Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kërcënimi i presidentit amerikan erdhi disa orë pasi ministri i Jashtëm i Spanjës i kishte minimizuar gjasat për ndonjë masë hakmarrëse nga Uashingtoni.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Spanjën me ndërprerje të plotë të marrëdhënieve tregtare, pasi shteti evropian refuzoi që t’i jepte Uashingtonit leje për përdorimin e dy bazave që operohen në mënyrë të përbashkët në jug të Spanjës për sulmet amerikane ndaj Iranit. Trump njoftoi gjithashtu se i ka thënë sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, që t’i ndërpresë të gjitha lidhjet tregtare me Spanjën.
“Spanja ka qenë e tmerrshme. Ne do ta ndërpresim tërë tregtinë me Spanjën. Nuk duam të kemi asgjë me Spanjën," tha Trumpi para gazetarëve gjatë një takimi me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.
Kërcënimi i presidentit amerikan erdhi disa orë pasi ministri i Jashtëm i Spanjës i kishte minimizuar gjasat për ndonjë masë hakmarrëse nga Uashingtoni.
“Bazat e përdorura në mënyrë të përbashkët me ShBA-në janë baza sovrane spanjolle që operojnë brenda kornizës së traktatit me Shtetet e Bashkuara dhe ato mund të përdoren brenda këtij kushti – sovranitetit tonë dhe kornizës së traktatit”, tha ministri Jose Manuel Albares para gazetarëve pas një takimi javor të kabinetit qeveritar spanjoll të martën.
“Prandaj, nuk ka asgjë të çuditshme apo befasuese për këtë dhe ne nuk presim ndonjë pasojë. Unë nuk kam pasur asnjë bisedë të vetme me ndonjë përfaqësues amerikan e as nuk kam pasur ndonjë kërkesë në lidhje me këtë”, tha ministri spanjoll.
Trumpi gjithashtu e kritikoi Spanjën për refuzimin e propozimit të NATO-s që shtetet anëtare të aleancës t’i rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të prodhimit vendës bruto (GDP).
“Të gjithë kishin entuziazëm për këtë Gjermania, të gjithë e Spanja nuk e bëri këtë. Tani Spanja tha se ne nuk mund t’i përdorim bazat e tyre në rregull është. Ne do të mund t’i përdornim bazat e tyre. Po të donim, vetëm do të lëshoheshim me fluturime dhe t’i përdornim. Askush nuk do të na thotë që të mos i përdorim, por nuk na duhen. Por ata ishin jomiqësorë”, tha më tej presidenti amerikan.
Pas deklaratave të Trump, qeveria spanjolle i është përgjigjur presidentit, duke theksuar se vendi është anëtar kyç i NATO-s dhe fuqi eksportuese e Bashkimit Evropian.
“Spanja respekton angazhimet e saj, është një partner tregtar i besueshëm për 195 vende në botë, përfshirë SHBA-të, me të cilat ruajmë një marrëdhënie historike dhe të ndërsjellë përfitueshme. Nëse qeveria amerikane dëshiron ta rishikojë këtë marrëdhënie, duhet ta bëjë duke respektuar autonominë e bizneseve private, legjitimitetin ndërkombëtar dhe marrëveshjet dypalëshe midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së,” thuhet në deklaratën e shpërndarë nga zyra e kryeministrit./Dosja.al
DUBAI- Konsullata amerikane në Dubai është goditur nga një dron Iranian. Ndërkohë mediat ndërkombëtare b&eum...
Presidentë të ndryshëm amerikanë kanë dërguar forca ushtarake jashtë vendit për të rrëzuar sundimtarë j...
Merz dhe Trump SHBA- Kancelari Friedrich Merz ndodhet në SHBA për të zhvilluar bisedime me Presidentin Donald Trump për herë...
Donald Trump SHBA- Donald Trump është i hapur për të mbështetur grupet në Iran që janë të gatshme t...
SHQIPËRI- Sulmi amerikan dhe izraelit i 28 shkurtit në Iran, ku u vra udhëheqësi suprem, ajatollah Ali Khamenei, ngriti shqetësime rr...
Friedrich Merz, Donald Trump GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz pritet të mbërrijë në Shtëpinë e Bardh...
QIPRO- Ministria e Brendshme e Qipros njoftoi se për shkak të zhvillimeve në luftën e Iranit, situata në Qarkun Bashkiak t&...
KOSOVË- Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, nj&eum...
KATAR- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, deklaroi se vendi i tij nuk ishte informuar...
Foto ilustruse SHBA- Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se Irani dëshiron të negociojë, por sipas tij është tep...