LIVE UPDATES
Bota

Trump kërkon mandatin e tretë/ Kongresmeni republikan paraqet kërkesë për rishikimin e Kushtetutës së SHBA

Në SHBA, amendamenti i 22-të i Kushtetutës thotë qartë se presidenti nuk ka të drejtë për më shumë se dy mandate në zyrën ovale, por kongresmeni Andy Ogles nga Tenesi dëshiron të rishikojë dhe ndryshojë ligjin. Në fakt, deputeti republikan nuk i është përmbajtur propozimit, por ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e tij për diskutim.

24 Janar 2025, 15:21 Nga E. D
Trump kërkon mandatin e tretë/ Kongresmeni republikan paraqet
Donald Trump 

SHBA- Donald Trump është vetëm në javën e parë të mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, por tashmë lëvizjet e ligjvënësve republikanë kanë filluar që ai të kërkojë një mandat të tretë. Në SHBA, amendamenti i 22-të i Kushtetutës thotë qartë se presidenti nuk ka të drejtë për më shumë se dy mandate në zyrën ovale, por kongresmeni Andy Ogles nga Tenesi dëshiron të rishikojë dhe ndryshojë ligjin. Në fakt, deputeti republikan nuk i është përmbajtur propozimit, por ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e tij për diskutim.

Në arsyetimin e propozimit të tij kongresmeni shprehet se: “Trump ka dëshmuar se është i vetmi politikan në historinë moderne që ka aftësinë të kthejë mbrapsht shkatërrimin dhe rënien e Kombit tonë dhe është gjithashtu i vetmi që mund të rikthejë madhështinë amerikane. Për këtë arsye ai duhet të ketë kohë për ta bërë këtë. Është e rëndësishme që t'i japim Presidentit Trump çdo mundësi, dhe jo vetëm kohë, për të kthyer pasojat katastrofike të administratës Biden .

Çfarë thotë amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA?

Amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA-së është i qartë dhe për sa i përket kohëzgjatjes së presidencës dhe gjithashtu mandateve të presidentëve amerikanë. Asnjë person nuk mund të zgjidhet në postin e Presidentit më shumë se dy herë. Madje ka një paragraf të veçantë në të cilin sqarohet se asnjë person nuk ka të drejtë të zgjidhet në detyrën e Presidentit më shumë se një herë nëse ka mbajtur detyrën e Presidentit për një periudhë të barabartë ose më të gjatë se dy vjet.

Amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA u propozua në 1947 dhe u ratifikua në 1951. Për shkak të këtij ndryshimi të veçantë, Franklin Roosevelt nuk u zgjodh për herë të 5-të si President i vendit, pasi kishte shërbyer katër mandate, në 1932, 1936, 1940 dhe 1944. Deri më sot, Franklin Roosevelt është i vetmi president që ka shërbyer nga zyra presidenciale më shumë se dy mandate. Ai u nda nga jeta 90 ditë pas fitores së katërt elektorale.

Si reagon Trump ndaj kësaj mundësie?

Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk është shprehur dhe nuk ka reaguar në lidhje me këtë propozim konkret. Megjithatë, Donald Trump është shprehur pozitivisht ndaj këtij propozimi disa herë në tetë vitet e fundit. Nëntorin e kaluar, pak pas fitores së tij në zgjedhje, ai i tha një grupi republikanësh në Mar a Lago: "Unë ndoshta nuk do të kandidoj më nëse nuk vendosni ndryshe... një frazë që ai nuk e mohoi kurrë". 

donald trump 


Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit