LIVE UPDATES
Bota

Tjetër padi për Trump, Ish-Presidenti: Jam akuzuar për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në platformën Truth Social të enjten se administrata e presidentit Biden ka informuar avokatët e tij se ai është paditur.

9 Qershor 2023, 07:42 Nga I.A
Tjetër padi për Trump, Ish-Presidenti: Jam akuzuar për
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump thotë se është paditur me akuza për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Florida, duke nxitur një ndjekje penale federale që është ndoshta më e rrezikshmja nga kërcënimet e shumta ligjore kundër tij ndërsa zoti Trump kërkon të rimarrë Shtëpinë e Bardhë. Departamenti i Drejtësisë nuk kishte asnjë koment apo konfirmim të menjëhershëm.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në platformën Truth Social të enjten se administrata e presidentit Biden ka informuar avokatët e tij se ai është paditur. Një person në dijeni për situatën, i cili nuk ishte i autorizuar për ta diskutuar atë publikisht, tha se avokatët e Trumpit u kontaktuan nga prokurorët pak para se ai të njoftonte në platformën e tij "Truth Social" se ai ishte paditur. Zoti Trump tha se do të dalë në gjykatë të martën pasdite në qytetin e Majamit.

Shtatë akuzat kundër ish-presidentit përfshijnë komplot për të penguar drejtësinë, mbajtje të qëllimshme të dokumenteve dhe deklarata të rreme, sipas dy burimeve në njohuri me aktakuzën. Brenda 20 minutave nga njoftimi i tij, Donald Trumpi kishte filluar grumbullimin e fondeve për fushatën e tij presidenciale të vitit 2024.

Rasti shton thellimin e rrezikut ligjor për Trump-in, i cili tashmë është paditur në Nju Jork dhe përballet me hetime shtesë në Uashington dhe Atlanta që gjithashtu mund të çojnë në akuza penale.

Aktakuza lind nga një hetim njëmujor nga prokurori i posaçëm Jack Smith për të përcaktuar nëse Trumpi shkeli ligjin duke mbajtur qindra dokumente të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago, dhe nëse Trumpi ndërmori hapa për të penguar përpjekjet e qeverisë për t'i rimarë ato.

Prokurorët kanë thënë se Trump mori afërsisht 300 dokumente të klasifikuara në Mar-a-Lago pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, duke përfshirë rreth 100 dokumenta që u sekuestruan nga FBI-ja gushtin e kaluar gjatë një kontrolli të shtëpisë që qartësoi peshën e hetimit të Departamentit të Drejtësisë.

Zoti Trump dhe ekipi i tij e kanë parë prej kohësh hetimin e këshilltarit special si shumë më të rrezikshëm se çështja e Nju Jorkut – si politikisht ashtu edhe ligjërisht. Ndihmësit e fushatës ishin përgatitur për pasojat që kur avokatët e Trump-it u njoftuan se ai ishte objektivi i hetimit, duke supozuar se nuk ishte çështja nëse do të ngriheshin akuzat, por kur do të bëhej një gjë e tillë.

Mbetet e paqartë se cilat do të jenë pasojat politike të menjëhershme dhe afatgjata për Trumpin. Aktakuza e tij e parë solli miliona dollarë në kontribute nga mbështetësit e zemëruar dhe nuk e dëmtoi Trumpin në sondazhe. Pa marrë parasysh se çfarë, aktakuza - dhe lufta ligjore që pason - do ta kthejnë Trumpin përsëri në qendër të vëmendjes, duke tërhequr vëmendjen nga kandidatët e tjerë që po përpiqen të ndërtojnë vrull në garën presidenciale të 2024-ës.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit