LIVE UPDATES
Bota

Tragjedia më e madhe në 60 vite! Zjarri vdekjeprurës në Hong Kong, thellohet bilanci tragjik: Shkon në 55 numri i viktimave, ende qindra të zhdukur

Deri më tani, të paktën 55 persona janë raportuar të vdekur dhe 268 të tjerë janë ende të zhdukur. Pesëdhjetë e një persona humbën jetën në vendngjarje dhe katër në spital. Një zjarrfikës gjithashtu ka vdekur.

27 Nëntor 2025, 09:19 Nga M.L
Tragjedia më e madhe në 60 vite! Zjarri vdekjeprurës në Hong
Pamje nga vendngjarja

HONG KONG- Një zjarr masiv që shpërtheu në një ndërtesë në Hong Kong ka shkaktuar tragjedinë më të madhe të këtij lloji në qytet për më shumë se 60 vite. Deri më tani, të paktën 55 persona janë raportuar të vdekur dhe 268 të tjerë janë ende të zhdukur. Pesëdhjetë e një persona humbën jetën në vendngjarje dhe katër në spital. Një zjarrfikës gjithashtu ka vdekur.

Ky është zjarri më vdekjeprurës që ka ndodhur në Hong Kong që nga incidenti i gushtit 1962, kur një zjarr në lagjen Sham Shui Po, mori po aq jetë.

Zjarrvënia e fundit ndodhi në një ndërtesë shumëkatëshe në një zonë të dendur të Hong Kongut, ku flakët përhapen me shpejtësi për shkak të ruajtjes së një sasie të madhe fishekzjarrësh në ambientet e ndërtesës.

Sipas raportimeve të gazetës South China Morning Post, rreth 22.7 kg fishekzjarrë të magazinuara në katet e sipërme shkaktuan shpërthime të fuqishme, që u përhapën në shumë katet e tjera të ndërtesës, duke përkeqësuar situatën dhe duke bërë që shumë njerëz të mbeten të bllokuar dhe të humbasin jetën.

Ky zjarr është tashmë i barabartë me tragjedinë e vitit 1962, kur një zjarr i shkaktuar nga fishekzjarrët vrau 44 persona dhe la qindra të tjerë pa strehë në lagjen Sham Shui Po.

Disa vite më vonë, në nëntor të vitit 1996, një zjarr në ndërtesën Garley në Kowloon vrau 41 persona dhe plagosi 81 të tjerë, duke përhapur frikë dhe kaos në qytet.

Në vitin 1948, një tjetër zjarr tragjik shkaktoi 176 viktima, pas shpërthimit të një depoje pesëkatëshe që përmbante material të rrezikshëm.

Autoritetet lokale janë angazhuar për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të identifikuar të zhdukurit, ndërkohë që shërbimet e zjarrfikësve dhe ato mjekësore janë duke punuar në kushte shumë të vështira për të kontrolluar zjarrin dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme./ Dosja.al

merr flake kompleksi i banimit ne hong kong

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më