Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Helikopteri po fluturonte për në Guptkashi, një vend i shquar pelegrinazhi hindu në Himalaje, nga qyteti tempullor Kedarnath, kur u rrëzua. Aksidenti ndodhi pak minuta pasi helikopteri u ngrit.
INDI- Një helikopter që transportonte pelegrinë hindu u rrëzua të dielën në orët e para të mëngjesit në shtetin verior indian të Uttarakhand, duke vrarë shtatë persona në bord. Helikopteri po fluturonte për në Guptkashi, një vend i shquar pelegrinazhi hindu në Himalaje, nga qyteti tempullor Kedarnath, kur u rrëzua. Aksidenti ndodhi pak minuta pasi helikopteri u ngrit.
Nandan Singh Rajwar, një zyrtar lokal i menaxhimit të fatkeqësive, tha se autoritetet kanë nisur një operacion shpëtimi dhe kërkimi dhe pritet të rishikojnë protokollet operative për fluturimet në rajon. Helikopteri, i operuar nga Aryan Aviation, një kompani private shërbimi helikopterësh, u rrëzua në një zonë pyjore disa kilometra larg rrugës së pelegrinazhit Kedarnath rreth orës 5:30 të mëngjesit sipas orës lokale.
Zyrtarët thanë se rrëzimi besohet të jetë shkaktuar nga kushtet e këqija të motit. Kedarnath është shtëpia e njërit prej katër faltoreve më të shenjta të tempujve hindu dhe pret dhjetëra mijëra pelegrinë çdo vit gjatë sezonit të verës, shumë prej të cilëve përdorin shërbime helikopteri për shkak të terrenit të vështirë malor.
Zyrtarët thanë se të vdekurit përfshinin pilotin dhe pelegrinët nga shteti fqinj i Uttar Pradesh dhe shtetet perëndimore të Maharashtra dhe Gujarat. Trupat u dogjën rëndë në një zjarr që pasoi rrëzimin, thanë ata. Aksidentet me helikopterë nuk janë të rralla në rajonin e rrezikshëm të Kedarnath, ku ndryshimet e papritura të motit dhe kushtet e fluturimit në lartësi të madhe mund të paraqesin rreziqe.
Ngjarja tragjike ndodhi vetëm tre ditë pas rrëzimit të një avioni të Air India-s në afërsi të aeroportit të Ahmedabadit në Indi veriperëndimore, ku humbën jetën të paktën 270 persona. Avioni i Air India u përplas me një nga godinat e konvikteve të studentëve të mjeksisë. Nga të gjithë personat që ishin në bord vetëm vetëm një i mbijetoi tragjedisë.
Më 7 qershor, një helikopter që operonte në Luginën Kedarnath bëri një ulje emergjente në një autostradë për shkak të një defekti teknik menjëherë pas ngritjes. Piloti u plagos, por të pesë pasagjerët në bord mbetën të padëmtuar. Ndërsa më 8 maj, një helikopter u rrëzua në distriktin Uttarkashi, duke vrarë gjashtë persona, përfshirë pilotin dhe vetëm nji person mbijetoi.
foto ilustruese IRAN- Sulmet ajrore izraelite shënjestruan selinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit në kryeqytetin e Iranit...
foto ilustruese TEL AVIV- Izraeli kreu bombardime në të gjithë Iranin për të tretën ditë radhazi të dielën dhe...
foto nga sulmet SHBA- Një raund i gjashtë bisedimesh midis SHBA-së dhe Iranit mbi një marrëveshje të mundshme mbi programin b...
pamje nga restoranti ne liban LIBAN- Disa pamje të filmuara në një restorant luksoz në Liban, teksa Irani sulmonte me raketa Izraelin, ...
donald trump dhe mark carney KANADA- Samiti i G7-ës këtë javë në Kanada do të dominohet nga lufta, por jo një nga ato q&...
BERLIN- Gjermania, Franca dhe Britania janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të menjëhershme me Iranin mbi programin e tij b&eu...
foto ilustruese IZRAEL- Dhjetë persona janë vrarë nga sulmet me raketa të Iranit gjatë natës ndaj Izraelit. Po...
viktimat SHBA- Qindra oficerë policie po zhvillojnë kërkime në një periferi të Minneapolis për autorin e dyshu...
SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump e bëri të qartë se Uashingtoni nuk ka asnjë përfshirje në sulmin ndaj Ira...
roberto beningni ITALI- Aktori dhe regjisori i njohur italian dhe fitues i çmimit Oscar, Roberto Benigni ka bërë një apel të fuq...