LIVE UPDATES
Bota

E PLOTË/ Aleksandër Vuçiç flet për CNN: Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Kosova asnjë

Vuçiç u shpreh se pala serbe i ka zbatuar të gjitha detyrimet ndërkombëtare nga Marrëveshja e Brukselit, ndërsa Prishtina nuk ka bërë të mundur krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

31 Maj 2023, 20:36 Nga f.i

E PLOTË/ Aleksandër Vuçiç flet për CNN:  Serbia i

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për CNN të transmetuar mbrëmjen e sotme, ka folur në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

Vuçiç u shpreh se pala serbe i ka zbatuar të gjitha detyrimet ndërkombëtare nga Marrëveshja e Brukselit, ndërsa Prishtina nuk ka bërë të mundur krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Presidenti tha se u bën thirrje serbëve për paqe dhe se Serbia është e përkushtuar për stabilizimin e situatës.

“Vetëm këtë vit ka pasur pesë të shtëna kundër civilëve të kombësisë serbe. Serbët duan vetëm siguri dhe siguri për veten dhe familjet e tyre”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia nuk ka shkelur asnjë marrëveshje ndërkombëtare me reagimin e saj ndaj krizës.

“Ne kemi respektuar edhe Marrëveshjen e Paqes të Kumanovës edhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Ne nuk kemi hyrë në Kosovë me asnjë ushtar. Deri më tani kemi pasur bashkëpunim të mirë dhe profesional me trupat e NATO-s në Kosovë dhe jam i bindur se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë”, tha Vuçiç.

“Përkundër gjithë asaj që ndodhi dy ditë më parë, kur një serb u plagos me dy plumba dhe ende nuk e dimë se si do të shkojë. Ne e kemi pranuar që ka pasur ushtarë të lënduar, e kemi thënë menjëherë. Kemi pasur protesta paqësore, në të cilat ka kanë qenë mjekë, mësues. Këta duan vetëm që forcat speciale të Kosovës të tërhiqen nga institucionet që nuk kanë qenë kurrë”,- tha Vuçiç.

“Që nga viti 2013, serbët kanë marrë pjesë katër herë në zgjedhje, që nga ardhja e Kurtit në pushtet, ai i ndaloi zgjedhjet për serbët dhe nuk e formoi ZSO-në, e cila ishte parakusht për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje”, -tha presidenti.

Gjithashtu Vuçiç tha se nuk ka kontroll mbi njerëzit që po demonstrojnë, por tha se është i bindur se këta njerëz gjithmonë do ta respektojnë Serbinë. Presidenti i serbisë theksoi se nuk diskutohet për njohjen e Kosovës, por për normalizimin e marrëdhënieve.

Presidenti tha gjithashtu se ishte shumë i kënaqur me deklaratat e Anthony Blinken dhe Emmanuel Macron.

“Kur flasim për obligimet e Serbisë, ne 100 për qind i respektojmë marrëveshjet me rezolutën 1244. Asnjë nga ushtarët tanë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, ne e respektojmë këtë shumë dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyer me trupat e NATO-s në terren. Dje biseduam me komandantët në terren dhe deri më tani kam shumë biseda me Stoltenberg dhe besoj se do të kemi bashkëpunim të mirë”, tha Vuçiç.

"Mesazhi im për serbët që po protestojnë, e di se ata janë të vendosur të luftojnë për të drejtat e tyre elementare. Ata vetëm duan të mbijetojnë, të drejtën për të ruajtur emrin dhe mbiemrin e tyre dhe për të jetuar atje ku kanë jetuar gjithmonë. Këshilla dhe lutja ime për ta është ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.Duhet të bisedojmë me shqiptarët dhe të arrijmë marrëveshje që do të zbatohen në të ardhmen.I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë hapa seriozë kundër atyre që janë kokëfortë dhe që po e përshkallëzojnë situatën në terren dhe po na prishin paqen dhe stabilitetin e të gjithëve”, tha në fund Vuçiç.

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj