LIVE UPDATES
Bota

Tre amerikanë në mesin e të liruarve nga burgjet ruse në një këmbim historik të burgosurish

Këmbimi u mundësua përmes një marrëveshjeje mes një numri shtetesh të tjera dhe pas vitesh negociatash të fshehta, të zhvilluara prapa skenave megjithë marrëdhëniet e acaruara mes SHBA-së dhe Rusisë, për shkak të agresionit në Ukrainë.

2 Gusht 2024, 07:32 Nga r.ll
Tre amerikanë në mesin e të liruarve nga burgjet ruse në
të burgosurit e shkembyer

SHBA- Tre shtetas amerikanë dhe një person me leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara, janë në mesin e 16 të burgosurve politikë që u liruan nga burgjet ruse në një këmbim të madh të burgosurish që ndodhi të enjten ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Në mesin e të burgosurve të liruar janë gazetari i Wall Street Journal Evan Gershkovic, ish marinsi amerikan Paul Whelan, gazetarja e Radio Evropa e Lirë Alsu Kurmasheva dhe disidenti rus Vladimir Kara-Murza.

Ky këmbim po cilësohet si historik pasi është më i madhi i këtij lloji mes Uashingtonit dhe Moskës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Këmbimi u mundësua përmes një marrëveshjeje mes një numri shtetesh të tjera dhe pas vitesh negociatash të fshehta, të zhvilluara prapa skenave megjithë marrëdhëniet e acaruara mes SHBA-së dhe Rusisë, për shkak të agresionit në Ukrainë.

Është hera e parë që një marrëveshje e tillë për këmbim të burgosurish përfshin edhe lëshime të mëdha nga shtetet e tjera, respektivisht nga shtatë shtete që ranë dakord të lirojnë 24 të burgosur.

Presidenti amerikan Joe Biden, i shoqëruar nga familjet e të burgosurve amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, falenderoi aleatët që qëndruan pranë Shteteve të Bashkuara, siç tha ai, “gjatë negociatave të vështira dhe të ndërlikuara për të arritur këtë rezultat.” Zoti Biden veçoi Gjermaninë, Poloninë, Slloveninë, Norvegjinë dhe Turqinë.

“Ky është një shembull i fuqishëm se pse është jetike të kemi miq në këtë botë, të cilëve mund t’u besosh dhe tek të cilët mund të mbështetesh. Aleancat tona i bëjnë amerikanët më të sigurtë”, shtoi ai.

Ai tha se brenda disa orësh shtetasit amerikanë do të kthehen në Shtetet e Bashkuara.

Këmbimi i të burgosurve u bë në Turqi. Presidenti Biden dhe familjarët e të burgosurve amerikanëve biseduan me telefon me ta nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Krahas këtyre u liruan nga Rusia edhe12 të burgosur të tjerë, 5 gjermanë dhe 7 rusë. Ata u këmbyen me tetë individë që ishin duke vuajtur dënime me burg në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Poloni, Norvegji dhe Slloveni, që u kthyen në Rusi.

Presidenti Biden tha se marrëveshja që siguroi lirimin e tyre “ishte rezultat i diplomacisë” dhe tha se në mesin e të liruarve “ka gra dhe burra që janë mbajtur padrejtësisht me vite.”

“Të gjithë kanë kaluar nëpër vuajtje të paimagjinueshme dhe pasiguri. Sot agonisë së tyre i erdhi fundi,” deklaroi Presidenti Biden.

Ai më tej tha se do të vazhdojë angazhimin “derisa çdo amerikan që është i arrestuar padrejtësisht, apo që mbahet peng në botë të ribashkohet me familjen e vet.”

Presidenti Biden tha se administrata e tij deri më tani ka siguruar kthimin e mbi 70 amerikanëve të tillë.

“Sot, po festojmë kthimin e Paulit, Evanit, Alsus dhe Vladimirit dhe po marrim pjesë në gëzimin e familjeve të tyre,” deklaroi ai. “I kujtojmë të gjithë ata që po mbahen padrejtësisht… dhe ua konfirmojmë familjeve të tyre zotimin tonë: Ju shohim. Jemi me ju dhe nuk do të ndalemi së punuari që t’i kthejmë të dashurit tuaj në shtëpi, aty ku e kanë vendin”.

Reagime për lirimin e gazetarëve Evan Gershkovich dhe Alsu Kurmasheva

Gazetari i Wall Street Journal Evan Gershkovich dhe gazetarja e Evropës së Lirë Alsu Kurmasheva u burgosën të dy në 2023 dhe u dënuan në gjyqe të veçanta në 19 korrik, të cilat u dënuan gjerësisht si procese të manipuluara.

Paul Becket, zëvendës redaktor në “Wall Street Journal” i cili drejtoi fushatën e gazetës për të siguruar lirimin e zotit Gershkovich i tha Zërit të Amerikës të enjten se lajmi i lirimit kishte nxitur tek ai një larmi emocionesh.

“Gëzim, mirënjohje, lot, të qeshura, të gjitha bashkë”, tha ai. “Jemi shumë të lumtur për Evanin”.

Pasi punoi për çështjen e zotit Gershkovich për 16 muaj, zoti Becket tha se mezi priste ta takonte gazetarin, për herë të parë. “Do i them, gëzohem që të njoh”, tha ai.

Zoti Gershkovich u burgos në mars 2023 nën akuzat për spiunazh që u cilësuan gjerësisht si të pabaza dhe të motivuara politikisht.

"Ndihemi të lehtësuar dhe të gëzuar për Evanin dhe familjen e tij, si dhe për persona e tjerë që u liruan," thanë në një deklaratë Almar Latour, botues i Wall Street Journal dhe kryeredaktorja e gazetës, Emma Tucker. “Fatkeqësisht, shumë gazetarë mbeten të burgosur padrejtësisht në Rusi dhe në mbarë botën”.

Alsu Kurmasheva është redaktore në Shërbimin Tatar të radios simotër të Zërit të Amerikës, Radios Evropa e Lirë. Ajo ka kombësi amerikano-ruse dhe udhëtoi në Rusi në maj të 2023 për t’u kujdesur për nënën e sëmurë.

Kur ajo u përpoq të largohej në janar 2023, autoritet i konfiskuan pasaportat. Ajo priste që t'i ktheheshin pasaportat kur u arrestua rreth katër muaj më vonë.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk kishte deklaruar se ajo po mbahej në mënyrë të paligjshme. Një zyrtar i lartë i administratës i tha Zërit të Amerikës se megjithatë zonja Kurmansheva u bë pjesë e negociatave pak kohë pas arrestimit dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gezuara që e kthyen atë në shtëpi.

Përmes një deklarate Radio Evropa e Lirë mirëpriti lirimin e zonjës Kurmasheva.

“Alsuja u vu nën objektiv sepse ishte gazetare amerikane, e cila thjesht po përpiqej të kujdesej për një familjar të sajin brenda Rusisë. Ajo nuk bëri asgjë të gabuar dhe nuk meritonte trajtimin e padrejtë dhe ndarjen me forcë nga familja e dashur dhe kolegët”, tha në deklaratë Stephen Capus, presidenti i Radios Evropa e Lirë.

“Lirimi i Alsusë na bën edhe më të vendosur për të siguruar lirinë e tre gazetarëve të tjerë të Radios Evropa e Lirë”, shtoi zoti Capus. Dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë janë aktualisht të burgosur në Bjellorusi dhe një në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale (USAGM) që mbikqyr Evropën e Lirë dhe Zërin e Amerikës mirëpriti lirimin e zonjës Kurmasheva.

“Është një lajm i jashtëzakonshëm dhe shpreh mirënjohje të thellë për cilindo që mbështeti dhe bëri thirrje për lirimin e Alusë. Gazetaria nuk është krim. Jam shumë e lumtur që më në fund Alsuja do të mund të kthehet në shtëpi tek njerëzit e dashur dhe të mbyllë këtë kapitull të dhimbshëm”, tha Shefja Ekzekutive e USAGM-së, Amanda Bennett.

Bashkëshorti i gazetares, Pavel Butorin, tha se që nga arrestimi i saj, shqetësimi i tij kryesor kishn qenë vajzat e tyre.

Megjithëse lajmi për këmbimin e të burgosurve u prit me bujë, ai do të nxisë edhe shqetësime. Ndërkohë që Rusia po liron gazetarët, disidentët dhe të tjerë të dënuar përmes sistemit të saj të politizuar të drejtësisë, individët që lirohen në këmbim të tyre konsiderohen nga Perëndimi si të dënuar me të drejtë.

Pala ruse mori në këmbim Vadim Krasikovin, i dënuar në Gjermani në vitin 2021 për vrasjen e një ish kryengritësi çeçen në një park në Berlin, në mes të ditës dhe vetëm disa minuta larg parlamentit gjerman dhe zyres së kancelares gjermane të atëhershme Angela Merkel, me gjasë me urdhërat e shërbimit rus të zbulimit.

Qeveria gjermane tha të enjten se lirimi i atentatorit Krasikov nuk ishte vendim i lehtë.

“Detyrimi ynë të mbrojmë shtetasit gjermanë dhe solidarizimi me SHBA-të ishi motive të rëndësishme,” deklaroi qeveria gjermane.

Në mesin e të liruarve rusë ishin edhe dy agjentë të dyshuar që u arrestuan në Slloveni si dhe tre të tjerë të dënuar nga autoritetet amerikane për aktivitete të jashtëligjshme.

Presidenti Biden e ka bërë përparësi të gjashtë muajve të fundit të mandatit të tij lirimin e shtetasëve amerikanë që mbahen padrejtësisht.

Këmbimit të së enjtes i parapriu spekulimeve të javëve të fundit, përfshirë rreth gjykimit dhe dënimit me procedurë të shpejtuar ndaj dy gazetarëve amerikanë. Po ashtu gjatë ditëve të fundit, disa figura të tjera të arrestuara në Rusi për shkak të kundërshtimit të tyre publik ndaj luftës në Ukrainë apo për shkak të bashkëpunimit me disidentin rus tashmë të vdekur Alexey Navalny u transferuan në vendndodhje të panjohura./VOA

shkembimi i te burgosurve rusi-shba

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje