LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në veri, vijojnë protestat në mbështetje të serbëve

Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të komunitetit serb kanë marshuar të hënën nga qendra e Mitrovicës së Veriut deri në Zveçan, si shenjë mbështetje ndaj serbëve të arrestuar javëve të fundit nga autoritetet e Kosovës.

19 Qershor 2023, 19:22 Nga DOSJA
Tensionet në veri, vijojnë protestat në mbështetje të
protesta

KOSOVË- Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të komunitetit serb kanë marshuar të hënën nga qendra e Mitrovicës së Veriut deri në Zveçan, si shenjë mbështetje ndaj serbëve të arrestuar javëve të fundit nga autoritetet e Kosovës. Në mesin e të arrestuarve janë: Dushan Obrenoviq, Radosh Petroviq, Millun Millenkoviq-Llune, Dalibor Spasiq, Urosh Vukasinoviq, Nemanja Vlashkoviq, Millan Bozhoviq dhe Sllagjan Trajkoviq.

Tubimi është organizuar nga një shoqatë që mbledh sportistë në veri. Pjesë e tubimit kanë qenë edhe mjekët dhe stafi mjekësor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicës. Pjesëmarrësit e tubimit janë pritur me duartrokitje nga qytetarët e mbledhur afër ndërtesës komunale në Zveçan, të cilët protestojnë aty prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri shqiptar në ndërtesë.

Protesta të njëjta, dhe për arsye të njëjta, organizohen edhe në Leposaviq dhe Zubin Potok. Protestuesit kërkojnë edhe tërheqjen e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga ajo zonë. Protestuesit i kanë kërkuar komunitetit vendor dhe atij ndërkombëtar që t’i mbrojnë ata, nga siç kanë thënë “terrori” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe që të lirohen serbët “e pafajshëm”.

Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, ka thënë në protestë se, që tri javë po i tregojnë botës se po arrestohen biznesmenë, sportistë, studentë dhe teknikë mjekësorë.

Ai ka thënë se nuk mund të ulen tensionet në veri, derisa të mos lirohen këta serbë dhe të mos largohen njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga ajo pjesë.

Millun Millenkoviq – Llune është arrestuar më 13 qershor në Mitrovicën e Veriut, në një aksion të forcave speciale të Policisë së Kosovës. Avokati i tij, Nebojsha Vllajiç, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ai akuzohet për tri vepra: terrorizëm, ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues dhe rrezikim të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare.

Ai dyshohet t’i ketë kryer këto vepra në dhjetor të vitit 2022, në kuadër të sulmit ndaj objektit të Komisionit Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, si dhe për pjesëmarrje në përleshjet mes protestuesve dhe pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 maj në Zveçan.

Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, janë arrestuar më 29 maj në Zveçan, përgjatë përleshjeve me pjesëtarë të KFOR-it, si pasojë e së cilave është raportuar për të plagosur në të dyja anët. Ata akuzohen për katër vepra, ka thënë avokati i tyre, Dejan Vasiq. Më e rënda është sulm ndaj rendit kushtetues. Të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Tre serbë tjerë është thënë të jenë arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri - të banuara me shumicë serbe - kanë hyrë në ndërtesat komunale. Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave. Presidenti i Serbisë veçse ka refuzuar të takohet me Kurtin, ndërkaq ky i fundit ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimin e Brukselit.

 Marrë nga REL

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara