Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kriza bëri, që indeksi standard i Koresë së Jugut KOSPI (.KS11), të pësojë rënie me 1.4%, duke i çuar humbjet mbi 7% dhe duke e bërë atë tregun e aksioneve me performancë më të keqe në Azi këtë vit.
EUROPA- Aksionet në të gjithë botën pësuan luhatje, pasi tregjet reaguan mbi trazirat politike në Korenë e Jugut. Të martën në mbrëmje presidenti Yoon Suk Yeol vendosi ligjin ushtarak, por e shfuqizoi disa orë më vonë. Ndërsa në Francë, vota e mosbesimit me të cilën pritet të përballet kryeministri Michel Barnier vuri ecurinë e euros në qendër të vëmendjes. Në Korenë e Jugut, ekonominë e katërt më të madhe të Azisë, ligjvënësit i kërkuan presidentit të japë dorëheqjen ose të përballet me pasojat e gjykimit.
Kriza bëri, që indeksi standard i Koresë së Jugut KOSPI (.KS11), të pësojë rënie me 1.4%, duke i çuar humbjet mbi 7% dhe duke e bërë atë tregun e aksioneve me performancë më të keqe në Azi këtë vit. Nga ana tjetër, indeksi më i gjerë i aksioneve të MSCI-së të Azi-Paqësorit jashtë Japonisë (.MIAPJ0000PUS), i cili përfshin Samsung Electronics si një nga përbërësit kryesorë të tij, ishte kryesisht i pandryshueshëm.
Shumica e tregjeve aziatike, përveç Koresë së Jugut, u rritën. Monedha e Koresë së Jugut, won, e nxitur nga ndërhyrjet e dyshuara të bankës qendrore, ishte e qëndrueshme, por mbeti pranë nivelit të ulët dy-vjeçar kundrejt dollarit.
Ministria e financave e Koresë së Jugut tha se ishte e gatshme të shpërndante likuiditet të pakufizuar në tregjet financiare. Regullatori financiar ishte i gatshëm të derdhte 10 trilionë won (7.1 miliardë dollarë) në një fond stabilizimi për tregun e aksioneve.
“Ligji ushtarak në vetvete është shfuqizuar, por ky incident krijon më shumë pasiguri në peizazhin politik dhe ekonominë,” tha ekonomisti i ING, Min Joo Kang.
Ndërkohë, në Europë, aksionet (.STOXX) u rritën me 0.2% dhe euro u tregtua pranë nivelit më të ulët të dy viteve, përpara votimit të mosbesimit në Francë, ku CAC 40 u rrit me 0.4%. Ligjvënësit francezë do të votojnë për mocionet, për të rrëzuar koalicionin e brishtë të kryeministrit, duke thelluar krizën politike në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës.
Euro, e tregtuar së fundmi me 1,0501 dollarë, është ulur me 4% që nga fillimi i nëntorit, kur investitorët tashmë po përgatiten për çdo politikë të pritshme tarifore nga administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Obligacionet e qeverisë franceze ishin të qëndrueshme. Kontratat e së ardhmes në Wall Street treguan fitime, me S&P 500 që u rrit 0.2% duke arritur një rekord të lartë.
Trajektorja e politikave të SHBA-së
Larg trazirave politike, investitorët shpresojnë për më shumë të dhëna për të vlerësuar rrugën e politikës, që Rezerva Federale ka të ngjarë të marrë vitin e ardhshëm, me një raport të shumëpritur të punësimit për muajin nëntor pas disa ditësh.
Numri i vendeve të reja të punës në SHBA u rrit në mënyrë të qendrueshme në tetor, ndërsa pushimet nga puna ranë në nivelin më të ulët në 1 vit, duke sugjeruar se tregu i punës po ngadalësohet edhe pse një tjetër sondazh tregoi se punëdhënësit hezitonin të punësonin më shumë punëtorë.
Tregjet tani po parashikojnë një mundësi 72% për një ulje prej 25 pikë bazë këtë muaj, me 80 pikë bazë ulje deri në fund të vitit të ardhshëm. Në qendër të vëmendjes tani është kryetari i Fed-it, Jerome Powell, i cili do të japë të mërkurën ato, që pritet të jenë vërejtjet e tij të fundit publike përpara takimit.
Indeksi i dollarit, i cili mat monedhën amerikane ndaj gjashtë rivalëve, u rrit me 0.2% në 106.5. Dollari australian ra në nivelet më të ulëta të katër muajve, pasi të dhënat çuditërisht të buta ekonomike i shtynë tregjet të afrojnë kohën e mundshme të uljes së normave.
Çmimet e naftës u rritën ndërsa pjesëmarrësit e tregut peshuan tensionet gjeopolitike dhe perspektivën e OPEC+ për të zgjatur kufizimet e ofertës kundrejt kërkesës më të dobët. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën 0.2% në 73.82 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor u rritën me 0.2% në 70.07 dollarë./ Monitor
Mathilde Panot FRANCË- Partia e së majtës radikale (LFI) bëri thirrje sonte për dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macro...
Michel Barnier FRANCË- Ligjvënësit e opozitës rrëzuan të mërkurën qeverinë e Francës, duke thelluar kriz&...
Foto ilustruese SHBA- Këshilltarët e Presidentit të zgjedhur Donald Trump publikisht dhe privatisht po bëjnë të ditur propozi...
Emmanuel Macron FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se do të flasë para popullit të tij nes...
luftimet GAZA- Një sulm ajror izraelit në një kamp ku strehohen personat e zhvendosur në jug të Gazës la të vrarë t...
pamje nga vendngjarja NEW YORK- Autoritetet policore të Nju Jorkut kanë publikuar imazhe të atentatorit që vrau CEO-n e United Healthc...
Le Pen-Macron FRANCË- Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka thënë se presioni ndaj presidentit ...
Macron FRANCË- Deputetët votuan me shumicë dërrmuese në mbështetje të mocionit kundër Barnier, me 331 vota, ve...
Kryeministri francez, Michel Barnier FRANCA- Ligjvënësit francezë kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë së kryeminist...
Kuba KUBA- Rrjeti energjetik i Kubës ka pësuar kolaps, duke lënë miliona pa energji elektrike, i fundit në një seri d...