Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky paralajmërim i lëshuar më 29 nëntor shënon përshkallëzimin e fundit në mosmarrëveshjet mes Trumpit dhe Nicolas Maduros të Venezuelës.

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës duhet të konsiderohet e mbyllur. Ky paralajmërim i lëshuar më 29 nëntor shënon përshkallëzimin e fundit në mosmarrëveshjet mes Trumpit dhe Nicolas Maduros të Venezuelës.
“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, “ju lutem konsiderojeni HAPËSIRËN AJRORE MBI DHE PËRRETH VENEZUELËS SI TË MBYLLUR PLOTËSISHT”.
Presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera për këtë çështje. Deklarata vjen në kohën kur administrata e Trumpit po e shton presionin ndaj Venezuelës me një dislokim të madh ushtarak në Karaibe, që përfshin aeroplanmbajtësen më të madhe në botë.
Uashingtoni thotë se synimi është frenimi i trafikut të drogës, por Karakasi këmbëngul se qëllimi përfundimtar është ndryshimi i regjimit në Venezuelë.
Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër më shumë se 20 anijeve të dyshuara për kontrabandë droge nga Venezuela në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor që nga fillimi i shtatorit, duke vrarë më shumë se 80 persona.
Tensionet rajonale janë rritur si rezultat i fushatës dhe dislokimit ushtarak. The New York Times raportoi të premten se dy udhëheqësit kishin folur me telefon javën e kaluar dhe kishin diskutuar për një takim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara.
Raportimet për bisedën telefonike midis Trumpit dhe Maduros doli një ditë pasi presidenti amerikan tha se së shpejti do të nisin operacionet tokësore për të ndaluar trafikun e drogës nga Venezuela, duke rritur edhe më shumë tensionet me Karakasin./REL
Foto Ilustruese MOLDAVI- Moldavia, që gjendet në kufi me Ukrainën, mbylli hapësirën e saj ajrore për një orë gjat&...
Dhuna është një fenomen që ndodh në shumë vende të botës. Megjithatë në Serbi ajo tolerohet d...
Foto Ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se një delegacion i shtetit të tij, i udhëhequr nga sekreta...
SHBA- Enti për Shtetësinë dhe Imigracionin i SHBA-së (USCIS) ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet pë...
Foto ilustruese UKRAINA- Dronët Sea Baby të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës qëndrojnë pas sulmeve ...
Foto ilustruese TURQI- Papa Leo XIV vizitoi Katedralen e Shpirtit të Shenjtë në Stamboll të premten, si pjesë ...
Foto ilustruese TURQI- Papa Leo XIII vizitoi Xhaminë e famshme Blu të Stambollit të dielën, duke hequr këpucët...
SHBA- Tre biznesmenë të fuqishëm - dy amerikanë dhe një rus - u ulën mbi një laptop në Miami Beach muajin e kaluar, me...
Foto ilustruese Sikurse shumë ushtarë të tjerë ukrainas të mbajtur në Qendrën Korrektuese Nr. 10 në rajonin e Mordo...
Foto ilustruese SHBA- Ndërsa Gaza 'fundoset' nën shi, plani Trump po dështon. Hamas ka dorëzuar trupin e pilotit Dror Or, dhe...