LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në veri të Kosovës rriten, analiza e The Times: Trupat serbe në gatishmëri të plotë luftarake

Në veri të Kosovës sot po ngriheshin postblloqe dhe barrikada, sipas fotografive të publikuara nga vendasit. Serbia filloi ndërtimin e pranisë së saj ushtarake në zonë që nga e diela kur Milan Mojsilovic, shefi i shtabit të saj të përgjithshëm, u dërgua në kufi.

27 Dhjetor 2022, 15:46 Nga I.A
Tensionet në veri të Kosovës rriten, analiza e The Times: Trupat
Barrikada

KOSOVË- Serbia ka zhvendosur trupat në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake pasi tensionet u rritën përgjatë kufirit me Kosovën dhe paqeruajtësit e NATO-s u vunë nën zjarr nga armët e vogla. Milos Vucevic, ministri i mbrojtjes i Serbisë, tha se, me urdhër të presidentit, ushtria ishte në "nivelin e përdorimit të forcës së armatosur.

Në veri të Kosovës sot po ngriheshin postblloqe dhe barrikada, sipas fotografive të publikuara nga vendasit. Serbia filloi ndërtimin e pranisë së saj ushtarake në zonë që nga e diela kur Milan Mojsilovic, shefi i shtabit të saj të përgjithshëm, u dërgua në kufi. Vuçeviç tha se forcat e tij speciale po rriteshin nga 1,500 në 5,000.

Kanë dalë raportime për të shtëna me armë dhe sulme sporadike ndaj gazetarëve. Ministria e Mbrojtjes e Letonisë konfirmoi se trupat e saj të vendosura në vend si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s ishin qëlluar në ditën e Krishtlindjes.

“Të dielën, më 25 dhjetor, u qëlluan në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa po kryenin një patrullë vendase në Kosovë”, thuhet në një deklaratë, duke shtuar se askush nuk është lënduar dhe se është hapur një hetim.

Qendresa Bellagoshi, reportere e televizionit kosovar dhe Elsad Sinani, shofer, morën trajtim mjekësor pasi makina e tyre u sulmua me gurë në veri të Kosovës nga serbët. Bashkimi Evropian e dënoi incidentin, duke thënë: Ky dhe incidentet e mëparshme që prekin punën e mediave janë të papranueshme.

Këtë muaj Serbia kërkoi kthimin e trupave të saj në pjesët serbe të Kosovës veriore, duke rritur praninë e tyre nga 100 në 1,000 ndërsa pretendonte se misionet paqeruajtëse ekzistuese të BE-së dhe NATO-s kishin dështuar në mbrojtjen e pakicës serbe të Kosovës. Rreth 4,000 trupa të NATO-s janë të stacionuara në rajon. Rritja më e fundit e tensioneve filloi me një grindje mbi targat e makinave. Kosova ndaloi përdorimin e targave serbe, duke kërkuar që në vend të tyre të përdoren targat “Republika e Kosovës”. Zyrtarët lokalë, gjykatësit dhe policia dhanë dorëheqjen në shenjë proteste për këtë, duke bërë që Kosova të caktojë zgjedhjet lokale për 18 dhjetor në disa zona me shumicë serbe, të cilat u desh të shtyheshin për shkak të tensioneve. Zgjedhjet tani do të mbahen në prill.

Serbët filluan të bllokojnë kalimet kufitare këtë muaj, duke barrikaduar rrugët në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policëve që mendohet se janë përfshirë në të shtënat ndaj policëve shqiptarë etnikë. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është shënjestruar me një granatë trullosëse, thuhet në një komunikatë për media.

“Ky sulm, si dhe sulmet ndaj policëve të Kosovës, janë të papranueshme”.

Kosova dikur ishte pjesë e Serbisë. Shqiptarët etnikë përbëjnë 92 për qind të popullsisë së saj prej 1.8 milionë banorësh, ndërsa 6 për qind janë serbë që pretendojnë se janë margjinalizuar pasi vendi shpalli pavarësinë në vitin 2008. NATO fillimisht i dëboi trupat serbe nga Kosova në vitin 1999. Ka pasur periudha sporadike dhune që atëherë, duke përfshirë në vitin 2004 kur 19 persona u vranë dhe qindra u plagosën pas raportimit gabimisht të mbytjes së tre fëmijëve shqiptarë etnikë nga serbët vendas.

Serbia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, ashtu si Rusia, e cila ka penguar procesin e anëtarësimit të Kosovës në OKB. Disa komentues kanë sugjeruar se tensionet e fundit janë të lidhura me pushtimin e dështuar të Rusisë në Ukrainë. Megjithatë, Këshilli i Sigurisë së Kosovës fajësoi Serbinë, duke akuzuar fqinjin e saj se “vepron me të gjitha mjetet në dispozicion kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”. BE dhe NATO kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe NATO ka rritur praninë e trupave të saj paqeruajtëse.

qendresa bellagoshi tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje