ka shumë vende që po na lejojnë të fluturojmë nga bazat e tyre ajrore dhe po kryejnë misione luftarake drejt Iranit”, tha ai. “Pra, po na ndihmojnë”.

Bacon tha se Rubio duhet ta përdorë takimin në Suedi për t’u dhënë aleatëve një pasqyrë më të qartë të planeve ushtarake të Uashingtonit.

“Ndoshta sekretari Rubio mund të vijë me disa informacione, me pak qartësi, dhe të ndihmojë për ta sqaruar situatën, sepse tani për tani askush nuk e di çfarë po ndodh”, tha kongresisti.

Duke iu referuar pasigurisë së vazhdueshme rreth vendimeve për pozicionimin e forcave, ai shtoi: “Është sikur të verbrit po i udhëheqin të verbrit në Pentagon”.

Bacon argumentoi se Ukraina mbetet e aftë ta ndryshojë rrjedhën e luftës, pavarësisht pretendimeve se Kievi nuk mund të triumfojë ushtarakisht.

“Ukraina e ka momentumin tani”, tha ai, duke iu referuar sulmeve ukrainase thellë brenda territorit rus.

“Ata po bombardojnë objekte nafte afër Moskës”, tha Bacon. “Tani rusët po shohin shpërthime në Moskë”.

Ukrainasit “po luftojnë për jetën e tyre”, shtoi ai. “Kur lufton për jetën tënde, lufton me dëshpërim, me inovacion dhe kreativitet”.

Bacon mbështeti, gjithashtu, sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

“Kjo është arsyeja pse do të votojmë për sanksione në javën e parë të qershorit”, tha ai. “Ia dolëm t’ua marrim çelësat kryetarit të Dhomës dhe presidentit, dhe do ta detyrojmë një votim në sallë”.

“Besoj se Dhoma do të votojë me shumicë dërrmuese për sanksione kundër Rusisë, sepse ky është vullneti i popullit”, shtoi ai. “Nuk duhet të lehtësojmë asnjë sanksion ndaj Rusisë. Duhet ta mbajmë këmbën mbi qafën e tyre”.

Bacon argumentoi, po ashtu, se ende ekziston mbështetje e gjerë dypartiake për Ukrainën dhe NATO-n.

“Rreth 70 për qind e amerikanëve e mbështesin Ukrainën dhe një aleancë të fortë të NATO-s”, tha ai.

Duke kujtuar debatin britanik për politikën e pajtimit para Luftës së Dytë Botërore, Bacon shtoi: “Dua të jem në anën e duhur të historisë. Dua të jem Churchilli, jo [Neville] Chamberlain, kur bëhet fjalë për Rusinë dhe Ukrainën”.

Për Iranin, Bacon argumentoi se presioni ushtarak mund të jetë ende i nevojshëm nëse Teherani refuzon lëshime të mëdha për programin e tij bërthamor.

“Ata nuk mund të kenë armë bërthamore”, tha ai. “Mendoj se nevojitet forcë ushtarake”.

Megjithatë, ai tha se çdo fushatë e zgjatur ushtarake duhet të marrë autorizim nga Kongresi dhe hodhi poshtë dislokimin e trupave tokësore amerikane, duke argumentuar se operacionet duhet të mbeten “vetëm ajrore”.

Bacon paralajmëroi, gjithashtu, se konfliktet e fundit kanë ekspozuar dobësi në rezervat perëndimore të raketave dhe mbrojtjes ajrore.

“Kemi shpenzuar shumë ‘Patriotë’, shumë raketa të tjera të avancuara”, tha ai. “Duhet ta dyfishojmë prodhimin”.

Përtej mosmarrëveshjeve për dislokimin e trupave dhe sanksionet, Bacon iu rikthye vazhdimisht asaj që e përshkroi si një shqetësim më të thellë: erozioni i besimit mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

“Kemi nisur disa përplasje të vogla që po shkaktojnë dëme të rënda strategjike”, tha ai.

“Kam frikë nga ajo që po shohim tani, nga ndikimet që kjo mund të ketë pas pesë, 10 apo 15 vjetësh”, tha Bacon.

Megjithatë, ai këmbënguli se aleanca perëndimore mbetet më e fortë sesa afrimi joformal mes Moskës, Teheranit dhe Pekinit.

“Në fund”, tha ai, “është shumë më mirë të jemi ne në anën e lirisë”./REL

rusi shba iran kine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet