LIVE UPDATES
Bota

"Tregu më i madh në botë po ndahet në dysh", The Economist: Pse ekonomia "MAGA" po lulëzon?

Zgjedhjet ekonomike tregojnë një prirje më të gjerë. Sipas analizës së The Economist, Amerika po ndahet në dy ekonomi dhe tregje të ndryshme: njëra konservatore dhe tjetra liberale.

14 Qershor 2025, 07:40 Nga r.ll
"Tregu më i madh në botë po ndahet në dysh", The
foto ilustruese

SHBA- Përfytyroni mëngjesin e përsosur. Pasi flini në çarçafët e firmës MyPillow, e themeluar nga teoricieni i komploteve Mike Lindell, ju pini një kafe të markës Black Rifle, e cila “shërben kafe dhe kulturë për njerëzit që e duan Amerikën”.

Më pas rruheni me briskun e firmës Jeremy’s Razors (“i ndërtuar për nofullat e forta”). Pastaj hani proshutë nga marka Good Ranchers, e cila zotohet “ta bëjë përsëri të fortë fermën amerikane”. Më pas, dilni nga shtëpia dhe i jepni makinës Harley-Davidson.

Ky do të ishte mëngjesi i përsosur për një mbështetës të flaktë të Donald Trump. Lëvizja e presidentit “Make America Great Again”, shtrihet përtej mallrave të reklamuara për republikanët.

Zgjedhjet ekonomike tregojnë një prirje më të gjerë. Sipas analizës së The Economist, Amerika po ndahet në dy ekonomi dhe tregje të ndryshme: njëra konservatore dhe tjetra liberale.

Njerëzit në secilën anë, kanë mendime të ndryshme për ekonominë. Ata blejnë gjëra të ndryshme dhe punojnë në industri gjithnjë e më të ndryshme. Ekonomia “MAGA” duket se po ecën mjaft mirë.

Liberalët amerikanë i shohin me përçmim kompanitë që e reklamojnë veten te konservatorët. Kjo jo vetëm ngaqë ata nuk e pëlqejnë palën kundërshtare, por edhe sepse disa produkte “MAGA” duken si mashtrime.

Për shembull, kriptomonedha e presidentit Donald Trump, u rrit në vlerë menjëherë pas hedhjes në treg, më pas vlera u shemb duke zhgënjyer shumë blerës.

Orët e dorës “Trump”, midis të cilave ka edhe një model të quajtur “Fight Fight Fight”, kushtojnë deri në 100,000 dollarë, megjithëse kanë cilësi të dobët dhe shumë blerës janë ankuar për defekte.

Snobizmi i liberalëve rrjedh edhe nga besimi se ekonomia konservatore është e prapambetur.

Hillary Clinton, kandidatja presidenciale demokrate në vitin 2016, tha se kishte “fituar shtetet amerikane që përfaqësojnë dy të tretat e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Amerikës… shtetet që janë optimiste, të larmishme, dinamike dhe që do të ecin përpara”.

Kamala Harris, kandidatja e vitit 2024, fitoi një pjesë të ngjashme të PBB-së amerikane. Natyrisht, ka disa qarqe republikane që kanë qenë prej kohësh të pasura. Në qytetin Jupiter në Florida, golfi, që mbahet si sporti i të pasurve, është një veprimtari e zakonshme.

Megjithatë, qyteti Yuba City në Kaliforninë Veriore, ku shumë njerëz janë fermerë, votoi në masë për Donald Trump dhe votues të tillë e pasqyrojnë më mirë botën “MAGA”.

Qytetet që votojnë në masë për Donald Trump, në përgjithësi, janë zona me të ardhura të ulëta, rrugët e të cilave janë të mbushura me lokale të lira fast-food-i dhe dyqane që shesin armë.

Pavarësisht kësaj, lidhja e republikanizmit me prapambetjen është në kundërshtim me të dhënat.

Edhe vende si Yuba City po ecin më mirë se më parë. Nëse demokratët kanë dy të tretat e PBB-së amerikane, atëherë zonat e kontrolluara nga republikanët kanë një fuqi ekonomike prej rreth 10 trilionë dollarësh, që do t’i bënte ato ekonominë e tretë më të madhe në botë (shih grafikun 1).

Të gjitha pjesët e Amerikës kanë shpenzues të mëdhenj. Buddy Garrity, një tregtar makinash, është njeriu më i pasur i lëvizjes “MAGA”. Ai nuk është aq i pasur sa të mund të zotërojë një avion privat ose të marrë pjesë në Met Gala, por gjithsesi ka shumë para në bankë.

Rritja e hendekut midis ekonomisë MAGA dhe asaj demokrate, vihet re si në të dhënat “e buta”, ashtu edhe “të forta”. Sondazhet tregojnë se demokratët dhe republikanët tani jetojnë në dy realitete krejt të ndara.

Para zgjedhjeve presidenciale, 50% e demokratëve besonin se ekonomia po përmirësohej, në krahasim me vetëm 6% të republikanëve. Sot, vetëm 8% e demokratëve dhe 49% e republikanëve besojnë se ekonomia po përmirësohet.

Kjo ndarje është bërë edhe më e theksuar. Shikoni në grafikun 2, hendekun midis pritshmërive të demokratëve dhe republikanëve për inflacionin.

Të dhënat “e forta” tregojnë një prirje të ngjashme. Sipas një studimi të fundit nga Verena Schoenmueller në Universitetin Esade, demokratët dhe republikanët po shpenzojnë për konsum në mënyra gjithnjë e më të ndryshme.

Pas fitores së Donald Trump në vitin 2016, liberalët u përballën me një kërcënim të madh ndaj identitetit të tyre dhe prandaj “filluan të kompensonin për këtë duke mbështetur fuqishëm markat liberale”, për shembull, duke blerë më shumë nga Patagonia.

Kompania Tesla e reflekton shumë mirë ndarjen partiake të votuesve të majtë dhe të djathtë. Banka e investimeve TD Cowen ka parashikuar se lidhja e Elon Musk me Donald Trump, do të pakësojë shitjet e kompanisë me më shumë se 100,000 automjete në vit, në qarqet me prirje demokratike, dhe do t’i dyfishojë në qarqet republikane.

Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu se shijet e konsumatorëve po ndahen sipas vijave partiake. Për shembull, krahasojmë Nju Jorkun, një shtet “blu”, pra demokrat, me Wyoming, një shtet “të kuq”, pra republikan.

Që nga vitet 1990, votuesit e majtë kanë shpenzuar më shumë për mallra dhe shërbime të kompanive tradicionalisht të majta dhe votuesit e djathtë kanë shpenzuar për mallra dhe shërbime të kompanive me prirje të djathta.

Njujorkezët po shpenzojnë shumë në lokale dhe restorante. Ata gjithashtu kanë rritur shpenzimet për transportin publik.

Nga ana tjetër, votuesit e djathtë, shpenzojnë më shumë për gjëra që kanë lidhje me një popullsi më të moshuar dhe konservatore, si për pjesë këmbimi automjetesh dhe azile pleqsh.

Ndarja partiake nuk ndikon vetëm në konsum. Njerëzit që mbështesin lëvizjen “MAGA” dhe të majtët, po sillen gjithnjë e më ndryshe. Ata u përgjigjën në mënyra të ndryshme ndaj valës së parë të Covid-19.

Në shtetet republikane, ku vendasit nuk kishin aq frikë nga virusi, veprimtaria ekonomike ra më pak se në shtetet demokrate. Ndryshimet në normat e rritjes së PBB-së të qarqeve demokratike dhe atyre republikane, u zgjeruan ndjeshëm rreth vitit 2008.

Më parë, kur një shtet republikan po zhvillohej ekonomikisht, ishte e sigurt se edhe një shtet demokrat do të lulëzonte gjithashtu. Kjo nuk është më e vërtetë.

Në këtë ndarje ekonomike, po ndikon edhe përbërja industriale. Ne kemi analizuar të dhënat për punën dhe pagat në të gjithë qarqet. Në shtetet që votuan për demokratët në vitin 2024, është vënë re rritja e aktiviteteve ekonomike që lidhen me të dhënat dhe njohuritë, si krijimi i softuerëve.

Modelet e punësimit në ekonomitë demokratike dhe republikane kanë ndryshuar me 20%.

Thellimi i hendekut

Sidoqoftë, sot ka më shumë konservatorë të pasur si Buddy Garrity. Në vitin 2024, 47% e amerikanëve që raportonin të ardhura vjetore mbi 1 milion dollarë, jetonin në shtete që votonin për Trump, nga 43% në vitin 2014.

Të ardhurat e njerëzve më të varfër po rriten gjithashtu. Rritja e popullsisë ka qenë e fortë. Ekonomia “MAGA” ka shumë biznese të mëdha. Qyteti Yuba City është shtëpia e kompanisë WinCo, një linjë supermarketesh, dhe Boot Barn, që shet çizme për kauboj.

Teleshikuesit e kanalit konservator Fox News në përgjithësi janë të varfër, por gjatë vitit të kaluar, çmimet e aksioneve të kompanisë janë rritur.

Olive Garden, zinxhir restorantesh italiane, është një shembull tjetër biznesi popullor në qytetin republikan Yuba City.

Sipas një sondazhi nga YouGov në 2023-24, Olive Garden është zinxhiri i dytë i restoranteve më i pëlqyer nga republikanët, pas zinxhirit Cracker Barrel, i specializuar në kuzhinën jugore dhe ku klientët mund të ulen në karriget e lëkundshme prej druri.

Olive Garden është popullor, edhe pse makaronat e tij mund të mos jenë tamam italiane. Çmimi i aksioneve të kompanisë Darden, që drejton zinxhirin, është trefishuar pothuajse në pesë vitet e fundit.

Këto prirje po vihen re në të gjithë Amerikën. The Economist studioi 30 kompani të listuara në bursë që pëlqehen nga republikanët ose demokratët, mbështetur në sondazhe.

Studimi nuk mund të jetë plotësisht i saktë sepse nuk ka asnjë sondazh që i mbulon të gjitha kompanitë.

Sidoqoftë, u vu re se republikanët pëlqejnë firma si John Deere, Fox dhe Harley-Davidson, ndërsa demokratët pëlqejnë firma si Etsy, Lululemon, Lyft dhe të tjera.

Trazirat e fundit të tregut goditën rëndë kompanitë republikane. Por në dekadën e fundit, kthimet e aksionerëve të tyre kanë qenë më të larta se kthimet e fitimeve të aksionerëve të kompanive të majta (shih grafikun 3).

Pse po ecin kaq mirë firmat “MAGA”?

Ndoshta sepse nuk përfshihen në çështjet morale. Point Bridge America First, një fond i tregtuar në bursë që mbështet lëvizjen MAGA, përfshin vetëm ato firma që mbështesin republikanët.

Fondi kryesor demokrat me kapital të madh, investon në kompani që bëjnë dhurime të mëdha për demokratët. Që nga fundi i vitit 2020, çmimi i firmave “MAGA” ka tejkaluar lehtësisht atë të firmave të majta.

Banka Goldman Sachs ka ndërtuar një indeks të aksioneve ku përfshihen firmat “të cilat mund të përfitojnë nga politikat kryesore republikane”. Gjatë dekadës së fundit, çmimet e aksioneve të tyre kanë pasur ecuri të mirë.

Sidoqoftë, e ardhmja për ekonominë MAGA, është e pasigurt. Tarifat e Trump do të rrisin koston e importeve, duke dëmtuar prodhimin.

Kompania pro-republikane Harley-Davidson është një shënjestër e lehtë për politikanët e huaj që kërkojnë të hakmerren.

Megjithatë, shtetet republikane, përfshirë Floridën dhe Teksasin, janë ende duke joshur emigrantët. Dhe ndërkohë që besimi i konsumatorëve vendas mbetet i fortë, shpenzimet në tokën MAGA do të vazhdojnë të jenë të larta./MONITOR

tregu amerikan

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara