LIVE UPDATES
Bota

Testimet në Arktik sinjalizojnë se Rusia po zhvillon një armë të re bërthamore

Parashikimet e ekspertëve, që ndjekin me vëmendje zhvillimin e armëve ruse, janë se po bëhet një testim i ri i raketës lundruese me rreze të gjatë veprimi dhe me energji bërthamore, e njohur si Buravestnik, e cila kishte pasur shumë probleme.

29 Gusht 2025, 07:48 Nga r.ll
Testimet në Arktik sinjalizojnë se Rusia po zhvillon një
Foto ilustruese

RUSI- Ishulli rus, Novaja Zemlja, ka pasur disa javë të ngarkuara: njerëz, kamionë të rëndë për lëvizjen e dheut, kontejnerë transporti, ndërtesa të përkohshme banimi, aeroplanë për ngarkesa të rënda, helikopterë dhe anije transporti.

Këto aktivitete shihen në imazhet satelitore, njoftimet për rrezikun nga aeroplanët, gjurmuesit për lëvizjen e anijeve dhe raportimeve për informacione të qasshme të inteligjencës, në një kohë kur ditët e gjata të Arktikut dhe moti i mirë krijojnë kushte të favorshme për projekte ndërtimi në poligonin e testimit Pankovo dhe në bazën ajrore pranë tij.

Parashikimet e ekspertëve, që ndjekin me vëmendje zhvillimin e armëve ruse, janë se po bëhet një testim i ri i raketës lundruese me rreze të gjatë veprimi dhe me energji bërthamore, e njohur si Buravestnik, e cila kishte pasur shumë probleme.

“Vendndodhjet operative për këtë sistem janë thuajse të kompletuara. Ky sistem do të bëhet funksional shumë shpejt”, tha Decker Eveleth, hulumtues në Qendrën për Analiza Detare me seli në Uashington, i cili ka analizuar imazhet satelitore të këtyre vendndodhjeve, imazhe të realizuara në korrik dhe gusht. “Ky mund të ketë qenë kontrolli përfundimtar para testimit dhe vlerësimit operativ”.

“Ata dukshëm kanë përparuar shumë”, shtoi ai.

“Nuk do të befasohesha nëse testimi tashmë ka ndodhur”, tha Pavel Podvig, hulumtues për kontrollin e armëve me seli në Gjenevë dhe ekspert për forcat bërthamore të Rusisë.

Raketa, të cilën NATO-ja e ka quajtur Skyfall, është në zhvillim prej më shumë se një dekade. Ajo është një nga disa sistemet e reja mbi të cilat janë përqendruar projektuesit rusë, teksa Kremlini po ndan para për zhvillimin e armëve si pjesë e një gare armësh – kryesisht kundër Shteteve të Bashkuara.

Në raketat e tjera përfshihet edhe raketa balistike ndërkontinentale Sarmat, raketa që operon me energji bërthamore, por edhe që ka ngarkesë bërthamore Poseidon, si dhe raketa hipersonike e quajtur Avangard.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka promovuar këto armë në ceremoni të mëdha publike në vitet 2018 dhe 2019. Dy nga këto armë të reja, raketat Kinzhal dhe Tsirkon, janë përdorur në Ukrainë. Raketa Sarmat është testuar po ashtu, megjithëse vitin e kaluar u përball me një dështim të madh.

Raketa Burevestnik ka tërhequr veçmas vëmendjen e ekspertëve të kontrollit të armëve dhe të inteligjencës, pjesërisht për shkak të teknologjisë, por edhe dështimeve të saj të mëparshme.

Në thelb, raketa funksionon me një reaktor të vogël bërthamor të vendosur në motor, që teorikisht i mundëson të qëndrojë në ajër për ditë të tëra.

Raketa “do të mbante një kokë bërthamore, do t’i binte rreth e përqark globit duke fluturuar në lartësi të ulët, do t’i shmangej mbrojtjes ajrore dhe do të hidhte kokën bërthamore në një vend që vështirë mund të parashihet”, u tha në një raport të vitit 2019 të publikuar nga organizata Nisma për Kërcënimin Bërthamor, me seli në Uashington.

Raportet e inteligjencës amerikane thonë se raketa është testuar dhjetëra herë, përfshirë më 2017 dhe 2019.

Ndër vendet ku Rusia ka testuar raketën Burevestnik është Deti i Bardhë, në perëndim të qytetit Arkangelsk, pranë portit të Severodvinskut.

Në gusht të vitit 2019, gjatë përpjekjes për të nxjerrë një raketë Burevestnik nga shtrati i detit pranë qytetit Noonoksa, ndodhi një shpërthim që përhap rrezatimin në një zonë të gjerë, përfshirë në Severodvinsk. Shpërthimi gjithashtu la të vrarë të paktën pesë specialistë bërthamorë rusë nga kompania shtetërore bërthamore, Rosatom, e cila besohet se kishte udhëhequr punën për zhvillimin e kësaj rakete.

Zyrtarët amerikanë më vonë erdhën në përfundim se shpërthimi “ishte rezultat i një reaksioni bërthamor që ndodhi gjatë rikuperimit të një rakete ruse me energji bërthamore”.

Dy vjet më parë, një raketë tjetër, që gjithashtu besohet të jetë Burevestnik, u rrëzua diku në Detin e Barentsit, në perëndim të Novaja Zemljas, sipas zyrtarëve amerikanë të inteligjencës.

“Ata e kanë zhvilluar këtë sistem për më shumë se një dekadë. Dhe gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për një kohë të gjatë”, tha Eveleth. “Vdiqën njerëz… dhe ata nuk u dorëzuan. Vazhduan që ta zhvillonin raketën… Vazhduan për 15 vjet. Dhe ata janë me të vërtetë të përkushtuar ndaj kësaj rakete”.

Aktiviteti në Pankovo në fund të korrikut u përmend pjesërisht nga Eveleth dhe Jeffrey Lewis nga Instituti për Studime Ndërkombëtare i Midleburi në Monterej të Kalifornisë. Testimi i Burevestnikit u zhvendos nga Deti i Bardhë pas aksidentit në Nionoksa dhe testimet rinisën më 2021 në Novaja Zemlja, që është zonë më e izoluar.

Në fillim të gushtit, autoritetet ruse gjithashtu lëshuan një NOTAM, sipas gazetës Barents Observer, e cila raportoi e para për këtë njoftim. NOTAM-et janë njoftime të brendshme për avionët – një paralajmërim për pilotët dhe kapitenët e anijeve – në këtë rast, për të shmangur një zonë të gjerë në perëndim të Novaja Zemljas.

Ndërkaq, një numër jashtëzakonisht i madh avionësh luftarakë, avionësh të transportit dhe helikopterësh u shfaqën të parkuar në bazën ajrore Rogaçevo në bregun jugperëndimor të Novaja Zemljas. Në mesin e tyre duket se kishte një avion A-50, një sistem ajror radari dhe paralajmërimi që ekspertët thanë se rrallë shihet kaq larg në veri dhe Il-76 SKIP, avionë të dizajnuar për të mbledhur sinjale elektronike dhe të dhëna telemetrie raketore.

Gjurmuesit e avionëve gjithashtu vunë re një avion të Forcave Ajrore të SHBA-së të llojit WC-135 në hapësirën ajrore në veriperëndim të Gadishullit Kola dhe në perëndim të Novaja Zemljas. I njohur si Constant Phoenix, ky avion është projektuar për të mbledhur mostra të grimcave ajrore për të zbuluar izotope të caktuara radioaktive të lëshuara nga testimet e armëve bërthamore.

Imazhet më të fundit satelitore, tha Eveleth, sugjerojnë se punëtorët rusë tashmë kanë paketuar pajisjet në Novaja Zemlja, duke treguar, sipas tij, se një testim është kryer.

Koha e testimit ishte gjithashtu e favorshme nga pikëpamja e dërgimit të mesazheve nga Rusia, tha Lewis në një podkast të publikuar më 20 gusht, pasi ky testim ndodhi rreth kohës kur Putin u takua me presidentin amerikan, Donald Trump, në një samit në Alaskë.

Një dëshmi tjetër erdhi më 22 gusht, kur Putin udhëtoi në qytetin qendror të Sarovit. Dikur një qytet i mbyllur i njohur si Arzamas-16, Sarov ka qenë për dekada zemra e programeve bërthamore sovjetike dhe ruse: “ekuivalenti i Los Alamos”, tha Podvig, duke iu referuar vendit që është shtëpi e programit të armëve bërthamore të SHBA-së.

Në mesin e zyrtarëve që e pritën Putinin në pistën në Sarov ishte edhe kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, gjenerali Valery Gerasimov, si dhe Sergei Kiriyenko, i cili udhëhoqi Rosatom-in deri në vitin 2016, kur mori një post të lartë në Kremlin.

“Kombinimi i të gjitha këtyre gjërave – aktiviteti i testimit, përgatitjet e dukshme për dislokim dhe kjo vizitë – përsëri, ky do të ishte një rast i mirë për Putin dhe për inxhinierët e Sarovit për të treguar se kjo është ajo që kemi bërë, kemi përmbushur detyrën”, tha Podvig.

“Pse është kaq e rëndësishme për ta?”, tha Eveleth. “Së pari, sofistikimi dhe prestigji i arsenalit bërthamor rus është shumë i rëndësishëm për Putinin dhe qeverinë e tij”.

“Së dyti, ata shqetësohen për mbrojtjen raketore [amerikane], duan të mbrohen kundër një mburoje efektive raketore, dhe ky sistem, teknikisht është në gjendje të shmangë disa nga këto sisteme”, shtoi ai./REL

testimet ne arktik rusi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari